Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Historia sllavo-bullgare” – një libër i domosdoshëm

БНР Новини
Foto: Silvija Petrova

Po vazhdon iniciativa patriotike lidhur me botimin luksoz të librit “Historia Sllavo-Bulglare” të murgut Pajisij Hilendarski, i kushtuar përvjetorit të 250-të të krijimit të tij. Georgi Peshev, i cili është nga ekipi nismëtar i këtij projekti, tha, se botimi i dytë përbën një vazhdim të natyrshëm, sepse ndaj këtij libri ka një interes të pashtershëm.

“Botimi i parë tashmë përhapet në botë. Zëvendës presidentja Margarita Popova i dhuroi një copë të këtij libri njërës prej bibliotekave të Marsilit, ku ishte për vizitë. I siguruam Presidencës disa vëllime të këtij libri. Mirëpo, një ekip duke lexuar botimin e parë zbuloi disa pasaktësi të vogla jofaktike, por në të shprehurin. Prandaj disa prej teksteve u korrigjuan. Prandaj botimi i dytë është i përmirësuar dhe i ripunuar. Mirëpo, në tersi përmbajtja e librit dhe dukja e tij e jashtme nuk janë të ndryshuar. Që kur përgatitëm botimin e parë në sajë të ndihmës bujare financiare arritëm të shfrytëzojmë materiale me cilësi të larta, edhe boja e shkrimit ishte nga më të mirat në tregun tonë.”

Mirëpo, pse Shtëpia Botuese Ushtarake “Voenno Izdatellstvo” vendosi të shtypë këtë libër?

“Deshëm të botojmë ndonjë libër që ka të bëjë me edukimin patriotik. Në ushtri, polici, Agjencinë Shtetërore “Sigurim Kombëtar” punojnë njerëz, të cilët shpesh herë kujtojnë kohën, kur shërbimi ushtarak ishte i detyrueshëm për të rinjtë. Të gjithë janë të bindur, se në atë periudhë djemtë edukoheshin edhe në patriotizëm, gjë që tani mungon. Ministria e Mbrojtjes siguroi mjete. Ne – si organizatorë vendosëm se pasi paratë sigurohen nga kjo ministri, atëherë edhe shtëpia botuese duhet të jetë e ushtarëve. Kjo nismë u sinkronizua me igumenin e Manastirit Bullgar në Malin e Shenjtë Arkimandrit Amvrosij, i cili në fakt është pronari intelektual i “Historisë Sllabo-Bullgare” të murgut Pajisij.”

СнимкаPasi flasim për një botim të ri, çfarë është unike dhe interesante në të?

“Një ekip nga Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”, bashkë me disa murgj nga Manastiri në Malin e Shenjtë bashkëpunuan në vazhdim të tri viteve, që të krijojnë origjinalin e këtij botimi. Në fakt ai përbëhet nga dy libra. Njeri është kopje fototipi dhe faksimile e librit origjinal. Mirëpo në të gjuha është pak e pakuptueshme dhe prandaj bëmë dhe një përkthim të tekstit. Kështu që atë që është fotokopjuar nga origjinali mund të lexohet me shkronja të shtypura, jo me shkronja dore. Disa nga togfjalësh janë të pakuptueshme prandaj ka edhe një tekst, i cili është i përpunuar në përputhje me rregullat e gjuhës së sotme bullgare. Kështu mund të kuptohet çdo fjalë dhe të lexohet me transkribimin përkatës. Dhe në se teksti i lashtë është i pakuptueshëm, atëherë mund të shfrytëzohet teksti i krijuar nga profesorët e universitetit dhe murgjit e manastirit.”

Aktualisht libri mund të blihet vetëm në Manastirin Zografski në Malin e Shenjtë. Gjysma prej tirazhit është për këtë manastir. Ka mundësi, që vitin e ardhshëm libri të dalë edhe në tregun bullgar. Disa prej vëllimeve iu dërguan shoqatave të përziera bullgare jashtë shtetit. Ato shoqata kanë rëndësi të madhe për ruajtjen e ndërgjegjes prej bullgari te bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit. Krahas kësaj u dërguan libra edhe në biblioteka në Britaninë e Madhe dhe në SHBA-në. Një ekzemplar i librit ruhet në bibliotekën e Qytetit të Mënikut.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD
Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD