Pasi pak kohë më parë Kryeministri Bojko Borisov përkrahu në Këshillin Evropian kërkesën e Turqisë për krijimin e zonës së sigurisë në Siri, në fund të kësaj jave ai përsëri e diskutoi temën “sy me sy” me Kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk. Pas ditëve të numëruara përsëri “sy me sy” Borisovi vazhdoi diskutimin me Kryeministrin Ahmet Davotuglu. Biseda nuk qe e lehtë, duke pasur parasysh se ndaj idesë për zonën e sigurisë në BE ka rezerva serioze
Përpara vizitës në Bullgari Donald Tusk ishte komentuar, se Evropa pa Shengen në praktikë është Evropë pa kufij të jashtëm. Në Varna ai shtoi, se në momentin kur midis të gjithë udhëheqësve shtetërorë dhe qeveritarë të BE ka dakordësi për rivendosjen e kontrollit mbi kufijtë e jashtëm të BE, Bullgaria është shembulli më i mirë për ruajtjen e kufirit. Duke shënuar, se çështja për kontrollin nëpër kufijtë e jashtëm do të shqyrtohet në BE javën e ardhshme me synimin të miratohen drejtimet e mëtejshme të punës, Tusk la të kuptohet, se bisedimet e tij me Borisovin në Varna kanë qenë element i përgatitjes për vazhdimin e debateve.
Kryeministri Borisov përfitoi nga vizita e Donald Tusk për të nënvizuar qëndrimin e qeverisë bullgare, se në territorin e Sirisë duhet të bëhet zonë e lirë e sigurisë, që qytetarët e saj të mund të mbahen afër vendeve të tyre të lindjes dhe kur konflikti mbaron ata shpejtë të kthehen në to. Edhe në bisedimet para pak kohe me Kryeministrin turk, edhe në ato me Donald Tusk Bojko Borisovi paralajmëroi, se çdo lloj vendimesh të tjera janë të rrezikshme dhe do të përbënin problem të madh për shtetet e BE. Kryeministri siguroi, se qeveria nuk planifikon ndërtimin e qendrave të reja për pritjen e refugjatëve në Bullgari, sepse në sajë të masave të ndërmarra nëpër kufijtë rrugorë dhe detarë të vendit aktualisht ka kontroll të fortë dhe një masë e ngjashme nuk nevojitet.
Kundrejt pritjeve, tema për aderimin e Bullgarisë në Shengen nuk ishte në qendër të diskutimit. Kryeministri Borisov komentoi, se e ka pasur të vështirë të shtrojë çështjen kur në kushtet e krizës me refugjatët gjysma e shteteve në Evropë janë dështuar si kufij të Shengenit. Qeveria nuk do të këmbëngulë që çështja për aderimin tonë në Shengen të shtrohet në rendin e ditës, sepse pret në rrethanat e krijuara partnerët evropianë të kuptojnë vet se sa të padrejtë janë ndaj bullgarëve, duke u refuzuar bashkimin në organizatë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament..