Bullgaria tjetër – këta janë mijëra bullgarët, të shpërngulur jashtë shtetit pas grusht shtetit prosovjetik më 9 shtator të vitit 1944. Të shpërndarë nëpër tërë botën ata jetojnë me imazhin e atdheut, me të kaluarën e tij kontradiktore, me të tanishmen tragjike dhe të ardhmen e pa njohur. Të detyruar të përshtaten ndaj botës së huaj, por të përmalluar ndaj vendlindjes, mërgimtarët bullgarë bëhen “Bullgaria tjetër”.
Njeri prej emrave më të dalluar ndër ta është ai e Stefan Gruevit – i biri i shefit të kancelarisë mbretërore Pavell Gruev. Pas mbarimit të gjimnazit ai u regjistrua në Universitetin e Sofjes, më vonë vazhdoi arsimin e vet në Gjenevë, ku mbaroi për drejtësi. Gjatë vitit 1944 u dha urdhri të kthehet në Bullgari, por ai nuk e bëri. Kështu u shpëtua nga reprezaljet, të cilave disa muaj më vonë u ishte nënshtruar familja e tij. Më 1 shkurt të vitit 1945 i ati Pavell Gruev ishte dënuar me vdekje nga Kolektivi i parë i Gjyqit të Popullit bashkë me regjentët, deputetët dhe kryeministrat e gjallë të Mbretërisë së Tretë Bullgare.
Në historinë e emigracionit politik bullgar pas pushtimit sovjetik mund të veçohen tri grupe emigrantësh. Grupi i parë është lidhur me njerëzit që u larguan nga vendi në periudhën 1944-1946. Disa prej tyre ishin diplomatë, aktivistë ekonomikë, studentë që mbetën jashtë shtetit përpara pushtimit të vendit nga Ushtria e kuqe. Mes tyre është dhe Stefan Gruevi. Të tjerë e braktisën në vet vigjilën e 9 shtatorit të 1944, të tretë – arritën të iknin pas fillimit të terrorit të kuq. Kur u nis për në Gjenevë gazetari i ardhshëm ende nuk supozonte, se kufijtë e atdheut do të mbeten të mbyllur për të gjatë 46 vjetëve të ardhshëm. Familja e tij ishte shpërngulur në Dobruxha dhe jetoi në varfëri të plotë. Pas ndarjes 13 vjeçare Gruevi arriti të shpëtojë nënën e vet, e cila mbërriti tek ai në Paris. Në kryeqytetin francez në vitet 1947-1948 Stefan Gruevi filloi të botojë gazetën e emigrantëve “Populli bullgar”, pas kësaj u bë reporter në revistën “Pari Mach”. Ndër personalitet të cilët i intervistoi janë Fidel Kastro, shkencëtari gjerman Vernen fon Braun, gjenerali egjiptian Naser etj. Në periudhën e viteve 1957-1977 ai drejtoi byronë e revistës në Nju Jork. Gjatë vitit 1963 mori shtetësi amerikane.
Ndër emigracionin bullgar Gruevi sikur ishte personaliteti më i njohur dhe më kozmopolit. Ai gërshetonte karrierën e shkëlqyer të gazetarit në “Pari Mach” me udhëtime të vazhdueshme nëpër bot, me punën e shkrimtarit, që ka botuar 8 libra në frëngjisht dhe anglisht. Arriti deri në Antarktidë dhe Polin e Jugut, por për asnjë çast nuk e harroi Bullgarinë. Si një antikomunist aktiv ai punoi për të në radion “Evropa e Lirë” dhe në BBC. Bashkë me emigrantët bullgarë krijoi disa organizata, mes të cilave ishte dhe “Qendra e lirë bullgare”. Ja se çfarë tregonte ai për të gjatë njeri prej udhëtimeve të tij deri në Bullgari.
“Një prej qëllimeve tona kryesore ishte të bindnim opinionin e jashtëm publik, se populli bullgar dhe qeveria bullgare janë dy gjera të ndryshme, se populli në fakt ishte viktima më e madhe e kësaj qeverie. E konsideronim si jashtëzakonisht të dëmshme për kauzën bullgare të gjitha ato akuza ndaj bullgarëve – duke filluar nga vrasja e Georgi Markovit, trafiku i armëve dhe narkotikëve etj. Për të gjitha këto nuk mund të kërkonim nga të gjitha gazetaret në botë të dinin cili ishte fajtori dhe cili nuk ishte. Prandaj një prej qëllimeve kryesore të qendrës sonë ishte të informonim opinionin publik në botë, se të gjitha këto vepra nuk kishin të bënin me popullin bullgar.”
Me gjithë të gjitha përpjekjet të shfajësojë bullgarët ai thoshte me keqardhje: “Bullgaria e re filloi të ndërtohej mbi themele prej rërës dhe jo prej betoni.” Vlerësimi i tij është i sprovuar, sepse bazohet mbi përjetimet e vendit në historinë e tij më të re.
Stefan Gruevi kishte fatin të shohë rrëzimin e regjimit komunist, tentativat e vështira për krijimin e shtetit demokratik dhe fitoi të drejtën të kthehet dhe të publikojë librat e tij në Bullgari. Kështu në gjuhën e tij amtare dolën në treg “Projekti Manhaten”, “Kurore prej gjembave” dhe autobiografia “Odiseja ime”. Ai u bë bashkëthemelues i Universitetit Amerikan në Bullgari, ndërsa në vitin 2002 mori titullin e nderit Doktor Honoris kauza dhe urdhrin “Kalorësi i Madarës” – shkallë të parë, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në popullarizimin e kulturës dhe historisë së Bullgarisë. Patrioti i madh u nda nga jeta në moshë 83 vjeçare në Nju Jork në vitin 2006, duke mbyllur një faqe të historisë së përjetuar të historisë më të re, pa pasur mundësinë ta vlerësoj objektivisht.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pas rrëzimit të kabinetit të kryeministrit Filip Dimitrov, qeveria e mëpasshme e Bullgarisë mbeti në pushtet dy vjet. Më 30 dhjetor të vitit 1992 këshilltari i çështjeve ekonomike të presidentit Zhelju Zhelev – profesor Ljuben Berov, qëndroi në krye të..
“Detyra jonë është që ta bëjmë Bullgarinë një shtet normal, jo një shtet të përkryer. Për njeriun është diçka natyrore që të jetojë në një botë, në të cilën shteti nuk i kap atë për qafë, nuk përcakton punën e tij, nuk paracakton botëkuptimin e tij dhe..
E bukur, e mençur, e talentuar dhe disi ekzotike, Elisaveta Bagriana (1893-1991) është ylli i hapësirës kulturore bullgare, ku dominojnë burrat. Megjithë dhembshurinë dhe natyrën e saj delikate, poetesha është treguar papritur e fortë dhe mbijetuese në..