Një shëtitje nëpër rrethinat e Sofjes me skuter është një nga atraksionet më të reja për turistët të cilët i pëlqejnë takimet me natyrën dhe të mund të çlodhen në mënyrë jo standarde. Dy burra të rinj – shokët Ivajllo Notev dhe Bogdan Dimitrov, të cilët prej viteve janë adhurues të mëdhenj të motoçikletave të vogla, janë të bindur se, nga kjo pikëpamje bota është shumë më dëfryese dhe vendosin të ndajnë ndjenjat e veta me maksimalisht më shumë njerëz. U lind ideja të merren me organizimin e ekskursioneve me skuter. Me qenë se, deri në këtë moment në Bullgari një shërbim i ngjashëm nuk propozohet, njihen me përvojën në vende të tjera evropiane. Në Londër, Paris, Barcelonë organizohen në kushte qyteti. Por në kryeqytet, me trafikun e ngarkuar, ngasja e skuterit del se është një përjetim ekstrem. Prandaj miqtë vendosin të organizojnë ekskursionet e veta nëpër rrethinat e Sofjes, ku ka shumë se çfarë të shikohet.
“Ideja nisi që aty, se rreth Sofjes ka mjaft manastire dhe vende plot histori – tregon Bogdan Dimitrov. – Vetëm në rrethinat e kryeqytetit mund të vizitohen rreth 40 manastire vepruese. Si i krijojmë ekskursionet tona? Bëjmë një itinerar deri në një destinacion, të cilin nuk e kemi vizituar. Në vend studiojmë faktet interesante lidhur me objektet, kurse pas kësaj ua tregojmë njerëzve, të cilët kanë zgjedhur të udhëtojnë me ne. Ka shumë kisha të veçanta, bile për njerëz, të cilët nuk janë besimtar. Vizitojmë manastire, më tepër jo si vende, lidhur me fenë, por si destinacion, një pikë interesante përfundimtare. Kurse nëpër rrugë qetësisht mund të ulemi në një livadhe dhe të bëjmë piknik.”
Mes pikave përfundimtare interesante është dhe manastiri rreth Gorni Bogrovit. Kisha e vogël e atyshme “Shën Gjeorgji Fitimtari” ruan një zbulim të veçantë – një gurë çudibërës, i cili mund të rritet. Sipas thënieve, guri ka qenë i sjellë këtu nga Golgota gjatë shekullit të XIII nga kalorësit kryqtarë. Përveç se e shton volumin e vet, guri është bërë i njohur dhe me faktin se ndihmon gjatë sëmundjeve të ndryshme dhe prandaj njerëzit shkojnë që ta prekin dhe të kërkojnë shërim.
Mbi çfarë parimi të dy vëllezërit zgjedhin itineraret e veta?
“Të ketë një histori interesante rreth manastirit, të cilin do ta vizitojmë. Po kështu, rruga duhet të jetë e mirë, sepse skuterët janë me goma të vogla – nuk mund të arrijmë nëpër rrugët e zeza, largohemi dhe nga magjistralet – sqaron Bogdani. – Mundohemi që objektet të jenë afër Sofjes, të mund të arrihet maksimum për 1 orë në njërin drejtim, bashkë me pushimet, dhe të ketë mundësi për piknik ose vizitë të ndonjë atraksioni tjetër nëpër rrugë.”
Por, le të kthehemi përsëri tek tema, sepse ngasja nëpër rrugët e kryeqytetit është një përjetim ekstrem. E pyes Bogdanin se çfarë është e domosdoshme sipas tij që të mund të ndryshojë situata:
“Thjesht të respektohen rregullat dhe të mos nxitohet shumë. Në Sofje ka semaforë, të cilat ndërrohen midis 1-2 minutave. Nuk mendoj se, ndokush do të vonohet shumë, në qoftë se i tejkalon 10 makina më pak. Është me rëndësi po kështu që secili të japë sinjal drejtimi, kur bën kthesë, ose të mos të ndaloj menjëherë, sepse nuk ka ruajtur distancën. Mbase kjo do të ndryshojë trafikun, bile edhe me këtë numër makinash. Problemi i vetëm është se, secili thotë “Unë jam. Tani është radha ime, unë do të kaloj i pari. Unë jam më i rëndësishmi.” Dhe për motorët është e rrezikshme, çfarëdo qoftë lloji dhe modeli që të jetë, kurse për skuterët edhe më tepër. Kur të shikojnë , se je me një motor më të vogël, ata thonë me vete “O, ai lëviz me ngadalë”dhe të kalojnë. Më në veçanti po të jesh pak më në të djathtë, që të mund të mbrohesh, në fakt është më e rrezikshme për ty, sepse ata vendosin se do të kalojnë jo në korrësin e majtë , por direkt në tënden, pavarësisht se sipas ligjit që të gjithë janë pjesëmarrës të barabartë në rrugë.”
Po e përfundojmë takimin me apel për më shumë tolerancë nëpër rrugët dhe me një urim për sukses në nismën e dy shokëve.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..