Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Karrikuesi i parë diellor punon në Varna

БНР Новини

“Ç’është kjo?”, “Si përdoret?”, “Sa kohë do të qëndrojë këtu?”. Këto janë pyetjet, të cilëve kohën e fundit vazhdimisht u jep përgjigje inxhinieri 29 vjeçar Stefan Stefanov. Çfarë shkakton interesi i njerëzve? Kjo është pajisja e parë, karrikues për telefona dhe tablete, që punon me bateri diellore dhe është i vetmi tani për tani në Bullgari. Ajo u jep mundësi secilit që viziton qendrën e qytetit Varna të ulet, të çlodhet dhe të karrikojë falas pajisjen e vet mobile ose thjeshtë të përdorë Wi-Fi dhe Internet, gjithashtu falas.

“Pajisja është e lartë 5 metra e gjysmë, në pjesën e sipërme ka gjysmësferë dy metrashe prej rrathëve, ku janë vendosur panelet diellore – përshkruan konstruksionin inxhinier Stefanov. – Pak më poshtë korpusi është më i hollë dhe është veshur me çelik që nuk ndryshket. Është vendosur mbi një bazament, të ofruar falas nga Bashkia e Varnës për një periudhë 3 vjeçare, ku janë vendosur stolat për vizitorët.”

Është menduar edhe për komoditetin e njerëzve me çrregullime. Nga ana që është më afër karrikuersit është siguruar vend për karrocat e invalidëve, që edhe këta njerëz të arrijnë maksimalisht shpejtë dhe pa pengesa deri në të. Forma dhe dizajni i pajisjes janë bërë nga një arkitekt i njohur i qytetit Varna, ndërsa detajet janë bërë nga Stefan dhe shokët e tij në mënyrë vullnetare.

Mbi “karrikuesin diellor” ka tabela informative me përshkrimin e projektit dhe emrat e pjesëmarrësve në të, gjithashtu edhe instruksione në tre gjuhë – bullgarisht, rusisht dhe anglisht. Në fakt pajisja është e lehtë për përdorim. Korpusi i saj ka formë gjashtëkëndore. Në secilën prej anëve ka një micro-USB kabllo, nga një USB-port për lidhjen e kabllos së vet jo standarde dhe nga një diodë. Nëse dioda ka dritë jeshile, kjo do të thotë se kablloja dhe porti janë gati për përdorim.  Të gjitha USB-portet janë me vete. Kjo do të thotë, se në kohë të keqe, me reshje shiu ose dëbore, nëse ndonjë prej porteve defektojë, të tjerat do të vazhdojnë të punojnë. Në mbrëmje dhe gjatë natës ndriçim suplementar nuk ka, sepse ideja është që pajisja te punojë kryesisht me energji diellore.

Stefan Stefanovi e quan karrikuesin diellor “eksperiment social”. Pse?

“E quajta kështu që të shohë a është përgatitur shoqëria jonë për një projekt të tillë, a do të ruhet një pajisje e tillë, e vendosur në vend publik dhe e pa ruajtur. Mendoj, se njerëzit do ta vlerësojnë dhe askush nuk do të ushtrojë veprime vandale mbi të. Pas kësaj mund të realizohen shumë projekte të tjera – kompjuterë falas me internet nëpër rrugët etj., por vetëm në qoftë se do të ruhen, në rast  të kundërt nuk ka kuptim.”

Stefan Stefamnovi është nga Sofja, por ka zgjedhur Varnën për projektin e tij të karrikuesit, sepse në atë kohë jeton në këtë qytet, përveç kësaj mendon, se në Varna si një qytet turistik më shumë njerëz, përfshi edhe të huaj, do të mund të shohin, ta përdorin dhe të vlerësojnë një pajisje të tillë. Ai pohon gjithashtu, se edhe në Sofje, ndryshe nga Varna, ka dhjetëra vende të përshtatshme për vendosjen e një karrikuesi diellor.

“Kjo pajisje mund të vendoset në parqet ose në ndonjë vend ku ka hije. Nuk mund të vendoset në qendrën e një sheshi, sepse askush nuk do të qëndrojë nën rrezet e forta të diellit për ta përdorë. Në Sofje ka shumë parqe, ku shkojnë shumë njerëz, pikërisht atje mund të vendosen pajisje të tilla. Panelet janë shumë të fuqishme, për një kohë shumë të shkurtër e karrikojnë baterinë dhe ajo mund të punojë vazhdimisht. Nuk ka problem në qoftë se ka pema përreth.”

Çdo një fillim është i vështirë. Kështu është edhe me realizimin e ideve të mira. Aktualisht inxhinieri i ri kërkon sponsorë për të bërë projekte të tjera jo vetëm në kryeqytetin tonë, por edhe në qytete të tjera. Gjithçka varet nga interesi i njerëzve. Më shumë ai shpreson në projekte evropiane dhe sajte për financim masiv.

Снимка“Këto janë sajte, në të cilat njerëzit shikojnë projekte të ndryshme – qoftë për elektronikë, libra, filma. Në qoftë se u pëlqejnë – japin nga 1,2,3,5 leva, aq që secili do. Këto para nuk janë dhurim, kundrejt tyre ofrohen çmime. Në qoftë se njeriu shkruan libër – ofron kopje prej tij , në qoftë se  bën film – kopje të filmit. Për shkak të karakterit të projektit tim unë nuk mund të ofroj çmime fizike. Por mund të propozojë që emri i njeriut që ka dhënë para, të shënohet në korpusin e karrikuesit, mund të propozojë që në ndonjë çast të ditës emri i tij të ndriçohet nga diodat me ngjyre të veçantë.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD