Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Desisllava Nikollova: Rritja e ekonomisë vështirë do të arrijë nivelet para krizës

Foto: arkiv

Ekonomia e Bullgarisë shënon rritje prej afro 2% nga fillimi i vitit 2015. Kjo i detyrohet kryesisht konsumit të brendshëm, deklaroi për Radio Bullgarinë Desisllava Nikollova, ekonomiste e vjetër në Institutin për Ekonominë e Tregut. Vrulli ekonomik i detyrohet pagimit të shpejtë të mjeteve në kuadrin e projekteve evropiane. Tendenca tjetër pozitive është lidhur me rimëkëmbjen e tregut të punës nga fillimi i vitit.

Në fillim të 2015 kjo tendencë vazhdon, që është një lajm i mirë për ekonominë, të ardhurat dhe konsumin, deklaroi zonja Nikollova dhe shtoi:

“Rimëkëmbja e tregut të punës është njeri prej shkaqeve për rritjen e konsumit, sepse njerëzit kanë më shume resurse financiare. Një faktor tjetër i cili mbështet konsumin është deflacioni, i cili u ndërpre në fillim të vitit 2015, por gjatë muajve të fundit në vend përsëri raportohet për inflacion negativ. Në tërësi mund të thuhet, se ekonomia bullgare zhvillohet relativisht mirë kundrejt ekonomive të tjera evropiane. Do të ishte mirë të shohim ritmet e rritjes ekonomike nga 5%-6% siç ishin në periudhën para krizës, por në këtë moment koniunktura ekonomike dhe kërkimi i brendshëm në rënie pengojnë që Bullgaria të arrijë ritme të tilla të rritjes. Problemet e brendshme gjithashtu janë pengesë për rritjen e madhe. Në periudhën para fillimit të krizës Bullgaria gëzonte një fluks serioz të investimeve, por aktualisht këto investime nuk janë faktor kryesor për ekonominë vendase. Ato ishin zëvendësuar me përvetësimin e mjeteve evropiane dhe në vitin 2013, sidomos në 2014 dhe fillimin e 2015 vihet re një përvetësim i përshpejtuar i parave dhe pagesave për projekte nga periudha e mëparshme programore.”

Sipas Desisllava Nikollovës, njeri prej shqetësimeve në drejtim të mjeteve evropiane është lidhur me këtë, se në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit 2016 do të ketë një ngadalësim në përvetësimin e mjeteve evropiane, sepse jo të gjitha programet operative janë të miratuar në këtë moment dhe pagesat për programet e reja nuk kanë filluar ose ende janë të vogla.

“Është interesante të përmendet, se ka disa dega në ekonominë bullgare, të cilat shënojnë rritje serioze gjatë viteve të fundit. Shumica prej tyre janë në sferën e shërbimeve. Rritje më të madhe shënon industria IT, e cila është faktori më i madh në tregun e punës. Një sektor tjetër që shënon rritje serioze është autosorsingu i biznes shërbimeve të ndryshme, për shkak të shpenzimeve më të ulëta për punë dhe për krah të kualifikuar të punës në Bullgari. Në industri krijohen vende të reja të punës në disa sektorë. Njeri prej tyre është ai i prodhimit të pjesëve automobilistike. Bullgaria kthehet në lider rajonal në këtë sektor dhe pjesë e madhe e investimeve të huaja  orientohen tek kjo nëndegë pas krizës.”

A ekziston rrezik që rritja e vazhdueshme e pagës minimale të punës të ndikojë negativisht mbi tregun e punës?

“Këto rreziqe ekzistojnë. Ne presim një efekt të tillë. Para pak kohe publikuam një studim mbi këtë çështje, prej të cilit u bë e qartë efekti negativ nga rritja e pagës minimale të punës mbi punësimin, sidomos mbi grupin më delikat të punëtorëve me kualifikim të ulët. Unë përmenda disa dega të cilat aktualisht krijojnë vende të punës për njerëz me kualifikim të lartë. Por aktualisht tregu i punës nuk krijon vende për njerëzit me arsim të ulët, ndryshe nga periudha para krizës.”

Sipas zonjës Nikollova, bullgarët me kualifikim të ulët duhet të mbështeten nëpërmjet një politike më të gjerë sociale, jo nëpërmjet rritjes së pagës minimale të punës.

Eksporti bullgar është njeri prej motorëve të ekonomisë. A do të pësoi ai dëme nga zhvillimi më i dobët ekonomik i Kinës?

“Si një ekonomi e hapur Bullgaria varet shumë nga eksporti i saj – mendon Desillava Nikollova. – Në periudhën pas krizës eksporti ishte motori kryesor i rritjes. Aktualisht vihet re një rrezik në rritje për ngadalësimin e eksportit, i cili rrjedh nga niveli më i ulët i ekonomisë kineze. Gjatë disa vjetëve të fundit Kina u kthye në importues të madh të mallrave nga Bullgaria. Vendi ynë eksporton kryesisht lëndë të para për ketë treg. Paralelisht me këtë nuk duhet të nënvlerësohet efekti dytësor nga ngadalësimi i ekonomisë kineze mbi eksportin bullgar në kuadrin e eksportit tonë ndaj ekonomive evropiane. Vendet e tjera të BE gjithashtu eksportojnë sasi serioze mallrash në tregun e Kinës, sidomos Gjermania, e cila është ndër partnerët më të mëdhenj  tregtar të Bullgarisë. Ky efekt do të kishte ndikim, nëse ekonomia kineze shënon ngadalësime serioze.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD