Muzeu historik i qytetit Samokov – mes vendeve më atraktive në Bullgari

БНР Новини
Foto: museumsamokov.blogspot.bg

Vetëm në një distancë prej 55 kilometrave nga Sofja gjendet qyteti Samokov, i njohur nga turistët dhe për shkak të afërsisë së vet deri në vendpushimin dimëror Borovec. Shumë gjurmë ka lënë koha nga njerëzit, të cilët kanë populluar këtë qytezë gjatë shekujve. Në një vend këtu mund të shikohen të ruajtura freska të përsosura mbi gur, dru dhe letër. Dhe akoma: ikona ortodokse, të punuara në stilin e mjeshtërve vendas, si dhe mjete përpunimi prej hekuri të prodhuar këtu, të cilët nuk i nënshtrohen korrozionit me kalimin e kohës.

Çdo gjë ruhet dhe mirëmbahet shumë mirë nga një plejadë e tërë veprimtarësh të muzeve, të cilët kanë punuar nën çatinë e muzeut. Ai është një nga më të vjetrit tek ne. Është i krijuar gjatë vitit 1930. Koleksionet e muzeut janë të larmishme. Ai arkeologjik përmban sende më tepër nga koha e trakëve dhe të gërmimeve të vona antike. Ekspozita etnografike prezanton zbukurime, qeramikë dhe drugdhendje, kurse ajo artistike është me ikona, piktura dhe fotografi nga atelietë e para të fotove tek ne. Një interes më të madh mes vizituesve shkaktojnë krijimet e bukura, të krijuara në shkollën e njohur të Samokovit për zografi. Mes përfaqësuesve më të talentuar dhe të njohur dallohen punimet e Zahari Zografit. Janë ruajtur sendet e tij personale, ikona, piktura dhe dokumente.

СнимкаSot muzeu historik i qytetit Samokov mund të lavdërohet me më shumë se 30 mijë eksponat, ku koleksioni vazhdimisht rritet. Një pjesë të rëndësishme në ekspozitë zënë sendet, e lidhura me punishtet e vjetra të farkëtimit. Ato rikujtojnë se qyteti ka lindur për shkak të burimeve dhe të prodhimit të hekurit. Mjeshtrit vendas janë mësuar të bëjnë pajisje, në të cilat me çekanë të mëdhenj, të vënë në lëvizje përmes forcës së ujit, ti japin një fortësi hekurit. I kanë quajtur “samokovi”, që aty ka ardhur dhe emri i qytetit. Për nderin , të cilin banuesit vendas dhe sot ja përkushtojnë pajisjeve të farkëtimit, të cilat i kanë sjellë lavdi qytetit afër dhe larg, tregon drejtori i muzeut Veselin Haxhiangjellov.

