Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Aka Balkan Moon” me premierë në Bullgari

Foto: Ambasada e Belgjikës

“Aka Balkan Moon” është ndër formacionet më të njohura belgjiane të xhazit. Tashmë disa vite muzikantët punojnë bashkë me katër interpretues bullgarë mbi një projekt të përbashkët “Aka Balkan Moon”. Para disa muajsh në treg u përhap albumi i tyre i ri, së shpejti do të mbahet edhe premiera bullgare. Koncerti në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare është pjesë e Ditëve të Belgjikës në Bullgari dhe realizohet me përkrahjen e Ambasadës së Belgjikës në Bullgari.

Kjo, që i bashkon muzikantët nga “Aka Moon” është interesi i tyre ndaj kulturave të vjetra. Ata eksperimentojnë edhe me materialin melodik nga tradita arabe, bashkë me interpretues nga Irani, Egjipti, Siria. Ja edhe emrat e tyre: Fabrizzio Cassol – alt saksofon, Fabian Fiorini – piano, Tcha Limberger – violinë dhe vokal, Michel Hatzigeorgiu – bas dhe Stephane Galland – bateri. Më shumë hollësi për projektin na solli Nedjallko Nedjallkov:

“Puna jonë e përbashkët me “Aka Moon” filloi gjatë muajit shtator të vitit 2012.  Fillimi u vu në periferitë e Parisit, në fondacionin “Rojamon”, i cili na dha mundësi dhe përkrahje për ta krijuar projektin “Aka Balkan Moon”. Në grup jemi së bashku me akoma tre interpretues: Stojan Jankullov – bateri, Vlladimir Kërparov – sopran saksofon (ai banon në Gjermani që prej vitesh), këngëtarja popullore Stoimenka Nedjallkova dhe unë – fyell. Të gjithë ne e morëm ftesën me një dëshirë të madhe dhe sipas meje rezultati është shumë i mirë. Të gjitha pjesët bazohen te temat folklorike. Sivjet përgatitëm një album, e paraqitëm në Bruksel gjatë muajit maj, me një koncert të madh në sallën e Cirkut Mbretëror. Më 13 tetor, në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare pjesët do të dëgjohen për herë të parë te ne live. Desha të nënvizoj se ky projekt është edhe një provë e faktit se folklori bullgar përbën një vlerë të vërtetë të njerëzimit. Përsëri muzika jonë tradicionale provokon artistë nga vende të tjera, i frymëzon për projekte të reja interesante, të bazuara te gërshetimi i muzikës sonë tradicionale në stile dhe gjini të ndryshme.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD