Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon fushata kombëtare në mbështetje të dhurimit

Foto: arkiv

Në kuadrin e Javës Evropiane të Dhurimit në Sofje filloi fushata kombëtare në mbështetje të dhurimit. Transplantimi është një prej mrekullive më të mëdha të mjekësisë bashkëkohore. Ai lejon që njerëz me sëmundje shumë të rënda të fitojnë shans për organ të ri dhe për jetë të re. Fushata në përkrahje të këtij akti human zhvillohet nga viti 2013 nën patronazhin e Agjencisë Ekzekutive të Transplantimeve. Ajo ka për qëllim të rritë informimin për dhurimin si zgjedhje personale dhe si premisë për zhvillimin e suksesshëm të programit kombëtar të transplantimeve. Për këtë vit deri tani janë realizuar 14 situata të dhurimit nga dhurues të vdekur dhe 9 nga dhurues të gjallë – janë transplantuar 28 veshka, 12 mëlçi, 6 zemra. U takuam me dr. Marijana Simeonova, e cila na tregoi më shumë për këtë iniciativë.

“Vetëm një javë nuk është e mjaftueshme. Ne punojmë gjatë tërë vitit. Na ndihmojnë shumë mediat, në sajë të të cilave arrijmë tek më shumë njerëz dhe qëllimi i informimit është ata të mësojnë ç’do të thotë vdekja cerebrale, tek e cila në fakt zemra vazhdon të rrahë, si dhe prej kujt ajo vërtetohet. Nuk mund të kërkojmë nga njerëzit të dinë të gjitha, është me rëndësi t’i informojmë. Duam të tregojmë para shoqërisë sonë, se ka njerëz, të cilët pas vdekjes  kanë dhuruar jetë, se në çastin më të rëndë të afërmit e tyre kanë marrë vendimin fisnik për dhurimin. Duam të përulemi para njerëzve, të cilët janë ndarë me jetën, para të afërmve të tyre, si edhe para mjekëve, të cilët luftojnë për jetën e secilit prej nesh: kur mund të na shpëtojnë, edhe kur nuk mund të na shpëtojnë. Ata janë profesionistë të jashtëzakonshëm dhe njerëz zemërmirë. Si mjeke-reanimatore di sa rëndë është kur njeriu lufton për jetën e vet, së i rëndë dhe fisnik është vendimi i të afërmeve të tij. Sivjet për herë të parë familjes së çdo dhuruesi do t’i jepet një pllaket në formën e yllit. Sepse këta njerëz janë yje për ne, për njerëzit që janë transplantuar.”

Në drejtim të problemeve serioze para dhurimit në Bullgari dr. Simeonova veçoi informimin e pamjaftueshëm dhe ngarkimin e madh të koordinatorëve – të mjekëve reanimatorë, anesteziologë dhe transplantologë.

Këto ditë dr. Simeonova ka marrë pjesë në një takim interesant ndërkombëtar:

“Isha e pranishme në takimin vjetor të Komitetit për dhurimin e organeve pranë Këshillit të Evropës. Këto takime janë shumë të rëndësishme në Komisionin Evropian në Bruksel dhe në Strasburg, ku përcaktohet politika e tërësishme me dhurimin. Ne marrim pjesë aktive në debatet. Mund të them se vihet re ndryshimi – njerëzit dinë, se kemi shpëtuar qytetarë të tyre, se nuk jemi vend, i cili vetëm kërkon, por mund të ndihmojë me profesionalizmin e ekipeve tona dhe me njerëzit donatorë. Tashmë na kërkojnë për projekte të përbashkëta, të cilat nuk paguhen, por bëjnë politikën në fushën e dhurimit. Do të marrim pjesë në një projekt të tillë me Italinë, Austrinë dhe Slloveninë. Gëzohem, se ishim të ftuar. Më përpara qëndronim në periferi, por tashmë kemi mundësinë të tregojmë, se në Bullgari jetojnë dhe punojnë njerëz të mençur dhe të përgjegjshëm.”

Biseduam edhe për tryezën e ardhshme të rrumbullakët gjatë nëntorit, në të cilën do të preket çështja e rëndësishme për zbatimin e Ligjit për dhurimin e kryqëzuar, i cili ende nuk ekziston në Bullgari. Dr. Simeonova gjithashtu insiston për ndryshime në legjislacionin, por ndryshime të tilla kërkojnë veprime nga ana e deputeteve në parlament. Deri atëherë për njerëzit në nevojë mbetet shpresa, se gjërat e mira do të ndodhin edhe në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Bllagorodna Georgieva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD