Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Pllamen Mitev për iluministët dhe psikologjinë e popullit bullgar

БНР Новини
Foto: BGNES

Gjatë vitit 1922 një grup intelektualësh të shquar propozoi që data 1 nëntor të shënohet si Dita e Iluministëve Bullgarë – letrarëve, martirëve dhe heronjve nga e kaluara e lavdishme e Bullgarisë, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm për zhvillimin e vetëdijes bullgare gjatë shekujve. Të njëjtin vit propozimi u miratua nga Këshilli i Ministrave. Çfarë ka provokuar intelektualët bullgarë për një iniciativë të tillë? Përgjigjen e kësaj pyetjeje, si dhe të shumë pyetjeve të tjera i kërkuam nga Dekani i Fakultetit të Historisë të Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” Prof. Pllamen Mitev:

“Shkaku për shënimin e një dite të posaçme si festë e iluministëve fshihet në kujtesën kombëtare bullgare. Populli ynë sikurse i harron shpejt njerëzit, të cilët me veprat e tyre kanë kontribuuar për emancipimin shpirtëror të tërë shoqërisë sonë.  Gjatë viteve të kaluara, menjëherë pas katastrofave të mëdha ushtarake, të cilat i përjetoi Bullgaria në fillim të shekullit të XX-të, nevoja për ringjalljen e kujtesës kombëtare ishte e dukshme. Prandaj elita intelektuale e Bullgarisë u bashkua rreth idesë për zgjidhjen e një dite gjatë vitit, kushtuar iluministëve tanë kombëtarë.”

Në një prej veprave të veta shkrimtari Stojan Mihajllovski (1856-1927) thotë se duhet të luftojmë kundër çdo një lloje tiranie, madje kundër tiranisë së lirisë pa iluminizëm. Në fakt, ne shpeshherë mbështetemi te rilindësit, por me sa i kuptojmë idetë e tyre?

“Për fat të keq, duke folur për Rilindjen tonë Kombëtare dhe për personalitetet e epokës së Rilindjes, ne lëvizim me inerci.  E mësojmë të kaluarën nga manualet dhe sikurse i harrojmë mësimet,  të cilat duhej të përvetësonim gjatë viteve pas Çlirimit nga zgjedha osmane.  Rilindja është një epokë për të cilën mendojmë se dimë shumë, por po të duhet të jemi të sinqertë, duhet të themi se dimë shumë pak. I klasifikojmë iluministët me inerci – në vend të parë, të dytë etj., pa pasur parasysh veprat e tyre konkrete dhe pa e zbuluar kontributin real të çdo një prej tyre në historinë tonë.”

Revolucionari Georgi Rakovski nga shekulli XIX shënon si një prej shkaqeve për mungesën e sedrës ndër bullgarët mosnjohjen e rrënjave tona. Tani, një shekull e gjysmë më vonë, a mund të themi se bullgari ka sedër për historinë e vet?

“Mund të themi se sot historia shfrytëzohet për eksperimente laboratorike politike. Jemi mësuar të themi se leximi politik i historisë është vepër e  shoqërive totalitare, por duhet të themi se edhe në Bullgarinë e sotme, në të ashtuquajturën “demokraci” historia manipulohet, që t’u përgjigjet interesave konkrete politike – në Bullgari, në Ballkan, në Evropë, ose në botën globale politike. Rakovski është aktual edhe sot e kësaj dite, sepse e lexojmë historinë tonë njëanshëm. Në qoftë se duam të jemi objektivë në vlerësimet tona, duhet të dalim nga kufijtë, t’i trajtojmë ngjarjet në shekujt e ndryshëm në mënyrë të pavarur, që të kemi sedrën e një populli evropian.”

Si mund ta shpjegojmë psikologjinë e popullit bullgar sot, përmes prizmit të kthesave historike, përmes të cilave kemi kaluar?

“Për fat të keq sikurse faktori kryesor, i cili ndikon mbi psikologjinë e bullgarit, është zgjedha pesëshekullore turke, gjatë së cilës nuk kemi pasur elitë të vet dhe shtet të vet dhe kjo ka ndikuar mbi disa breza bullgarësh. Ne gjithmonë jemi dyshuar në shtet, sepse ky nuk ka qenë shteti ynë. Për fat të keq inercia e kësaj sjelljeje i ka negativet e veta në historinë tonë pas Çlirimit e deri më sot e kësaj dite. Ne e shqyrtojmë nxehtë politikën në lokale dhe në rrugë, por kur të duhet të shprehim pozitën tonë të qartë, fshihemi. Shumë lehtë ndikohemi nga vëllezërit tanë të mëdhenj – Rusia, Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo gjithashtu është një pjesë prej psikologjisë sonë, të trashëguar nga robëria osmane, kur nuk kemi pasur elitë, e cila t’i krijojë traditat e sjelljes sonë politike. Për fat të keq pas Çlirimit në çdo një periudhe prej 40-50 vitesh historia jonë kalon përmes kthesave radikale sociale, të cilat nxjerrin në majën e pushtetit njerëz të rastit dhe kjo ndodhet në trojet tona tashmë më shumë se 500 vjet”, tha në përfundim Prof. Pllamen Mitev.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD