Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doc. Lizbet Ljubenova: “Gjatë Luftës së Parë Botërore Bullgaria lufton për “atdheun e bashkuar”

БНР Новини
Foto: wikipedia.org

Para 100 vitesh, më 14 tetor, Bullgaria u përfshi në Luftën e Parë Botërore. Kjo ndodhi pas Luftës së Parë Ballkanike dhe asaj të dytë, në të cilat vendi ynë luftonte për çlirimin e territoreve të populluara kryesisht me bullgarë. Lufta e parë ishte e suksesshme, po ajo e dytë e çoi vendin tonë në katastrofë kombëtare.

Vendimi i mbretit Ferdinand dhe e qeverisë së Vasill Radosllavovit për pjesëmarrjen e Bullgarisë në konfliktin botëror sot vlerësohet si gabim politik. Mirëpo, çfarë ishin atëherë qëndrimet e shoqërisë në vend pas “fitoreve të humbura” në Luftën Ballkanike dhe mbetjes së bullgarëve nën pushtetin e huaj në trojet e populluara me bullgarë? Sipas docentes Lizbet Ljubenova nga Instituti për Studimet Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave ky është një problem i vështirë. Kurse dokumentet e zbuluara kohët e fundit në arkivin personal të Vasill Radosllavovit tregojnë se ai deri në momentin e fundit ka pasur qëllim që Bullgaria të mos marrë pjesë në luftë. Menjëherë pas Luftës së Dytë Ballkanike, që në vitin 1913, janë filluar bisedime dhe Radosllavov ka bërë përpjekje për të fituar të ashtuquajturin “neutralitet i armatosur”. Mirëpo, kur u bënë të qarta dy bashkimet e aleatëve në Luftën e Madhe, filluan bisedime si me vendet e Antantës së ardhshme, ashtu edhe me Turqinë për kompensimet që mund të marrë Bullgaria, në qoftë se nuk merr pjesë në luftë.

“Këto janë debate diplomatike  shumë të gjata dhe të vështira – shënon docentja Ljubenova. – Ajo shënon me të vërtetë qëllimin e qeverisë bullgare që t’i shmanget luftës. Ka dokumente shumë interesante, ku Radosllavov e përfytyron situatën në një mënyrë pak idealiste. Ai ka menduar se Fuqitë e Mëdha do të luftonin njëra tjetrën, do të lodheshin dhe pikërisht kur lufta është duke mbaruar, do të zgjidhej edhe problemi ynë. Praktikisht, nuk ndodhi kështu, sepse provokimet në kufirin bullgaro-grek filluan shumë herët, me përpjekje. Turqia gjithashtu përpiqej për t’i lidhur kompensimet territoriale kundër neutralitetit tonë me përfshirjen e Bullgarisë në luftë në anën e Gjermanisë. Në fund të fundit, pak para tetorit të vitit 1915 u mor një notë, ku ngulej këmbë që Bullgaria të deklaronte në cilin bashkim do të merrte pjesë. Kështu qe ne nuk kishin mundësi për të marrë një vendim të pavarur.”

Pse Bullgaria zgjodhi koalicionin e Fuqive Qendrore?

“Gjatë vitit 1915, kur ne u përfshimë në luftë, Bullgaria në fakt kishte marrë parasysh fuqitë politike në momentin e tanishëm. Është interesante se pothuaj të gjitha përfaqësuesit diplomatikë parashikonin rrëzimin e Gjermanisë, sepse lufta zgjerohej dhe dilte jashtë Evropës, kurse gjermanët nuk kishin mjaftë resurse, sidomos në det. Anglia dhe më vonë SHBA-ja dominonin atje. Mirëpo, në frontet tokësore Gjermania fitonte. Madje në një moment përfaqësuesit tanë diplomatikë thanë se Turqia dhe aleatët e tjerë të Gjermanisë bëhen gjithnjë e më këmbëngulës, sepse ata përparonin gjithnjë e më shumë. Antanta ishte në shok nga rrëzimi i Anversit, nga rrëzimi i Belgjikës brenda një kohe të shkurtër. Kur vendi ynë u përfshi në luftë, Gjermania i kishte larguar trupat ruse. Domethënë, ajo kishte treguar se ka resurs për të luftuar dhe kishte bërë përshtypjen se të paktën në tokë mund të fitonte, edhe pse humbte shumë prej kolonive të saj në Kinë dhe në Afrikë.”

