Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Varreza në Sveshtari – një monument unik i kulturës trake

БНР Новини
Foto: bulgariatravel.org

Një nga varrezat më të bukura trake në Bullgari ndodhet pranë fshatit Sveshtari, në rajonin e qytetit Isperih. Ajo është pjesë e Rezervatit Historik Arkitekturor Sborjanovo. Varreza është mbretërore. Në të u varros një çift mbretëror nga fisi trak geti. Ky monument trak prej kohe është në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESKO-së. Për vizita u hap në vitin 2000.

Për Radio Bullgarinë ciceronia Elena Dimitrova tregon: “Varreza trake në Kompleksin Arkeologjik “Sborjanovo” përfshin një qendër trake, disa nekropole dhe vende të shenjta, që datojnë nga fillimi i mijëvjeçarit të parë para Krishtit. Lulëzimi i tyre më i madh ishte në periudhën e shekujve III – IV para Krishtit. Varreza daton nga fillimi i shekullit III. Për kohën në të cilën u ndërtua përbën një monument unik të arkitekturës trake të kultit. Varreza është e vetme e këtij lloji për nga gërshetimi i arkitekturës, skulpturës dhe pikturimit. Kjo nuk haset në varrezat e tjera trake.”

Emri i Kompleksit Arkeologjik “Sborjanovo” u dëgjua bashkë me thesarin e artë, zbuluar nga ekipi i profesoreshës Diana Georgova. Për rëndësinë e këtyre gërmimeve Elena Dimitrova rrëfen:

“Thesari përbën një zbulim i madh. Ai u gërmua në Tumulën e madhe në Sveshtari. Në po atë nekropol trakë ndodhet edhe varreza me kariatidet, pra figura skulpturore të grave që shërbejnë për shtyllë ose për zbukurim. Kështu pasurohet përfytyrimi ynë për fisin trak geti dhe për kulturën e tyre. Krahas kësaj të gjitha ato gërmime flasin për jetën në trojet tona dhe për qytetërimet, të cilët i populluan.”

СнимкаTë gjitha zbulimet në Sveshtari ndihmuan për popullarizimin e këtij Rezervati Historik dhe Arkitekturor, i cili nuk e ka shokun. Mirëpo, çfarë e bënë këtë monument të papërsëritshëm, na shpjegon prapë Elena Dimitrova:

Снимка“Varreza bënë përshtypje. Ajo dallohet nga varrezat e tjera në radhë të parë me arkitekturën. Në të ka tri dhoma, kupolat e të cilëve janë me lartësi të ndryshme. Dhe interesante është, se ato nuk janë të renditura në një vijë të drejtë, por janë të rregulluara në mënyrë asimetrike. Varreza është plotësisht e mbuluar nën tumulën. Përbrenda është e zbukuruar me skulptura, gjë që nuk haset në varrezat e tjera trake. Në dhomën, ku janë të varrosur pushtetari dhe bashkëshortja e tij ka dhjetë figura skulpturore të grave. Ato formojnë një relief të lartë. Flokat dhe veshjet aty këtu janë të ngjyrosura dhe dallohen nga njëra tjetra. Është interesante se në dhomën e varrimit ka dhe skena të pikturuara. Ato kanë të bëjnë me lavdërimin, me respektin, me hyjnizimin e pushtetarit trak.”

СнимкаRajoni i kompleksit arkitekturor akoma nuk është i studiuar plotësisht. Ka tumula të pa gërmuara, gjë që provokon interesin e arkeologëve. Megjithëqë në rezervat vijnë shumë turistë bullgarë dhe të huaj, siç thotë Elena Dimitrova duhet të kryhet shumë punë për popullarizimin dhe për reklamimin e varrezës mbretërore në Sveshtari. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Shefkie Çakër dhebulgariatravel.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti Antonij mbi Ortodoksinë si një urë shpirtërore midis kulturave

Gati 40 vjet më parë, Komunitetet e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u ndanë në disa qytete - Budapest, Mynih, Vjenë, Stokholm, Malmö, Oslo dhe Paris. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian, me zgjerimin e..

botuar më 25-02-25 7.30.PD

Blloku i shënimeve të Levskit është një univers - aty zbulohen fytyrat e shumta të Apostullit

Vasill Levski ishte një revolucionar dhe hero kombëtar bullgar që luftoi për çlirimin e Bullgarisë nga Perandoria Osmane. Ai është ideolog, themelues dhe organizator i Organizatës së Brendshme Revolucionare, për të cilën bullgarët mirënjohës e quajnë..

botuar më 25-02-18 7.30.PD

Gjetje antike, zbulime të reja – viti arkeologjik 2024 në Muzeun Historik Kombëtar

Në vitin 2024 Muzeu Historik Kombëtar bëri kërkime mbi 22 objekte arkeologjike. Mbi 1400 artefakte nga parahistoria deri në mesjetë u zbuluan gjatë sezonit, ku më të rëndësishmet u ekspozuan në një ekspozitë speciale "Gjetje antike. Zbulime të reja...

botuar më 25-02-15 8.30.PD