Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

DA Fest: Artistë botërorë, art dhe gjuhë digjitale

БНР Новини
Majtas: “Parazite të dritave” të RaumZeitPiraten-it, poshtë djathtas: instalimi Nyloid i Cod.Act-it

Një festival ndërkombëtar me emrat e koduar “saunt art”, “net art”, “robotika”, “sisteme gjenerative” dhe akoma shumë çudira nga bota digjitale u hap më 15 shtator në Akademinë Kombëtare të Arteve. Da Fest për herë të pestë mbledh në një vend krijuesit të njohur botërorë, që të paraqesë tendencat moderne artistike, studime dhe teknologji në fushën e arteve digjitale.

“Këto janë praktika të afirmuar dhe gjini në art, të cilët e fillojnë zhvillimin e vet akoma gjatë viteve 60 – thotë Venelin Shurellov, i cili është një nga kuratorët e programit. – Por ato hyjnë pak më ngadalë tek ne dhe mbase prandaj na duken avangarde-dhe si një paraqitje artistike dhe si përvojë nga ana e publikut. Praktikat prekin më përgjithësisht përdorimin e pajisjeve teknologjike, të cilat ndihmojnë që piktori të rikrijojë idenë e vet – thjesht një partner në shprehinë e tij dhe mënyrën e tij për të arritur deri tek publiku. Në këtë rast publiku preferon t’i flitet përmes pajisjeve, të lidhura me programimin, me kontrollin e rrymës së informacionit, me interpretimin nga kompjuterët. Kështu prezantimi i këtij ansambli nga rrymat informative, mjediset vizuale dhe të tingëllimit, të gërshetuar me mesazhe të ndryshme, formojnë krijime më komplekse si strukturë të artit.”

Ekspozita, performanca multimediale dhe instalime, xhirime, prezantime dhe workshope – të gjitha këto i premton Da Fest. Për edicionin e sivjetshëm mbërrijnë pjesëmarrës nga Zvicra, Gjermania, ShBA, Singapori, Franca, Kanadaja. Një nga elementet e rëndësishme në të 5 ditët e festivalit do të jetë ai arsimor. Prandaj artistët jo vetëm që do të prezantojnë krijimet e veta, por dhe do t’i “recitojnë” përpara studentëve dhe pjesëmarrësve në atelietë dhe në klasat e mjeshtërisë.

Kurse mbrëmjet do të jenë muzikore – e para prej tyre është e ruajtur për grupin Help me Jones, kurse të tjerat janë dj parti.

“Parazite të dritave” është një nga projektet më interesante të festivalit. Grupi gjerman RaumZeitPiraten do të demonstrojë sesi llojet e ndryshme të llambave dhe ndriçimi në hapësirë mund të transformohen në pajisje xhiruese me ndihmën e pajisjes së përdorur laboratorike, qelqe zmadhuese dhe pasqyra. Pas punës së grupit nga Djuseldorfi qëndron nocioni “post-digjital”, kurse kjo do të thotë, se krijimet e tyre janë një përzierje nga teknologjia e analogut dhe proceset digjitale, sqaron Venelin Shurellov. Ja se çfarë dallon akoma ai nga programi i pasur i Da Festit.

“Një improvizim të tingujve me korrent” është një projekt i Natalia Petkovës, e cila jeton në Kanada. Si një interpretuese në skenë ajo bën përshtypje me kombinimin midis përdorimit të të trupit të vet dhe shtimit ndaj tij të pajisjeve teknologjike. Ajo do të zhvillojë një performanc dhe do të ndajë përvojën e vet nën formën e workshopit. Mes pjesëmarrësve tanë bazë janë dhe dy vëllezër nga Zvicra me emrin artistik Cod.Act, të cilët do të prezantohen me instalimin Nyloid. Në hapje ata do të aktivizojnë këtë objekt në galerinë “Akademia” në kuadrin e rreth gjysmë ore.

Arti digjital dhe tradicional nuk janë antagonist. Përkundrazi, midis tyre “vazhdimisht rrjedhin procese dhe bashkë unitet” sipas fjalëve të kuratorit të festivalit. Ai vet thotë se, është nga brezi, i cili ka shkelur me njërën këmbë në njërën dhe me këmbën tjetër në artin tjetër, “derisa të rinjtë ndryshojnë këtë përqindje dramatike”. Sipas tij marrëdhëniet e përbashkëta midis artit digjital dhe tradicional mund të përgjithësohen me fjalën “këmbim” – të dijeve, teknikave, praktikave, kuptimit.

Nuk mendoj se jemi në një farë fushe beteje, e cila me patjetër kërkon të vizatojë kufijtë dhe të distancohet. Në fund të fundit piktori nuk është skllav i mjeteve të veta shprehëse, ai i përdor si ndërmjetës, e ve në shërbim gjuhën e tyre, me karakteristikat e tyre dhe me veçoritë. Dhe me qenë se teknologjitë janë një pjesë shumë aktive dhe vitale nga ditët tona të përditshme, mbase prandaj artistët i përdorin, që të mund ta bëjnë komunikimin me njerëzit më aktual dhe adekuat.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Spasov

Daniell Spasov për kuptimin e harruar të traditës "Koleduvane"

Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..

botuar më 24-12-26 6.05.PD

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD