Grupi legjendar bullgar “Ostava” rikthehet në skenën muzikore me albumin e tij të ri, qe titullohet “Oqean”. Ai përfshin 12 këngë të reja dhe dy të vjetra, që nuk janë të ofruara deri tani. Disku është i pesti me radhë në biografinë e grupit, ndërsa nga ai i fundit e ndajnë 7 vjet. Vokali Svilen Noev tregon, se gjatë kësaj periudhe nuk kanë punuar në mënyrë shumë aktive.
Le të kthehemi në vitin e largët 1991. Atëherë Georgi Georgievi (kitarë dhe vokal), Bojan Petkovi (bas) dhe Dragomir Dimitrovi (bateri) krijojnë grupin “Ostava”. Pas kësaj formacionit iu bashkua dhe Svilen Noevi (vokal). Katër vjet më vonë erdhi dhe Daniel Petrovi (bateri).
“Çdo album i grupit “Ostava” ka stilin e vet – vazhdon Svileni. – Ai i fundit është “indie rock, që do të thotë “Independent rock”. Është përzierje e shumë stileve të tjera muzikore si pop, punk, xhaz. Gjithmonë kërkomë tingëllimin dominues të muzikës pop në incizimet që bëjmë. Mendoj, se kjo është tendencë botërore – gjatë incizimit të ketë radiofoni, ndërsa në koncertet është ndryshe. Këtë e kemi arritur në sajë të të riut Martin Stojanov – një pianist i jashtëzakonshëm dhe audio inxhinier i jashtëzakonshëm, i cili i bëri këngët “super punk” të tingëllojnë si kënge të bukura pop.”
Le të rikujtojmë, se grupi “Ostava” ka shënuar suksese të konsiderueshme në skenat muzikore në vendin tonë dhe jashtë shtetit. Gjatë viteve 90 formacioni incizoi albumin e tij të parë dhe kënga “A do të vish me mua”, e cila u sigurojë muzikanteve vendin e parë në klasifikimet. Ajo u shpall kënga më e mirë e rokut alternativ në Edicionin e tretë të Çmimeve vjetore muzikore të televizionit MM. Pasi Mihail Shishkovi i bashkua grupit ishte incizuar dhe albumi i dytë. Gjatë kësaj periudhe popullaritet të madh fitoi kënga “Çokollatë”, e cila u ngjit në vendin e parë në klasifikimin “Top 100”. Ja se çfarë tjetër na tregoi Svileni për albumin e fundit.
Svileni na tregoi, se së shpejti grupi do të ketë shumë koncerte ku do të prezantojë albumin e ri. Ndërsa pas ditëve të numëruara do të takohen me publikun e Londrës. “Ky është emocion i ri për të gjithë ne – interpretimi live dhe takimi me publikun. Ai gjithmonë na ndihmon që të bëjmë përzgjedhjen më të mirë prej muzikës sonë”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..