Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Miqtë e fëmijëve me autizëm e dëbojnë vetminë e tyre

Foto: arkiv

Kohët e fundit në media flitet gjithnjë e më shumë për autizmin. Mendohet se fëmijët-autistë janë gjenialë në disa fusha, por te ne shumë shpesh këtyre fëmijëve madje nuk u vendoset diagnozë e saktë. Në Bullgari nuk ka statistikë të saktë për numrin e fëmijëve në vit, që marrin diagnozën “autizëm”. Asnjë institucion nuk bën sondazhe të tilla. Sipas të dhënave jozyrtare një nga 80 fëmijë në vendin tonë ka autizëm, kurse katër nga pesë fëmijët e diagnostikuar janë djem.

Në fakt këta fëmijë nuk janë pak dhe në shikim të parë ata duken si moshatarët e tyre. Problemet me mjedisin dhe komunikimin bëhen të dukshme, kur një fëmijë i tillë gjendet në kopshtin e fëmijëve, ose në shkollë. Mjedisi atje nuk është i përgatitur për t’u takuar me autistët. Problemet e komunikimit të vogëlushëve-autistë janë sfida më e madhe në familjen e tyre. Qëllimi kryesor në kujdesin për këta fëmijë është krijimi i një personaliteti të pavarur, i cili të mund të zhvillojë potencialin e vet.

Vlladimir është një fëmijë autist. Ai ishte pothuajse tre vjeç, kur nëna e tij vuri re se ai nuk fliste dhe nuk reagonte kur kishte fëmijë të tjerë rreth tij, duke u përqendruar vazhdueshëm te sende të ndryshme, të cilat madje nuk ishin lodra. Për fat të keq nuk ka kopsht të përshtatshëm për këta fëmijë, si Vlladi, megjithëse sipas ligjit ata e kanë këtë të drejtë. Zakonisht, kur në familje ka fëmijë-autist, njëri prindër duhet të mbetet në shtëpi, që të mund të kujdeset për të. Problemi është se te ne nuk ka institucion, i cili të angazhohet me autistët. Në disa vende ka qendra ditore, por të gjitha ato nuk janë falas. Nuk ka edhe specialistë të përgatitur, të cilët të mund të punojnë me këta fëmijë. Megjithëse numri i fëmijëve me autizëm vazhdon të rritet gjatë disa viteve të fundit, këta njerëz mbeten të padukshëm në shoqërinë tonë.

Para pak kohe Kryqi i Kuq në Sofje filloi punë mbi një projekt të tij në ndihmë të fëmijëve-autistë në qytetin e madh. Të gjithë pjesëmarrësit janë të bindur se fëmijët me probleme në komunikim mund të integrohen krejtësisht, në qoftë se kujdesemi për ta në mënyrën e përshtatshme. “Pengesa kryesore është moskuptimi se ata janë si të gjithë të tjerët” – na shpjegon Nevelina Stojneva, udhëheqëse e projektit “Miqtë e fëmijëve dhe të rinjve me probleme nga spektri autist”, të përpunuar në degën e Kryqit të Kuq Bullgar në kryeqytet:

“Projekti filloi para një viti dhe tashmë është duke u përfunduar. Një prej veprimtarive të projektit i është drejtuar shoqërisë. Nga njëra anë ne i informojmë njerëzit për gjendjen e autizmit, kurse nga ana tjetër kemi qëllim të provokojmë empati dhe kuptim ndaj këtyre njerëzve. Gjendja është specifike dhe zakonisht njerëzit, të cilët nuk kanë pasur kontakt me njerëzit autistë, nuk mund ta kuptojnë. Qëllimi i projektit tonë është t’i prishë stereotipat tanë. Për këtë na ndihmojnë 35 vullnetarë të rinj nga Kryqi i Kuq Bullgar. Pjesëmarrja e tyre është shumë e vlershme, sepse ata nuk janë ngarkuar me stereotipa dhe komunikojnë me fëmijët natyrshëm. Grupi ynë target janë të rinjtë e moshës nga 10 deri më 25 vjeç. Ata jetojnë mjaftë të izoluar. Dita e tyre kalon në kabinetin e rehabilitimit, në shtëpi dhe në shkollë, por kudo ata mbeten të vetmuar. Pikërisht në këtë drejtim janë përpjekjet për ndryshim. Punonjësit nga Kryqi i Kuq vizitojnë qendrat për rehabilitim social dhe i ndihmojnë specialistët. Shumë shpesh organizojmë atelie për më të vegjlit, ku ata mund të ndiejnë kujdesin dhe vëmendjen e të tjerëve ndaj tyre. Na bën përshtypje se kjo jep rezultate të shpejta. Në përgjithësi përpiqemi t’i bashkojmë përpjekjet e sa më shumë institucioneve nga sektori shtetëror dhe joqeveritar, të cilat kanë ndonjë përvojë në punën me fëmijët dhe të rinjtë autistë” – shtoi në përfundim Nevelina Stojneva.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD