Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“E bëjmë artin tonë me zemër të pastër dhe me shumë dashuri” – Vanja Moneva pas fitores së “Zërave Kozmikë” në Munih

Foto: Bulfoto

Vetëm në kuadrin e disa ditëve, vajzat nga “Zërat kozmikë” dhe dirigjentja e tyre Vanja Moneva kaluan përmes një spektri të madh emocionesh. Shkuan në Munih si një pjesë nga të nominuarit për finalin e konkursit ndërkombëtar “Le të këndojnë popujt”, bashkë me emocionin e vet nga skenat e panjohura, nga emocioni i madh skenik dhe respekti nga gara prestigjioze. U kthyen si fitues, pak të lodhur, por të ekzaltuar nga ajo të cilën kanë përjetuar, të përmbushura me përshtypje dhe një përvojë të re profesionale. Nga Bullgaria kishim mundësi të ndjekim programin e konkursit direkt dhe të gëzohemi bashkë me to, pavarësisht dhe nga distanca. Ditë pas kthimit të njerëzve bisedojmë me Vanja Monevën.

“Për ne ishte jashtëzakonisht e rëndësishme kjo se, një kor bullgar morri një vlerësim të lartë dhe qe i lejuar deri në finalin e këtij konkursi me të vërtetë të madh dhe të vështirë – tregon Vanja Moneva. – Sipas traditës një ditë përpara garës, më 10 tetor, u zhvillua festivali i madh ndërkombëtar koral me titull “Le të këndojnë popujt”. Në të marrin pjesë të gjithë të nominuarit për në final, si dhe të dekoruarit nga botimi i mëparshëm-mbajtës të dekoratës së parë në kategoritë e veçanta dhe mbajtësit e dekoratës së madhe “Trëndafili i Argjendtë”. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme. Si në një shirit filmi na u hap gjendja bashkëkohore e artit koral në botë. Mes publikut ishin dhe anëtarët e jurisë. Çdo një grup dispononte me 20 minuta, që të mund të tregojë mundësitë e veta, kurse në konkurs – me 10. Akoma në saundçek ndiem tingëllimin si në katedrale të sallës të Akademisë për një art muzikor dhe teatral, në të cilin u zhvillua festivali. Shumë më i “përmbledhur” qe tingulli në sallën korale të radios Bavareze, ku prezantuam këngët e konkursit. Kërkohej një reagim shumë të shpejt për përshtatje ndaj kësaj skene. Gjatë këtyre dy ditëve ndiheshim si artistë të një niveli të madh. Niveli i lart i grupeve, vlerësimi tepër preciz i jurisë e bënte përgjegjësinë edhe më të madhe , por dhe na mobilizoi. Jemi të lumtur se, mundimtë fitojmë vendin e parë në kategorinë për folklor, xhaz dhe gospëll kore.”

Përpara pjesëmarrjes së “Zërave kozmikë” Vanja Moneva ka studiuar dhe cila është prania bullgare në këtë konkurs gjatë viteve. Dekoratën e madhe “Trëndafili i argjendtë”e kanë fituar dy nga grupet tona korale – “Rodna pesen” (Kënga amëtare) me dirigjent Mihaill Millkov (gjatë vitit të largët 1968) dhe Kori i Dhomës së Sofjes me dirigjent Vasill Arnaudov (mësues i Vanja Monevës). Dekorata të para kanë fituar: kori i fëmijëve “Bodra smjana”, kapela korale “Polifonia” dhe kori Përfaqësive i fëmijëve nga qyteti Dobriç me dirigjent Zahari Mednikarov. Pasojnë rreth dy dekada në të cilët asnjë kor bullgar nuk renditet mes të nominuarve.

Cili është vendi i Bullgarisë në botën korale?

“Me shumë dhimbje do të them se, nuk jemi në radhët e para por, jam e bindur se kemi potencial dhe lavdia korale dhe të kënduarit e Bullgarisë do të rilind – pohon Vanja Moneva. – Kemi konkursin tonë të madh koral “Profesor Georgi Dimitrov” në Varnë, ku grupet tona shpesh fitojnë dekorata. Vendi ynë kishte fituar një vend prestigjioz në muzikën korale, mendoj se do të ketë suksese të mëdha të reja. Kemi tradita të mira dhe në muzikën prej autori. Gjatë zgjedhjes së këngëve për konkursin doja që të tregojmë jo vetëm bukurinë e folklorit tonë, por dhe mjeshtërinë korale. Zgjodha kryeveprat të vërteta, të krijuara nga Krasimir Kjurkçijski dhe Ivan Spasov. Pyesni nëse është e vështirë të drejtohet një grup i ngjashëm. Në Bullgari është shumë e vështirë ekzistenca e çfarëdo qoftë kori, në qoftë se ai nuk është shtetëror ose bashkiak. Dhe këtu vjen roli i dirigjentit dhe motivacioni i koristëve. Rruga ime profesionale është plotë me gjemba që nga vet fillimi , por mua vështirësitë më stërvitin. Ec me shumë këmbëngulje përpara, sepse e di, se e bëj artin tim me zemër të pastër dhe shumë dashuri. Kështu i edukoj dhe koristet, të jenë luftëtare, ashtu si unë. Siç thuhet, siç është prindi, të tillë janë dhe fëmijët. Ne jemi një e tërë me vajzat e mia kozmike, ato gjithmonë tregojnë frymë dhe vullnet.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD

Irina Florin dhe kënga e saj “Ngjyra vjollce”

Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..

botuar më 24-08-19 2.05.MD

“Kohë për dashuri” - koncerte të këngëtares Toni Dimitrova

Toni Dimitrova – këngëtarja me zë karakteristik, e cila është kthyer në një nga simbolet artistike të qytetit bregdetar Burgas – prezanton koncertin e saj solo “Kohë për dashuri” nën qiellin e hapur. Ai është pjesë e turneut të saj kombëtar, duke..

botuar më 24-08-16 7.05.PD