Снимка“Më 10 shtator në muze hapet një maket i madh veprues i pajisjes së njohur-samokova. Ai do të jetë me përmasa pothuajse reale të asaj që ka vepruar përpara. Maketi është i vendosur në fillim të qytetit, në qoftë se vihet nga vendpushimi Borovec. Vendi është i zgjedhur, sepse përpara 100 vjetëve aty ka pasur një samokov origjinal. Ai përbën një çekiç të madh, të vënë në lëvizje nga një biçikletë uji. Përmes këtij lloji farkëtimi bëhet spastrimi i hekurit të shkrirë. Me këtë përpunim prodhimet e hekurit fitojnë një fortësi dhe rezistencë dhe janë gati për tu nxjerrë në treg. Këto pajisje shfaqen midis  shekullit të XII-XIV. Dihet se transportuesit e tyre janë minatorë me një prejardhje gjermane, të ardhur nga Evropa Qendrore. Ata kanë qenë profesionalistë dhe me vizatimet e veta e kanë transportuar punimin e samokoveve nëpër tokat tona. Në të njëjtën kohë, hekuri i Samokovos kthehet në një etalon për cilësi. Në tregjet e mëdha të Evropës dhe në qendrat e prodhimit të perandorisë Osmane kanë përdorur masën “një kandar të Samokovos”. I njohur është fakti  se, hekuri i Samokovos nuk ka korrozi, sepse minerali i fituar këtu është i pasur me materiale të rralla dhe gjatë përpunimit hekuri fiton cilësitë e një çeliku të vërtetë. Në oborrin tonë janë ekspozuar çekanë origjinal prej metali të samokovëve, të cilët më shumë se 70 vjet qëndrojnë jashtë dhe nuk kanë zënë ndryshk. Nga ky hekur janë punuar spiranca, elementet e mëdha për urët dhe anijet, të cilat ruhen në vende të ndryshme dhe sot. Ky zanat u ka lejuar banuesve vendas të kenë të ardhura të mira dhe ka dhënë shtytje për një prosperitet ekonomik të qytetit gjatë periudhës së Rilindjes. Këtu lulëzojnë arti, organizohet arsimi. Krijohet shkolla e njohur e arteve të Samokovës, nga e cila janë ruajtur shembuj shumë të bukur. Veprimtaria kishtare po kështu zhvillohet, ndërtohen dhe pikturohen kisha. Prej dokumenteve dimë se, përveç popullsisë bullgare, këtu ka pasur një prani mjaft serioze osmane. Si dhe mëhallë të izraelitëve, shqiptarë të shpërngulur, mëhallë greke. Në këtë vend kanë bashkëjetuar shumë fe dhe secila prej tyre ka pasur dhe shtëpinë e vet për falje. Dhe sot në Samokov ka si pesë kisha, kështu dhe xhami dhe po kështu dhe sinagogë, të cilët tanimë janë monumente të kulturës dhe çdo një njeri mund ti shikojë.”

СнимкаNjë vëmendje iu përkushtohet dhe studimeve arkeologjike në regjionin e Samokovit, vazhdon tregimin e vet Veselin Haxhiangjellov. Ai rikujton se, prej dy vjetëve si një pjesë nga muzeu në Samokov është formuar kalaja e restauruar Cari Mali grad, në fshatin e afërt Belçin. Për një periudhë të shkurtër ajo është e vizituar nga një numër rekord turistësh, mbi 630 mijë.

“Sivjet janë bërë gërmime të suksesshme arkeologjike në kalanë e studiuar prej kohe, Shishmanovo kale, të cilën fare qetë mund ta quajmë një paraardhës të Samokovit të sotëm. Ajo është një qytet i fortifikuar mirë nga periudha e vonë romake, me kishë nga krishterimi i herët, me banesa. Kohët e fundit arkeologët zbuluan nën kalanë gërmime nga shekulli i V përpara epokës së re, kur trakët kanë populluar këtë kodër. Në epokën e vonë romake, kjo kodër fiton përmasat e një qyteti të fortifikuar mirë. Së shpejti do të hapim një ekspozitë të vogël , në të cilën do të tregojmë të ardhurat e reja në fondet e muzeve nga puna e arkeologëve gjatë verës.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Qendra muzeore “Arti trak në Rodopet Lindore” mbushi 10 vjet

Gjatë vitit 2000 arkeologu dr. Georgi Kitov dhe ekipi i tij zbuluan kodërvarrin Roshava Çuka afër fshatit Aleksandrovsko të rrethit të Haskovos, një varrezë trake nga shekulli i V para Krishtit, e cila bën përshtypje me arkitekturën e jashtëzakonshme..

botuar më 19-05-19 12.15.MD

Qyteti antik Herakleja Sintika zbulon sekretet e tij

Herakleja Sintika ishte një vendbanim kozmopolit në të cilin bashkëjetuan fise, etnose dhe popuj të ndryshëm. Ai ndodhet në territorin e bashkisë së qytetit Petriç dhe më saktë në rajonin e fshatit Rupite, në afërsi të vullkanit të shuar Kozhuh...

rinovuar më 18-06-11 12.21.MD

Restaurimi i Tombul Xhamisë, ose një histori e shkurtër për tempullin, kohën dhe njerëzit

Shumeni është një qytet i njohur si një nga qendrat e Rilindjes bullgare, të jetës kulturore dhe shpirtërore, ku ende mund të ndihet shpirti i kësaj kohe. Në qoftë se shëtitni në rrugën e kalldrëmit  “Mbreti i Çlirimit” dhe ecni drejt Tombul..

botuar më 18-03-10 10.15.PD