Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri shkëmbor në fshatin Krepça hap dyer 1100 pas krijimit të tij

Foto: BGNES

Manastiri afër fshatit Krepça të rrethit të Tëgovishtes është një monument i njohur i kulturës, kurse nga ky vit, me vendim të Sinodit të Shenjtë, tashmë është manastir funksionues. Tani për tani ai është i njohur ndër historianët, por së shpejti do të fitojë popullaritet edhe ndër turistët dhe pelegrinët. Atje ndodhet mbishkrimi më i vjetër në alfabetin cirilik, i zbuluar deri tani në trojet tona. Ky është një mesazh i gdhendur lart në shkëmbinjtë prej guri gëlqeror i një murgu të panjohur ndaj brezave të ardhshëm. Manastiri e ka emrin “Të gjithë shenjtorët bullgarë”, kurse festa e  tempullit është të dielën e dytë pas Pentikostisë.

Vetë kompleksi i manastirit gjendet në tri nivele në shkëmbinjtë, kurse atje ka qeli, kisha dhe varreza. Afër tempullit, të ndërtuar në vetë shkëmbin, arrihet në një shkallë prej metali,që u ndërtua para pak kohe me mjete evropiane. Do të angazhohen arkitektë, të cilët të formojnë tërë hapësirën rreth shkëmbinjve, që të bëhet tërheqëse për turistët. Ideja është të ketë sipërfaqe të gjelbra, një qendër informative dhe një godinë për murgjit, të cilët një ditë do ta shndërrojnë tempullin në një vend të gjallëruar. Arkeologët nga rajoni, nga ana tjetër, e konsiderojnë tempullin Krepça si një itinerar i përbashkët turistik, bashkë me kështjellën e lashtë Misionis dhe aktivitetet e tjera në regjionin e Tërgovishtes.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cila është shija e Bullgarisë - kuzhina si pjesë e kartës sonë turistike

Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..

botuar më 24-06-30 10.05.PD
facebook.com/kreposttamogilitsa

Një pamje e re magjike drejt shpateve të Rodopeve Perëndimore

Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..

botuar më 24-06-29 8.30.PD

Festivali i qershisë fillon në Kjustendill

Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..

botuar më 24-06-28 6.06.MD