Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarë diskutuan në Sofje problemet e studimeve kozmike

БНР Новини
Foto: BGNES

Nga data 4 deri më 6 nëntor në Sofje u mbajt Konferenca e XI shkencore me pjesëmarrje ndërkombëtare “Kozmosi, ekologjia dhe siguria”, organizuar nga Instituti për Studime dhe Teknologji Kozmike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Në të u përfshin mbi 70 pjesëmarrës nga vende të ndryshme, mes të cilave ishin Bullgaria, Rusia, Franca, Greqia, Italia, Maqedonia dhe u paraqitën mbi 100 raporte. Ndër tematdiskutuara, krahas studimeve të lëvizjeve kaotike të trupave qiellorë dhe funksionimit të komplekseve të aviacionit pa pilotë, ishte zbatimi i studimeve kozmike në sfera të ndryshme të jetës së njeriut si monitorimi i katastrofave ekologjike, rritja e bimëve në  serrat kozmike, ndikimi i fushës magnetike mbi organizmat e gjallë dhe përdorimi i saj si terapi shoqëruese në hipertoni dhe si profilaksi të infakrtit dhe insultit, metodat nga distanca për kërkimin dhe studimin e naftës dhe gazit.

“Konferenca kaloi nën shenjen e aderimit të Bullgarisë në Agjencinë Kozmike Evropiane. Ditën e parë të konferencës në parlament u miratua njëzëri asociimi dhe ratifikimi i  marrëveshjes së nënshkruar nga Ministri i Ekonomisë Llukarski para disa muajve. Kështu do të mund të realizojmë mundësitë, që Agjencia Evropiane u jep studimeve kozmike në Bullgari” – deklaroi Drejtori i Institutit t për Studime dhe Teknologji Kozmike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave prof. Petër Gecov.

Në forum u theksua bashkëpunimi i suksesshëm midis Bullgarisë dhe Rusisë në studimet kozmike:

“Na lidh një miqësi tradicionale shumëvjeçare. Një pjesë e madhe e sukseseve të saj Bullgaria i ka në saj të bashkëpunimit me Rusinë. Ne jemi vendi i gjashtë në botë që ka kozmonaut te vetë dhe shteti i tretë që ka  filluar prodhimin e ushqimeve kozmike. Kemi dy kozmonautë – Georgi Ivanov dhe Aleksandër Aleksandrov. Gjithçka u detyrojmë veteraneve në këtë degë, të cilët na dorëzuan stafetën. Detyra jonë është t’ u transmetojmë dijet tona  brezave që vijnë pas nesh, që të mos mbyllet në Bullgari një fushë aq interesante e shkencës dhe teknologjive” – nënvizoi prof. Gecov.

Sot specialistë bullgarë punojnë në kuadrin e projekteve ndërkombëtare në sferën e studimeve kozmike dhe teknologjive për NASA, COSPAR, IAF, DARA etj. në bashkëpunim të ngushtë me një sërë institutesh  dhe universitetesh prijëse botërore. Dëshmi për njohjen ndërkombëtare të punës kërkimore-shkencore të Instituti bullgar për Studime dhe Teknologji  Kozmike është dekorimi me medaljen e artë për inovacione në fushën e aparateve fluturuese pa pilotë i kolektivit të institutit në Forumin e 9 ndërkombëtar për inovacione dhe dije TESLA FEST, me pjesëmarrjen e 400 shpikësve nga më se 25 shtete, i cili u zhvillua para pak kohe.

Një fakt  kureshtar në konferencë parashtroi prof. Llëçezar Filipov nga departamenti “Astrofizika kozmike” pranë Institutit për  Studime dhe Teknologji Kozmike, me ftesën e të cilit shkencëtarë meksikanë sollën në Sofje trupin e balsamuar të një alieni. Siç thonë, njeriu  sheh atë që do të shohë. Kështu që pjesë prej pjesëmarrësve në konferencë arritën të shohin eksponatin unik.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD

Shënojmë Ditën Botërore të Sëmundjeve të Rralla

Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..

botuar më 25-02-28 1.22.MD