Me rastin e Ditës së Flamurit ju ftojmë të vizitoni qytetin e Prizrenit ku siç thuhet në një fjalë të urtë popullore secili gur është histori me vete.
Qyteti i Prizrenit shtrihet ne pjesën jugore të Rrafshit të Dukagjinit. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se gjatë periudhës së antikitetit këtu ka pasur një jetë aktive. Atëherë qyteti njihej me emrin Theranda. Në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane. Prizreni zuri një vend të veçantë edhe në historinë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Më 10 qershor 1878 u themelua kryeqendra e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sot nën kurorën e qytetit – Kalanë shtrihet një numër të madh objektesh kulturor-historike si Xhamia e Sinan Pashës (viti 1615), Kisha e Levishës (shek. XIV, objekt i UNESCO-s), Kompleksi i Shatërvanit, Ura e Gurtë, hamamet, shtëpitë etj.
Sot do ta vizitojmë Prizrenin bashkë me ciceronen Xhemile Thaçi dhe gazetaren në Radion e Prizrenit Nadire Thaçi-Kryeziu.
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..
Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..