Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2011 – Artisti i paharrueshëm Vellko Kënev

БНР Новини
Foto: BGNES

“Jam i bindur, se edhe shkrimtari i talentuar Stanisllav Stratiev, i cili posaçërisht  për Vellko Kënevin e krijoi rolin në filmin emblematik “Orkestra pa emër”, vështirë do të gjejë fjalë qetësuese, në se do të ishte tek ne. Vellko Kënevi ishte një artist, i cili bënte ashtu që teatri të jetë një festë për spektatorët. Ai ishte nga njerëzit, të cilët lënin nga vete në çdo rol:” Ato janë fjalët me të cilat ministri i kulturës Vezhdi Rashidov përcolli artistin në rrugën e tij të fundit. Fjalët ishin jeta e Vellko Kënevit në skenë dhe në ekran. Dhe megjithëqë ato fjalë ishin të personazheve të ndryshme ai i përjetonte dhe bënte, se ato të dalin nga zemra e tij. Kështu ato fjalë bëheshin pushtuese, pikëlluese, frymëzuese.

“Domethënë, atë që duhet të shprehet me fjalë të huaja, të lexuara në tekst, në mënyrën në të cilën do të thotë personazhi – në asnjë rast nuk duhet të mbetet si një frazë e huaj, ajo duhet të kalojë përmes trurit dhe mendjes” – thoshte vet artisti.

Popullariteti i madh Vellko Kënev i detyrohej më tepër kinemasë. Rolet e tij në filma si “Orkestra pa emër”, “Matriarkat”, “Kohë të burrave”, “Të duash në inat”, “Bon shans, inspektori!” e bënë artistin të paharrueshëm për breza të tëra bullgarësh. Ekipi i një nga filmat më të dashur bullgarë “Orkestra pa emër” kishte ndërmend të mblidhet për vazhdimin e tregimit. Mirëpo, për fat të keq shumë parasë të ndodhë kjo Vellko Kënev u nda nga jeta. Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhen kujtimet e artistit për daljen e tij të parë në sheshin kinematografik:

“Për herë të parë fillova të xhiroj filma në vitin 1973. Përderisa isha student në Institutin e Lartë të ArtitTeatror nuk mora pjesë në asnjë film, megjithëqë regjisori Georgi Djullgerov më ftoi përderisa studiova. Mirëpo, artisti i madh bullgar dhe pedagog Apostoll Karamitev më tha, se nuk do të më lejojë të xhiroj filma. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë, se përderisa nuk do të hyja në teatër dhe nuk do të përvetësoja parimet e profesionit në teatër, gjithë tjetër nuk do të bëhej siç duhet. Dhe mendoj, se ai e kishte të drejtën. Kështu që nga viti 1973 e deri më sot rikrijova personazhe të ndryshme në afro 30 filma.”

Kjo intervistë e artistit Vellko Kënev daton nga viti 1986, koha në të cilën ai xhironte filmin “Të duash në inat”. Për të vet ai thotë: “Ky film dhe ky rol ndoshta janë takimi im më i vërtetë me kinemanë”. Mirëpo, për publikun të gjitha rolet e tij janë një takim të vërtetë me talentin dhe mjeshtrin e tij prej artisti. Në vitin 1978 ai u bë pjesë e trupit të Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”. Në skenën e tij ai rikrijoi role të pjesëve të shkrimtarëve të tillë të mëdhenj si Radiçkov, Vazov, Çehov, Molier, Shekspir, Griboedov, Beket, Dostoevski, Pintër e shumë të tjerë. Për rolin e priftit Krëstjo nga pjesa “Vera e Pashkëve” me regjisor Ivan Dobçev në vitin 1994 mori çmimin “Askeer”. Rikrijimi i rolit të tradhtarit të Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski e mbushte sallën e teatrit më se 10 vite me radhë. Ju ofrojmë një monolog nga kjo pjesë incizuar në Radioja Kombëtare Bullgare, që ruhet në Fondin e Artë. Prapë është Vellko Kënevi:

“Ka një vend afër Sofjes – i quajtur Golgotë... Ka një vend afër Jerusalemit dhe gjithashtu quhet Golgotë, gjë që do të thotë vend i vdekjes. Dhe thoshte Jisu: “O, Atë, fali ata, sepse nuk dinë çfarë bëjnë.”

Për vet shfaqjen “Vera e Pashkëve” regjisori i madh teatror bullgar Leon Daniell thotë: “Pjesën “Vera e Pashkëve” të shkrimtarit Konstantin Iliev, personalisht unë e vura në skenë tri herë në tre teatro të ndryshëm, me artistë të ndryshëm. Gjithnjë mendova se arrita të rikrijoj gjithçka që përmbahet në shprehjet. Mirëpo, kur pash shfaqjen e po kësaj pjese të regjisorit Ivan Dobçev zbulova, se pjesa e mirë është si një pus i pasosur – aq më shumë merret prej tij, sa më shumë ai mbushet.”

Në vitin 207 Vellko Kënev u bë mbajtës i çmimit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Shfaqjeve Solo “Monokëll” në Sankt Peterburg. Më 2 tetor të vitit 2008 u dekorua me urdhrin “Shenjtor Kirill dhe Metodij” shkall të parë – për merita në fushën e kulturës dhe të artit. Po atë ditë shënoi jubileun 60-vjeçar me premierën e spektaklit mono “Dymbëdhjetë monologë të tërbuar”. Duke iu përgjigjur pyetjes cili është iluzioni më i madh në jetën e tij artisti Vellko Kënev thotë:

“Unë vazhdoj të jetoj me ndjenjën se ia kushtova jetën time një gjëje aq të bukur dhe të domosdoshme si teatri. Vazhdoj të besoj, se secili ka domosdoshmëri të prekë të paktën një copëz prej tij, që të larmojë ditën, që të lidhet me fantazinë, përrallën, artin.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitingu paraelektoral i Bashkimit të Forcave Demokratike në Urën e Shqiponjave të Sofjes më 7 qershor të vitit 1990

Viti 1990: Koha është jona?

“Kohë e besimit, shpresës dhe dashurisë, por edhe e mungesës së urtësisë”. Kështu e karakterizon fillimin e viteve 90-të të shekullit të kaluar Petko Kovaçevi, i cili në atë kohë ishte anëtar i Shoqatave të Pavarura Studentore dhe i Organizatës..

botuar më 15-06-27 9.10.PD
Petër Mlladenovi njofton dorëheqjen e Todor Zhivkovit

Viti 1989 – Ndryshimi

10 nëntori i vitit 1989 ishte një datë nga kalendari, e cila për bullgarët e zakonshëm filloi si të gjitha ditët e mëparshme. Në orën 18 fiks, kur nëpërmjet Radios Kombëtare Bullgare iu shprehën falënderime zotit Todor Zhivkov dhe u njoftua, se Petër..

botuar më 15-06-20 9.55.PD
Ekuipazhi i anijes kozmike “Sojuz TM 5” Aleksandër Aleksandrov, Viktor Savinih dhe Anatolij Solovjov.

Viti 1988 – Bullgaria u bë shteti i gjashtë kozmik në botë

A ëndërrojnë kozmonautët kështu siç ëndërrojnë njerëzit e tjerë? Përgjigja pozitive e kësaj pyetje nuk erdhi shpejtë dhe lehtësisht. Kjo u bë në vitin 1988 në kuadrin e programit shkencor “Shipka”, të cilin kozmonauti bullgar Aleksandër Aleksandrov e..

botuar më 15-06-13 3.55.MD