Më 30 tetor në Prizren u mbajt Konferenca me temë: “Promovimi i turizmit rajonal në mediat ndërkombëtare”, organizuar nga Komuna e Prizrenit dhe implementuar nga Agjencioni për Zhvillim Rajonal-Jug. Në vazhdim të dy ditëve 20 gazetarë nga 10 shtete të Evropës kanë pasur mundësi të njihen me kapacitetet turistike në Prizren, Suharekë, Dragash, Mamushë, Rahovecë dhe Malishevë. Mysafirët e huaj mbeten të fascinuar nga bukuritë natyrore, mikpritja, traditat, historia, ushqimet, arkitektura dhe multietniciteti i regjionit.
Më shumë rreth aktiviteteve të konferencës ndërkombëtare dhe strategjisë për promovimin e turizmit në regjionin jugor të Prizrenit mësojmë nga Drejtori për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prizrenit, z. Mensur Bytyqi:
Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..
Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve..
Shpella “Biserna” hapet për vizitorët nga 6 prilli, njoftoi Bashkimi Turistik Bullgar. Shpella më e gjatë dhe më e bukur në Pllajën e Shumenit - "Biserna" tërheq mijëra njerëz çdo vit. Rruga brenda është e gjatë rreth 800 metra në një drejtim...