Në Luftën e Parë Botërore ushtria bullgare shënoi në historinë tonë një sërë fitoresh: në Maqedoni, në Dobruxha dhe në vende të tjera, por lufta ishte humbur paraprakisht për shkak të pjesëmarrjes së Bullgarisë në anën e Fuqive Qendrore. Sipas docentes Ljubenova entuziazmi gjatë Luftës së Madhe, sidomos në fundin e saj, nuk ishte si ai gjatë luftërave ballkanike. Ato sikurse janë maja e patriotizmit bullgar, e qëllimit për t’u zgjidhur çështja kombëtare.

“Në fillim, kur filloi lufta, patriotizmi ishte i madh, por në fund të saj kjo nuk vëzhgohej për një sërë shkaqesh – shënon ajo. – Së pari Bullgaria nuk e kishte potencialin ekonomik, pavarësisht se ajo ishte një ekonomi e mbyllur, ajo nuk kishte lidhur me tregti aktive të jashtme. Kurse popullsia jonë në fakt ndeshej me probleme shumë të mëdha, sepse lufta zgjati më shumë se sa pritej. Përveç kësaj racionet e ushtarëve në front pakësoheshin gjithnjë e më shumë. Sipas të dhënave, të cilat disponojmë, racionet e bukës për ushtarët ishin pakësuar me gjysmë.”

Siç shënon doc. Lizbet Ljubenova ushtria nuk ishte e armatosur mirë. Nuk mjaftonin edhe rrobat, edhe ushqimi. Ka raporte të komandës së lartë ushtarake, të cilat dëshmojnë për pakënaqësinë e ushtarëve në front. Dhe sigurisht që në një situatë të tillë nuk mund të mos ketë sëmundje. Rreth 115 mijë janë ushtarët dhe oficerët, të cilët vdiqën në frontet e luftës.

Në çfarë mënyre duhet të mësohet në sistemin tonë arsimor pjesëmarrja e Bullgarisë në luftërat, në të cilat ajo ka marrë pjesë në emër të bashkimit tonë kombëtar?

“Ne duhet të jemi të qartë për diçka tjetër: Nuk duhet harruar se në fakt vendimet i kanë marrë Fuqitë e Mëdha. Mirëpo, në dallim të tyre, ne nuk luftojmë, siç lufton Anglia për diçka në Mesopotami, siç lufton Gjermania për kolonitë e saj në Afrikë dhe në Kinë, ku ajo, si edhe Fuqitë e tjera të Mëdha nuk kanë aspak punë. Në fund të fundit ato luftojnë edhe për Dardanelet, sepse ata, të cilët i kontrollojnë, kanë pushtet mbi pjesën më të madhe të trafikut tregtar. Ne, në dallim të të tjerëve, luftojmë për një gjë: të bashkojmë popullsinë tonë nën një çati, të kemi një atdhe të bashkuar dhe të mos ketë refugjatë në territorin tonë. Ne, në fakt, kemi marrë pjesë në këto konflikte në emër të një kauze fisnike. Mirëpo, në histori nuk ka bashkime fisnike. Për fat të keq, nuk ka edhe kontrata fisnike paqeje.”

Në fund të fundit dominon pragmatizmi, interesat ekonomikë dhe askush nuk interesohet për vuajtjet e popujve të vegjël, thotë në përfundim Lizbet Ljubenova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thesari i famshëm i Panagjurishtes është rikthyer në Muzeun e Panagjurishtes

Nga data 9 gusht deri më 10 shtator, të gjithë banorët dhe mysafirët e Panagjurishtes do të mund të shohin përsëri origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes, njofton Muzeu Historik në qytet. Rikthimi i tij i fundit ishte në nëntor të vitit..

botuar më 24-08-09 6.15.PD
Kompleksin Përkujtimor

Stara Zagora shënon 147 vjet nga betejat në mbrojtje të qytetit

Kanë kaluar 147 vjet nga betejat për mbrojtjen e qytetit Stara Zagorës në vitin 1877. Në shenjë respekti dhe nderimi për heroizmin e të rënëve për liri, më 31 korrik në Kompleksin Përkujtimor "Mbrojtësit e Stara Zagorës" do të kryhet një ritual..

botuar më 24-07-31 6.05.PD

17 objekte varrimi u zbuluan nga nekropoli i Raciarias antike

Gjatë gërmimeve të shpëtimit, nga nekropoli i kolonisë romake Ulpia Raciaria (në afërsi të fshatit Arçar, komuna Dimovo, rajoni i qytetit Vidin) u zbuluan 17 varre, nga të cilat pesë varre dhe 12 varre në gropa. Këtë e njoftoi Zdravko Dimitrov nga..

botuar më 24-07-24 5.16.MD