Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në botën përrallore të piktorit Keazim Isinov

БНР Новини

Para kohe Fondacioni i njohur “Milenium” organizoi në Holandë një konkurse me temë “Një mijë e një shkaqe që të duash Tokën”. Në të u përfshin 32 mijë piktorë nga mbarë bota, mirëpo, çmimi ishte vetëm një. Dhe për gëzimin tonë e fitoi piktori bullgar Keazim Isinov. Ky fakt nuk është tepër i njohur tek ne. Këtë na kujtoi kritiku i artit docent Boris Danaillov duke hapur ekspozitën e piktorit bullgar në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Shkak ishte përvjetori i 75-të i lindjes së krijuesit. Ekspozita përbën pjesë e Sallonit të Galerive në Pallat. Cili është vendi i piktorit Keazim Isinov në artin bullgar shpjegon docenti Danaillov:

“Mendoj, se ai është një krijues origjinal me stil të vet personal, i cili nuk e ka shokun. Dhe nga ky këndvështrim rëndësia e tij po shtohet. Mund të them, se ai është një fenomen i vetmuar dhe jo aq i vlerësuar gjatë dekadave të fundit. Më duket, se ky qëndrim ndaj tij duhet të ndryshohet, sepse ai është një krijues me rëndësi të madhe, me ide interesante dhe tërheqëse krijuese. Ato nuk kanë analogji. Të paktën unë nuk mund të tregoj ndonjë autor tjetër, i cili për nga stili t’i përngjan Keazim Isinovit. Diapazoni i tij i tematikave dhe i subjekteve është tepër i gjerë.”

Dhe thënë më saktë: Keazim Isinov pikturon kompozime, portrete, peizazhe, subjekte biblike dhe folklorike, njerëz të zhveshur, krijon plastika të vogla dhe skulptura. Ai gjen subjektet e tij në antikitetin, në mesjetën, në kohën tonë – në praktikë për të është interesante gjithçka që përmban historia e artit gjatë zhvillimit të tij mijëvjeçar. “Nga kjo pikëpamje Keazim Isinov në të vërtet posedon një paletë të gjerë. Dhe në këtë drejtim duhet të kërkohet rëndësia e tij” – shpjegon Boris Danaillov.

Sipas tij piktori pa asnjë devijim ecën në drejtimin e zgjedhur, pa asnjë kompromis deklaron haptazi stilin e tij personal duke shfaqur këmbëngulje. Mesazhi i tij prej autori është tepër interesant  dhe sikur diktohet nga kjo përgjithësi të tij. Idetë e tij janë në të njëjtën kohë intime por edhe mbarë njerëzore, “Keazim Isinovi në asnjë mënyrë nuk është një autor primitiv, ose naiv, përkundrazi. Ky është një autor i cili posedon një thellësi prej intelektuali dhe guximin t’i japë kuptim këtyre drejtime në artë të cilët i shndërron në armën e vet kryesore. Kështu  shprehja e tij krijuese bëhet e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë” – përgjithëson Boris Danaillov.

Ekspozita e krijuesit Keazim Isinov është nën moton “Njeriu, Toka, Kozmosi”. Për këtë vet autori tregon:

“Njeriu mund të zbulojë Kozmosin vetëm në një lule, në një pemë, edhe në një gur. Pikërisht këtë përpiqem të rikrijoj në tablotë e mia. Pothuajse në çdo vepër të mi ka lule, ka gurë, ka pemë, sepse unë e respektoj natyrën, pjesë prej së cilës janë ato. Më frymëzon natyra, më frymëzon atë që më rrethon. Njerëzit nuk ngjallin tek unë dëshirë të krijoj. Ka njerëz, të cilët meritojnë vëmendje, por preferoj të kaluarën, përjetimet e mija fëmijërore – përrallat, legjendat, të cilat i kam dëgjuar. Kur isha fëmijë nuk kishte televizion, llambat ishin me benzinë. Mirëpo, njerëzit kishin respekt ndaj njeri tjetrit. Dhe nga e gjithë kjo në sajë të kujtimeve, arrij të realizoj tablotë, që shikoni, pra artin tim...”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD