Të punuar prej floriri, argjendi ose tunxhi stolitë ishin pjesë e rëndësishme e veshjeve festive të bullgares. Si të gjitha sendet në praktikat rituale popullore, edhe ato kishin rëndësi të madhe – në radhë të parë shërbenin për zbukurim, në radhë të dytë kishin forcë mbrojtëse. Krahas kësaj ishin pjesë e pandarë e disa riteve dhe zakoneve magjike. Ato hasen si në besimet popullore ashtu edhe në mjekësinë popullore.
Janë të llojllojshme variantet, në të cilat shfrytëzohen stolitë e ndryshme të grave dhe kjo varet nga rajoni. Mirëpo, ka edhe shumë tipare të përbashkëta, për shembull byzylykët kanë rëndësi të madhe në ritet dasmore. Ata vihen në të ashtuquajturin “ujë me lule” me të cilin brumosen bukët. Në disa rajone në të bihen edhe paftat dhe vathët. E gjithë kjo bëhet me besimin, se nusja do të jetë mbrojtur nga sy të këqija dhe të liga dhe me shpresën se në familje do të ketë mirëkuptim. Gruaja ruan stolitë e saj me kujdes të madh gjatë tërë jetës. Pas lindjes së fëmijëve unaza e saj vihet në ujin me të cilin lahen bebet e porsalindura. Ditën e tretë pas lindjes së foshnjës rregullohet një sofër. Në të duhet të ketë kripë, bukë dhe verë. Pranë tyre në afërsi të fëmijës vihen paftat, byzylykët, stolitë e tjera. Sendet e ritit janë për orët, të cilat vijnë në mesë të natës që të paracaktojnë fatin e foshnjës.
Siç dihet unaza ka rëndësi të madhe në praktikat e ritit para martesës. Nata e Vitit të Ri, Ditën e Shën Gjergjit, Pashkët kryhet riti i të quajtur “këndim të unazave”. Ky zakon vjen të tregojë për kë do të martohet vajza. Ditën e Shën Gjergjit mjelja e parë bëhet përmes një unaze, që të mbrohen delet nga sy të këqija dhe gjatë verës të kenë shumë qumësht. Po atë ditë unazë vihet edhe në të ashtuquajturën “ujë të heshtur”, pra ky ujë mbahet në heshtje të plotë nga burimi deri te shtëpia. Me këtë ujë spërkatet kopeja, që të mos vjedhin njerëz të keq qumështin. Një rit i tillë kryhet para shirjes, aty ku do të ndahen kokrrat nga kashta.
Bashkë dhe veçmas paftë, unazë, byzylykë dhe vathë shfrytëzohen në namatisjet për të larguar sy të këqija, frikë, magji. Në se ndonjë nuse e re do të vdesë, atëherë asaj i vihen edhe stolitë. Besohet se ato do ta çojnë në botën e përtejme. Në se një ditë ato stoli do të zbulohen, besohet se posedojnë një forcë të madhe mbrojtëse kundër magjive. Si një shenje e mirë pranohet kur njeriu ëndërron se ka unazë në dorë. Kjo do të thotë pasuri dhe fitim.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BTA, BGNESMyslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..
Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të..