Pyetjes, pse dëshiron ta ngjitësh Everest njeri nga alpinistët më të njohur Xhorxh Lej Mellëri iu përgjigj: “Sepse ai ekziston.” Mellëri dhe Andrju Ërvin u zhdukën pa lënë gjurmë gjatë ekspeditës së tretë britanike në Himalajet në vitin 1924 nën pjesën e sipërme të majës Everest. Përgjigjen e pyetjes “Pse?” dhe sa të ndryshëm janë njerëzit, të cilët vendosën të sprovojnë mundësitë e veta në një garë me natyrën, vitin e 15-të me radhë prezanton Festivali Ndërkombëtar i Filmit Malor “Bansko Film Fest”. Sivjet ai mbahet nga 26 deri më 29 nëntor në pushimoren dimërore bullgare Bansko.
“Kjo është më se një forumi i kinemasë – shpjegon për Radio Bullgarinë drejtoresha e festivalit Natali Petrova. – Një pjesë prej filmave kanë të bëjnë me mënyrën e jetesës, kulturën, fenë e popujve malor. Në këtë kuptim ata përbëjnë mësime të vërteta të gjeografisë, historisë dhe sociologjisë. Ata janë filma profesionalë, të xhiruar nga producentë, regjisorë dhe skenaristë të njohur në këtë gjini kinematografike. Heronjtë janë yjet botërore të alpinizmit, të turizmit dhe të speleologjisë. Pikërisht kjo është më e çmueshmja e filmave, të cilët i prezantojmë. Ata janë në kufirin midis kinemasë artistike dhe asaj dokumentare dhe prezantojnë më të bukurën nga ato dy gjini. Sivjet kemi mysafirë nga 10 shtete. Ndër ta në radhë të parë do të përmend alpinistin çiklist Haralld Filip nga Austria. Me biçikletën e tij ai ngjiti disa prej majave më të larta në botë. Pra ai shkeli kënde, të cilët vështirë kapërcehen edhe nga alpinistë. If Balju nga Franca – një turist, alpinist, shkrimtar, pra njeriu institucion në alpinizmin botëror do të mbajë një leksion dhe do të prezantojë një ekspozitë me fotografi dhe artikuj. Alpinisti zviceran Than Troaje, i cili ka ngjitur 10 maja 8-mijëshe pa aparat oksigjeni dhe është rekorder në ngjitjen më të shpejtë të Everestit nga veriu gjithashtu është ndër miqtë e festivalit. Në Bansko është edhe njeriu i cili i parë fluturoi me aeroplan pa motor mbi Himalajet – polaku Sebastijan Kava, si dhe alpinistja më e njohur italiane Tamara Lunger. Ajo ishte italiania e dytë, e cila ngjiti majën më të vështirë 8-mijëshe K 2 në vitin 2014. Pala bullgare prezantohet nga Bojan Petrovi – biolog, alpinist, i cili bëri ngjitjen e parë bullgare të majës Manaslu në vitin 2015. Këtu janë anëtarët e ekspeditës speleologjike bullgare, të cilët sivjet vizituan Iranin. Duhet të theksoj, se speleologët në shumicën e rasteve mbeten në hijen e alpinistëve. Por nuk ka dyshim se speleologët bullgarë radhiten ndër më të mirat në botë. Publiku do të takohet edhe me vrapuesin malor bullgar Kirill Nikollov – Dizella, i cili sivjet vuri një rekord duke kaluar itinerarin Kom – Emine të malit Stara Pllanina. Krahas kësaj ai u klasifikua i dyti në ngjitjen e shpejtë të Kullës Ejfell në Paris.”
Si një pjesë e rëndësishme e programit shoqërues të Festivalit Natali Petrova dallon bllokun special për fëmijë dhe të rritur “Bansko Film Fest KIDS”. Tashmë disa vite me radhë fëmijët dhe të rinjtë që vijnë në Bansko jo vetëm që mund të zbulojnë troje të panjohura dhe mund të njihen me histori interesante njerëzore, por edhe mund të takohen personalisht me miqtë e festivalit. “Kjo për arsye se interesi ndaj aventurave formohet dhe edukohet. Pikërisht kjo është pjesë e misionit të festivalit tonë – rrëfen Natali Petrova. – Njeriu mund të udhëtojnë në krahët e imagjinatës përderisa lexon, ose shikon ndonjë muze, sepse gjithçka është në mendjen. Dëshira të mësohen gjëra të reja interesante dhe kureshtare është me rëndësi të madhe. Vitet e fundit më bënë përshtypje, se bullgarët nuk e njohin atdheun. Megjithëqë brezi i ri shfaq interes ndaj natyrës, ndaj mbrojtjes së saj, gjë që është shumë mirë. Mirëpo, më duket se tranzicioni që po vazhdon akoma ndikon shumë keq mbi lidhjen njeriu-natyrë. Mirëpo, besoj, se interesi ndaj aventurave mund të ngjallet te të rinjtë. Prandaj besoj, se festivali do të ndihmojë që të provokohet interesi ndaj botës dhe ndaj aventura. Kështu që duke njohur botën, do të njohim më mirë veten dhe mundësitë tona.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..