Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja modeste e Bullgarisë në manovrat e NATO-së në Mesdhe

БНР Новини
Foto: BTA

36 mijë ushtarë, 140 avionë, 60 anije luftarake të më se 30 shteteve anëtare të NATO-s po zhvillojnë në Mesdhe dhe në pjesën lindore të Oqeanit Atlantik trajnimin më të madh të Aleancës për 25 vitet e fundit. Motoja e tij “Trident Juncture – 2015” (Tredhëmbëshi i Bashkuar 2015). Qëllimi është përmirësim i aftësive operative të forcave ushtarake të shteteve në operacione të përbashkëta në disa lokacione të udhëhequra nga shtabe të ndryshme. Trajnimi është parashikuar akoma para veprimeve ushtarake të Rusisë në Siri, por NATO-ja pohon se duke pasur parasysh situatën e ndryshuar ushtarake dhe politike, në skenarin e tij janë bërë ndryshime. Në të janë tërhequr edhe faktorë joluftarakë si organizata ndërkombëtare, agjenci për ndihmë të organizatave joqeveritare, ndër të cilat Bashkimi Evropian dhe Bashkimi Afrikan.

Pjesëmarrja bullgare në të vërtetë është modeste – një skuadër të policisë ushtarake do të zbatojë detyra në territorin e Portugalisë, një tjetër – në territorin e Spanjës. 22 bullgarë do të ketë edhe në formacione të tjera ushtarake me komandim spanjoll apo kanadez. Forcat detaro-ushtarake bullgare do të prezantohen nga fregata “Drëzki” me ekuipazh prej 15 vetash në veprime të përbashkëta me anije nga Grupi i Dytë i Përhershëm  i NATO-s në Mesdhe (SNMG 2).

Përmasat e pjesëmarrjes bullgare ilustrohen me faktin se Portugalia, e cila mund të krahasohet me Bullgarinë nga pikëpamja demografike merr pjesë me 6 mijë ushtarë. Bile mund të thuhet se ajo është simbolike. Qëllimi kryesor i pjesëmarrjes sonë është që të tregojë gatishmëri për bashkëpunim me forcat e tjera të NATO-s në rajonin e Mesdheut

Në rajonet ku po zhvillohet trajnimi i NATO-s veprojnë jo vetëm forca të Aleancës. Gjatë majit të këtij viti në Mesdhe u zhvilluan manovra të përbashkët të Rusisë dhe Kinës. Përsëri atje, gjatë qershorit u zhvilluan trajnime ushtarako-detare të Rusisë dhe Egjiptit. Kurse në fillimin e tetorit u bë e qartë se flota ushtarko-detare e Rusisë do të sigurojë mbrojtja e bazës ajrore të qytetit Latakia në Siri, ku ndodhen avionët luftarakë rusë. Përqendrimi i faktorëve të ndryshëm në rajon mund të provokojë jo vetëm tension, por edhe bashkëpunim eventual. Gjatë ditëve të fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia diskutuan mundësitë për masa të përbashkëta për përmirësimin e situatës në Siri. Tani për tani nuk ka përparësi në negociatat e tyre, por kontaktet vazhdojnë. 

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD