Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

(Dez)integrimi i fëmijëve nga shkollat ndihmëse

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Gjatë muajit shkurt pas protestave, ministri i arsimit Todor Tanev e qetësoi opinionin shoqëror se, shkollat për fëmijë me nevoja të posaçme arsimuese nuk do të mbyllen. Por ja që gjatë muajit shtator Parlamenti miratoi ndryshime në Ligjin për arsimin parashkollor dhe shkollor, me të cilat shkollat ndihmëse në kuadrin e vitit do të transformohen në qendra për një përkrahje të posaçme arsimuese.

“Në qoftë se duam të ndalojmë izolimin e grupeve të prekshme në shoqëri, sepse ajo është fakt, ndalimi i këtij izolimi duhet të fillojë në shkollë. Aty është vendi, ku do të mësojmë jo vetëm fëmijët, por dhe prindërit, të moshuarit të jetojmë bashkërisht,”e argumentoi vendimin Galja Zaharieva nga partia GERB. Janaki Stoillov nga Partia Socialiste Bullgare ishte kundër, por mbeti i padëgjuar: “Me këtë politikë, të cilën e zhvilloni nën parullën “Të gjithë të jenë në kushte të njëjta dhe të gjithë fëmijët për ne janë specialë”, në fakt i vini në një pozitë edhe më të rëndë.” Çfarë ndryshime presin shkollat ndihmëse pas nderimit të statutit të tyre, akoma nuk është e qartë. Por është fakt, se fjala “shkollë” për këtë institucion bëhet jo aktuale. Vende si Italia përpara dekadave e provuan modelin për integrim të fëmijëve me nevoja specifike në shkollat e zakonshme, por pasi u bindën se, ai jo gjithmonë punon, dhanë një hap mbrapa. Por ne, duam të shpojmë një rrugicë të vogël në rrugën tanimë të formuar.

Vendosa të vizitoj shkollën e tretë ndihmëse të krijuar përpara 65 vjetëve në Sofje dhe të njihem në vend me domosdoshmërinë nga ky tip shkollash. Tu them të drejtën isha e mahnitur këndshëm nga pastërtia dhe ngrohtësia aty. Në korridor në priti një nga fëmijët, na zgjati dorë dhe buzëqeshi. “Ky është Meçoja”, na e prezantoi drejtoresha Poliksenia Kisimova. Këtu në klasat nga klasa e 1 deri në klasën e 8 janë 84 fëmijë me prapambetje të matur, të rëndë dhe të thellë, me autizëm, me parezë cerebrale, hiperaktivitet dhe deficit të vëmendjes, epilepsi... Në klasat për fëmijë me të meta të shumta mësojnë nga 4 deri më 6 fëmijë, në të tjerat 8-12 (për krahasim normativa deri në klasën e 4 në shkollat e zakonshme në masë është 22 fëmijë, në klasat e tjera – 26). Përveç arsimit specifik, ata marrin dhe një ndihmë logopedie dhe psikologjike, merren me një fizkulturë shëruese. Ata të cilët kanë potencial për integrim, janë të nxjerrë nga institucioni dhe gjenden në shkollat e përgjithshme, pohon zonja Kisimova.

Çfarë u propozojnë shkollat ndihmëse fëmijëve me nevoja specifike arsimuese?

“Që të gjithë kolegët janë pedagogë të posaçëm. Në çdo një orë mësimi ndaj fëmijëve ka një qëndrim të posaçëm dhe një punë individuale në një grup të vogël – tregon zonja Kisimova. – Kjo është me rëndësi, me qenë se ata përvetësojnë informacionin në bazë të mënyrave të ndryshme. Ata nuk janë të izoluar. Gjenden në një oborr të përbashkët me shkollën e zakonshme të përgjithshme, por zakonisht luajnë veç, pa i ndarë ndonjë në mënyrë artificiale. Thjesht lojërat e tyre dhe komunikimi janë të ndryshme, por dhe shoqëria jonë nuk është pjekur që t’i pranojë plotësisht këta fëmijë.”

Jo rrallë rastis që fëmijët me nevoja të posaçme arsimuese të shkojnë në shkollat e zakonshme, por aty durojnë trauma të ndryshme psikologjike. Pas kësaj kthehen në shkollat ndihmëse të shtypur nga ana psikike dhe nevojitet të socializohen nga e para. Sipas Poliksenia Kisimovës ndërrimi i emërtimit të institucionit me “qendër” nuk fut qartësi për ndryshimin e kësaj qendre me të tjerat ekzistuese:

“Në emërtim nuk duket, se do të propozojmë një shërbim arsimues, që për ne si pedagogë është me rëndësi. Prapë së prapi ne propozojmë arsim. Është me rëndësi që këta fëmijë të kenë prani deri tak arsimi, i përshtatur me nevojat e tyre, të marrin informatë me të gjitha shqisat, të sjellë në mënyrë interesante dhe të pranueshme, të mësojnë gjëra, të rëndësishme për përfshirjen e tyre në jetë, dhe jo dije akademike, të cilat nuk do tu shërbejnë për asgjë.”

Përse këta fëmijë kanë nevojë prej një mjedisi të posaçëm të mbrojtur?

“Sepse mjedisi duhet të përshtatet ndaj fëmijëve, dhe jo e kundërta, që për ta është e pamundur. Ata, më në veçanti fëmijët me autizëm, kanë vështirësi në adaptimin e tyre dhe vuajnë gjatë shkeljes së rrethanave dhe mjedisit të njohur prej tyre. Gjatë një zhurme më të madhe, gjatë një qëndrimi në një mjedis të panjohur ata do të jenë në një stres të vazhdueshëm. Ata preferojnë mjedisin e strukturuar fortë me një qetësi. Kolegët në shkollën e përgjithshme nuk kanë përgatitjen e domosdoshme, por dhe në kushtet e klasës së madhe fëmijët me nevoja të posaçme do të ndihen në mënyrë jo komforte. Jo çdo fëmijë i nënshtrohet integrimit. Nuk kemi asgjë kundër përfshirjes, por është mirë që kjo të përfshijë vetëm fëmijët e përshtatshëm për këtë – me një shkallë shumë të vogël të prapambetjes, me disfunksione minimale, kurse ata me diagnoza më të rënda dhe të ndërlikuara të mbeten tek ne. Ne zhvillojmë mjaft veprimtari, me të cilat t’i integrojmë. Le të këmbëngulim tek integrimi social, dhe jo tek ai arsimues.”

Do të saktësojmë se, ndryshimet e parashikuara do të prekin fëmijët nga 48 shkollat ndihmëse në të gjithë vendin, në të cilat mesatarisht mësojnë nga 100 fëmijë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD