Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria zuri pozitë pritjeje për refugjatët dhe Shengenin

Foto: EPA/BGNES
Java e  kaluar ishte tepër e vështirë për KE dhe Kryetarin  e tij Zhan Klod Junker për shkak të kërkimit të zgjidhjeve për problemin e rëndë me refugjatët. E vështire ishte java edhe për Bullgarinë, sepse ajo duhej të reagonte ndaj ideve, sipas të cilave ndaj planit fillestar për pritjen e 500 refugjatëve u shtuan akoma 1 600. Përfaqësues të lartë të qeverisë lanë të kuptohet, se Sofja është solidare me masat e përcaktuara nga KE, por nuk i pranon pa rezerva. Zëv/kryeministrja Kuneva këmbënguli, qe kuotat për pritjen e detyrueshme të migrantëve duhet të jenë të detyrueshme për të gjithë, që nuk është kështu në këtë moment. Rumania fqinje, p.sh. refuzoi kategorikisht të pranojë kuotën e re të caktuar asaj prej 6 351 refugjatëve dhe deklaroi, se mund të presë  jo më shumë se 1 785, sipas parimit vullnetar. Zëv/kryeministrja Kuneva parashtroi gjithashtu idenë, se pëlqimi për pritjen e refugjatëve të lidhet në ndonjë mënyrë me aderimin e Bullgarisë në Shengen. Kësaj ideje iu kundërvë Zëv/kryeministrja  Rumjana Bëçvarova, e cila është edhe Ministre e Punëve të Brendshme, e cila deklaroi, se një lidhje e tillë me aderimin në Shengen tani për tani nuk është adekuate. Disa  e vlerësuan mospërputhjen  e qëndrimeve të të dy zëv/kryeministrave si mosmarrëveshje në qeveri, por më tepër bëhet fjalë për dallim në nuancat. Bëçvarova, si Kuneva gjithashtu është për aderim në hapësirën Shengen, por është e mendimit se kjo të bëhet mbi bazën e kritereve të zbatuara teknike për anëtarësim, sepse lidhja eventuale me problemin e migrantëve, i cili po përvijohet të jetë problem afatgjatë, vetëm mund të ndërlikojë dhe të vonojë aderimin tinë. Zëv/kryeministri i tretë në qeveri, i cili është edhe Ministër i Punës – Ivajllo Kallfin, gjithashtu zuri një pozitë dykuptimësh. Ai  u solidarizua me masat e reja të propozuara nga KE për pritjen e detyrueshme, duke theksuar, se Bullgaria mund t’u sigurojë imigrantëve kushte fillestare. Por shtoi, se vendi ynë nuk mund t’i detyrojë refugjatët të qëndrojnë në territorin  e tij pa ndryshimet përkatëse në Marrëveshjet e Dublinit, as nuk mund t’u ndalojë atyre të preferojnë të shkojnë në shtetet më të pasura. Bullgaria  mund t’u sigurojë imigrantëve vetëm kushte të tilla, të cilat u përgjigjen sistemit të saj social dhe nivelit të pagesave në të dhe do të përpiqet të bëjë për secilin që në të vërtetë përfshihet në jetën e saj ekonomike - dha sigurime Zëv/kryeministri. Në fakt qëndrimet e Sofjes nuk ndryshojnë shumë nga ato të shumë shteteve të tjera. Në praktikë  Bullgaria nuk ka me çfarë të pajtohet kategorikisht, pasi ajo si  pjesa dërmuese e shteteve të tjera evropiane, dëshiron një politikë të përbashkët për refugjatët, por një politikë të tillë ende nuk ka.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bisedoi me përfaqësues të komunitetit vietnamez në Bullgari

Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..

botuar më 25-02-26 9.52.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti: Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë

Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..

botuar më 25-02-25 2.22.MD

Ministria e Jashtme: Nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa Ukrainën dhe BE-në

Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..

botuar më 25-02-24 11.15.PD