Manastiri afër fshatit Krepça të rrethit të Tëgovishtes është një monument i njohur i kulturës, kurse nga ky vit, me vendim të Sinodit të Shenjtë, tashmë është manastir funksionues. Tani për tani ai është i njohur ndër historianët, por së shpejti do të fitojë popullaritet edhe ndër turistët dhe pelegrinët. Atje ndodhet mbishkrimi më i vjetër në alfabetin cirilik, i zbuluar deri tani në trojet tona. Ky është një mesazh i gdhendur lart në shkëmbinjtë prej guri gëlqeror i një murgu të panjohur ndaj brezave të ardhshëm. Manastiri e ka emrin “Të gjithë shenjtorët bullgarë”, kurse festa e tempullit është të dielën e dytë pas Pentikostisë.
Vetë kompleksi i manastirit gjendet në tri nivele në shkëmbinjtë, kurse atje ka qeli, kisha dhe varreza. Afër tempullit, të ndërtuar në vetë shkëmbin, arrihet në një shkallë prej metali,që u ndërtua para pak kohe me mjete evropiane. Do të angazhohen arkitektë, të cilët të formojnë tërë hapësirën rreth shkëmbinjve, që të bëhet tërheqëse për turistët. Ideja është të ketë sipërfaqe të gjelbra, një qendër informative dhe një godinë për murgjit, të cilët një ditë do ta shndërrojnë tempullin në një vend të gjallëruar. Arkeologët nga rajoni, nga ana tjetër, e konsiderojnë tempullin Krepça si një itinerar i përbashkët turistik, bashkë me kështjellën e lashtë Misionis dhe aktivitetet e tjera në regjionin e Tërgovishtes.
Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..
Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..