Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkivat bullgarë janë kujtesa dokumentare e kombit

БНР Новини
Foto: BGNES

Më 10 tetor arkivistët bullgarë shënojnë festën e tyre profesionale. Depot shtetërore tek ne u krijuan para 64 vitesh. “Ndoshta nuk do të jetë e tepruar të thuhet, se tek ne ruhet kujtesa dokumentare e kombit” – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë docent doktori Mihaill Gruev, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Arkiva” dhe shtoi:

“Në praktikë tek ne ruhen dokumentet më të çmueshme që nga agimi i shtetit të ri bullgar pas Çlirimit nga zgjedha osmane në vitin 1878. Doemos disponojmë dokumente edhe më të vjetra, por koleksionet e sistematizuara janë që nga viti i lartpërmendur e deri më sot. Krahas kësaj këtu ruhen edhe fondet e dikastereve qendrore shtetërore, e të gjitha institucioneve, e fondeve personale të shumë politikanëve dhe aktivistëve shoqërorë bullgarë, e figurave  të ndryshme që kanë punuar në sfera të ndryshme të artit figurativ, letërsisë, shkencës e kështu me radhë.”

Ndër fondet më interesante personale është për shembull koleksioni i doktorit Simeon Simov. Ai përfshin harta të vjetra, atlase dhe libra të grumbulluara me një pasion të jashtëzakonshëm në kënde të ndryshme të botës. Arkivit shtetëror preferuan t’i lënë veprat e tyre piktorë të tillë si Sirak Skitnik, Benço Obreshkov, Vasill Stoillov dhe shumë personalitete të tjera të shquara. Në fond ruhet edhe koleksioni i njërës prej ekspresionisteve më të njohura bullgare Bistra Vinarova. Mirëpo, e gjithë kjo është vetëm një pjesë e vogël e vlerave kombëtare kulturore, që ruhen në agjenci.

“Personalisht unë do t’i kushtojë vëmendje edhe fondit të zotit Simeon Sakskoburggotski, të cilin ai i dorëzoi arkivit tonë kohët e fundit – shpjegon Mihaill Gruev. – Në fakt ky fond në një shkallë dublon fondin e Institutit Monarkik, sepse aty ka dokumente edhe të gjyshit të tij, mbretit Ferdinand, dhe të atit – mbretit Boris III. Doemos ka edhe shumë dokumente të tij personale. Zoti Sakskoburggotski na siguroi, se ndaj këtij fondi do të shtojë dokumente të tjera, të cilët ai e ruan...”

Lidhur me festën e arkivistëve politikani dhe aktivist i njohur shoqëror Ginjo Ganev i dhuroi agjencisë fondin personal të vjehrrit Kimon Georgiev – një figurë kontradiktore, por tepër të rëndësishme në historinë bullgare. Fondi është i madh – ai përbën afro 6 metra lineare nga faqe të renditura. Ndër të tjerët arkivistët i matin dokumentet  pikërisht në këtë mënyrë. Ginjo Ganev e befasoi arkivistët me një album me fotografi nga vizita e mbretit serb Aleskandër I Karaxhorxheviç në Bullgari gjatë shtatorit të vitit 1934.

Vallë, a është e digjitalizuar pasuria, që ruhet në arkivat bullgarë?

“Ky është një problem serioz. Dhe ai nuk është vetëm për sistemin bullgar të arkivimit. Ky është një problem i arkivave të mbarë botës. Ne kemi një sistem elektronik informativ të arkivave shtetërore, i cili është i arritshëm për përdoruesit. Në të janë të regjistruara dokumentet. Ata që janë të digjitalizuar mund të shfrytëzohen edhe kështu. Për fat të keq jemi në prag të këtij procesi. Tashmë arritëm të digjitalizojmë 120 mijë faqe. Doemos përpiqemi që në mënyrë të sistematizuar të realizojmë digjitalizimin sipas rëndësisë së koleksioneve. Padyshim ky do të jetë një proces i gjatë dhe i vazhdueshëm. Tani u digjitalizuam më pak se sa një për qind prej pasurisë së arkivave në Bullgari. Shtetet më të zhvilluara arritën të digjitalizojnë përafërsisht 8 për qind. Doemos ka edhe shtete më të vogla, të cilët akoma nuk kanë nisur këtë proces. Mirëpo, ambicia jonë është të krahasohemi me më të mirat. Kjo ka të bëjë edhe me resurse financiare. Në shikim të parë skanimi i dokumenteve duket një proces i thjeshtë. Mirëpo, pas kësaj për dokumentin përkatës shkruhen të ashtuquajturat meta të dhënat – përshkrim arkeografik të dokumenteve, gjë që kërkon kohë dhe resurse njerëzore. Kështu që ky është një proces i gjatë dhe i vazhdueshëm, të cilin mezi tani e fillojmë.”

Dhe diçka tjetër: Agjencia Shtetërore “Arkiva” nënshkroi një marrëveshje për partneritet me degën bullgare të Firmës Samsung, qëllimi i së cilës është të ndihmohet digjitalizimi i fondeve të arkivave. Kështu në sajë të dokumenteve të digjitalizuar do të ndihmohet mësimi i historisë, letërsisë dhe arteve në shkollë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD