Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2009: Petër Sllabakovi – fjala e dhënë është më se ligj

БНР Новини
Petër Sllabakov
Foto: Ani Petrova

Bullgaria nuk ka Pranverën e vet të Pragës, nuk ka edhe Revolucionin prej Kadifeje, nuk ka organizata si Solidarnost, nuk ka disidentë si Haveli dhe Valensa. Shkaqet kryesore për këtë janë të rrënjosura në psikologjinë e popullit dhe arsyetohen me reprezaljet kundër inteligjencës pas grusht shtetit komunist më 9 shtator të vitit 1944.

Në Bullgari opozita kundër administrimit totalitar dhe veprimet prej disidenti u bënë të dukshëm pak para rrëzimit të regjimit komunist. Ato kishin të bëjnë jo aq me mos durimin e regjimit të Todor Zhivkovit dhe pushtetit të nomenklaturës partiake, por me rezultatet e drejtpërdrejta të kësaj qeverisje, e cila privoi njerëzit nga të drejtat elementare si kjo të thithin ajër jo të ndotur dhe të pinë ujë të pastër. Disidentët dhe organizatat ekologjike u shndërruan në sinonim. Pakënaqësia njerëzore u orientua pikërisht në këtë drejtim. Fillimi i ndryshimeve në Bullgari në vitin 1989 lidhet ngushtë me pozitën kritike shprehur nga intelektualë bullgarë mbi disa probleme ekologjike. Si rezultat ata njerëz dolën në plan të parë në skenën shoqërore. Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet një incizim i artistit Petër Sllabakov që nga kjo periudhë:

“Të nderuar bashkëqytetarë, shteti është ndotësi kryesor në vend. Frika, që ekzistonte deri tashti, më duket se po ik. Për herë të parë shikoj në fshatrat rreth Sofjes dhe në brendësinë e vendit, aq shumë njerëz të grumbulluar në një vend. Asnjeri nuk do të na ndihmojë, në se vet ne nuk do ta bëjmë këtë. Çështja për Uzinën Kremikovci e shtruam para më se një viti. Dimë, se ata, që popullojnë Rrafshinën e Sofjes gëlltitin nga 60 gramë pluhur. Këtu mësuam, se në rajonin e uzinës pluhuri është nga 200 gramë. Gjendja është e tillë në mbarë vend. Gjergj Dimitrovi kishte thënë, se për një 15-20 vjet duhet të tejkalojmë ekonomikisht shtetet e avancuara kapitaliste. Për fat të keq, ne nuk arritëm ta bëjmë këtë. Mirëpo, nga pikëpamja ekologjike ne i kaluam të gjitha shtetet kapitaliste, dhe tani ata shikojnë vetëm tymin tonë.”

Më 23 prill të vitit 1990 u formua Klubi Politik “Ekogllasnost” – partia e parë autentike në mbrojtjen e natyrës në Bullgari, trashëgimtare e Komitetit Shoqëror të Mbrojtjes Ekologjike të qytetit Ruse nga marsi i vitit 1988. Në Kuvendin e Madh Popullor, zgjedhur më 10 korrik të vitit 1990 hyrën 17 deputetë të Klubit Politik “Ekogllasnost”. Prej tyre 15 nënshkruan Kushtetutën e Re miratuar në vitin 1991. Kryetar i parë i partisë u zgjodh artisti Petër Sllabakov, i cili u bë një simbol dhe shembull për njerëzit, të cilët e shndërruan luftën për natyrë të pastër në kauzë politike. Dhe megjithëqë nuk kishte mbaruar shkollën e lartë teatrore ai kishte më se 150 role në kinema, edhe më shumë në teatër. Të paharrueshme janë rolet e tij në filmat “Tufa rob” të regjisorit Duço Mundrov, “Shibill” të Zahari Zhandovit, “Mbreti dhe gjenerali” të Vëllo Radevit, “Yje në flokë, lot në sy” të Ivan Niçevit, “Kohë e përjetshme” të Asen Shopovit, “Çati” të Ivan Andonovit e shumë të tjerë.

Si një nga figurat e ndryshimeve politike pas vitit 1989 dhe njeri nga themeluesit e Bashkimit të Forcave Demokratike, Petër Sllabakovi mbronte parimet njerëzore. Vet ai thoshte, se është “gjithmonë në opozitë”. Megjithëqë ishte deputet, ai nuk pëlqente kostumet, këpucët me shkëlqim, demagogjinë. Dhe kur “kostumet” në Parlament zëvendësuan idetë, Sllabakovi u tërhoq nga skena politike. Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet incizimi i fjalëve, me të cilët ai hoqi dorë nga karriera e politikanit:

“Disa njerëz e konsiderojnë pozitën time shumë të ashpër. Pozita ime nuk është e ndryshuar që kur linda. Unë nuk kamë ulur para asnjërit dhe gjithnjë kam thënë atë që mendoj. Nuk më pëlqen të poshtërojnë njerëzit... Në dosjen time shkruan, se jam anarkist, se nuk respektoj shumë gjëra. Unë personalisht në të vërtet mendoj, se mund të drejtohet një popull, mund të qeveriset një shtet, mund të organizohet një botë edhe pa ligje – me marrëdhënie të mira reciproke me fjalën e dhënë. Sepse për mua fjala e dhënë është më se ligj.”

Petër Sllabakovi disa herë e pushuan nga puna, ndërsa katër herë e përjashtuan nga radhët e Partisë Komuniste Bullgare. Megjithëkëtë deri në fund të jetës ai i mbeti besnik filozofisë së tij jetike dhe gjithnjë thoshte çfarë mendon. Rolet e tij të shumta si në jetë, ashtu edhe në skenë janë një shembull për dinjitet, ndershmëri, sinqeritet dhe liridashësi.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 1993: Ljuben Berovi – “njeriu prej kashte”

Pas rrëzimit të kabinetit të kryeministrit Filip Dimitrov, qeveria e mëpasshme e Bullgarisë mbeti në pushtet dy vjet. Më 30 dhjetor të vitit 1992 këshilltari i çështjeve ekonomike të presidentit Zhelju Zhelev – profesor Ljuben Berov, qëndroi në krye të..

botuar më 15-07-18 9.05.PD
Kabineti i Filip Dimitrovit

1992: Filip Dimitrov – kryeministër “me pak, por përgjithmonë”

“Detyra jonë është që ta bëjmë Bullgarinë një shtet normal, jo një shtet të përkryer. Për njeriun është diçka natyrore që të jetojë në një botë, në të cilën shteti nuk i kap atë për qafë, nuk përcakton punën e tij, nuk paracakton botëkuptimin e tij dhe..

botuar më 15-07-11 1.15.MD

1991-a: Elisaveta Bagriana – shekullorja dhe unikja

E bukur, e mençur, e talentuar dhe disi ekzotike, Elisaveta Bagriana (1893-1991) është ylli i hapësirës kulturore bullgare, ku dominojnë burrat. Megjithë dhembshurinë dhe natyrën e saj delikate, poetesha është treguar papritur e fortë dhe mbijetuese në..

botuar më 15-07-04 11.15.PD