Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filarmonia e Sofjes dhe Teatri Muzikor Kombëtar “Stefan Makedonski” hapin stinën e tyre të ri

БНР Новини
Foto: arkiv

1 tetori është Dita Botërore e Poezisë, Dita Botërore e Vegetarianëve, Dita Ndërkombëtare e Njerëzve të Moshuar, Festa e Siguruesit Bullgar..., por ndoshta shënohet më shumë si Dita Botërore e Muzikës që nga viti 1974 e këtej. Festa u themelua nga Këshilli Ndërkombëtar për Muzikën pranë UNESKO-s dhe koincidon me fillimin e stinës së re muzikore. Flitet se ky art mban në vetvete jo vetëm mesazhe njerëzore, por edhe të tilla kozmike. Për disa njerëz muizika është ajri dhe buka, sipas disa njerëzve të tjerë është dëfrim dhe “zhytje në mosqenie”. Kurse ata, të cilët e kanë shndërruar në mënyrën e tyre të të jetuarit, e ofrojnë me gëzim të madh këtë dhuratë të vlershme para publikut, madje edhe gjatë ditës së festës së tyre profesionale. Muzika, në të gjitha gjininë e saj do të dëgjohet sot edhe te ne, në dhjetëra salla, në qendra të mëdha kulturore. Ja më shumë informacion për dy prej ngjarjeve.

Filarmonia e Sofjes dhe Kori Filarmonik Kombëtar e hapin stinën me një koncert nga cikli “Klasikët në kinema”. Nën udhëheqjen e dirigjentit të orkestrës Martin Panteleev adhuruesit e muzikës mund të dëgjojnë vepra të Çajkovskit, Borodinit, Musorgskit. Në program është përfshirë “Rapsodia” pothuaj e harruar e Veselin Stojanovit.

Publiku do të dëgjojë edhe Koncertin për piano të Edvard Grig. Një fakt interesant nga historia e kësaj vepre është se ky është koncerti i parë për piano, i incizuar në pllakë gramafoni. Kjo ka ndodhur në vitin 1909, teknologjia e atëhershme nuk ka lejuar për t’u incizuar tërë vepra dhe vazhdimësia e saj ka qenë rreth 6 minuta. Sigurisht që publiku në sallën “Bullgaria” do të dëgjojë sonte koncertin ashtu, siç e ka krijuar kompozitori i madh norvegjez. Solistja është pianistja e shkëlqyeshme bullgare Pllamena Mangova.

“Përsëri në operetë”. Ky është titulli i koncertit të artistëve nga Teatri Muzikor Kombëtar “Stefan Makedonski”. Regjisori i spektaklit është këngëtari Aleksandër Mutafçijski, i cili na tregoi:

“Sipas traditës Teatri Muzikor do të ngrejë perden para adhuruesve të tij më 1 tetor. Sivjet vendosëm ta vëmë fillimin me koncertin “Përsëri në operetë”. Do të dëgjohen ariet dhe ansamblet më të bukura të repertorit tonë. Unë u ngarkova me detyrën për të përgatitur programin, si edhe të jem regjisor, një fushë, në të cilën jam duke debutuar. Donim që të ktheheshim prapa në stinën e kaluar, duke e vërë theksin te kjo, që i ka bërë një përshtypje më të madhe publikut. Disa prej interpretimeve do t’i ofrojmë para publikut në një mënyrë më të ndryshme. Neve na pëlqen edhe mjuzikëlli si gjini, kemi në plan për të përgatitur një program të tillë me një repertor prej veprash të tilla. Por megjithatë tani përsëri e zgjodhëm operetën, sepse kjo është gjinia e dashur, si e publikut bullgar, ashtu edhe e artistëve nga Teatri Muzikor. Do të shohim në skenë kolegët e mi Março Apostollov, Edelina Këneva, Dobrina Ikonomova, Bogomill Spirov, Katerina Tuparova, Stanimira Vasileva dhe shumë të tjerë. Marrin pjesë gjithashtu tërë baleti dhe orkestra. Dirigjenti është maestroja Juli Damjanov – kryedirigjent i teatrit. Skenografia është e Evgenia Raevës. Do të shohim disa prej momenteve më të njohura të veprave “Mbretëresha dhe çardashi”, “Kontesha Marica”, Elena e bukur” etj.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD
Kori i Radios për Fëmijë me dirigjente Venecia Karamanova

"Nata e Shenjtë" - Kori i Fëmijëve i BNR-së na ngroh zemrat para Krishtlindjeve

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..

botuar më 24-12-17 6.35.PD

Formacioni "Svetogllas" feston 15 vjet në skenë

Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..

botuar më 24-12-16 6.05.PD