Tema të njohura dhe të dashura të Puçinit, Çajkovskit dhe Shumanit janë frymëzimi për albumin e ri të Angell Zaberskit -bir, të realizuar me trion e tij. Premiera është më 2 dhjetor në studion koncertale të Radio Plovdivit. Aktiviteti është pjesë e edicionit të V të “Skena e dhomës” – Plovdiv.
Në album pjesët fillojnë me citate të shkurtra të veprave origjinale, duke e lënë dëgjuesin disa sekonda me tingullin autentik të incizimeve të vjetra “kërcëlluese”. Pason një kalim drejt stilistikës së xhazit, një kalim në mënyrë shumë të natyrshme. Tërë koleksioni mund të mbajë emrin “Respekt ndaj Romantizmit”. Autori ka zgjedhur ta quaj “Like Jazz”.
Cili është vendi i albumit të ri në koleksionin e pasur të xhaz pianistit dhe kompozitor të njohur bullgar?
“Për mua kjo është një arritje. Çdo projekt i ri është një shkallë e re lart nëpër spiralin e pafund të muzikës – kjo është kredoja ime. I incizova pjesët me Stojan Jankullovin – bateri, dhe Boris Tasllevin – kontrabas. Të dytë janë muzikantë me të cilët interpretoj shpesh herë dhe tek të cilët gjithmonë kam besim. “Like Jazz” është albumi ynë i dytë , i pari quhet “Reflections”, ai doli para dy vjetësh. Kësaj herë vendosa t’i orientohem muzikës serioze. Ka tre pjesë mbi tema të Puçinit, dy janë nga operat “Turandot” dhe “Bohema”, ndërsa e treta është një pjesë pak e njohur për orkestër me tela. Quhet “Krizantema” dhe është shkruar në periudhën e tij të hershme krijuese, ka ndikime sllave, sipas mendimit tim. Para vitesh babai im më tha, se është mirë ta dëgjojë, por unë nuk ia kushtova vëmendjen e duhur. Pas pak kohe e dëgjova rastësisht dhe u dashurova në të. Çajkovski është i pranishëm me “Valsin e luleve” nga “Arrëthyesja” dhe me një temë të ngadaltë, vërtetë sllave nga Simfonia e tij e gjashtë. Jam përpjekur të mos ndryshojë muzikën e kompozitorëve. Kuptohet, kam përdorur para së gjithësh xhaz harmoninë, por materiali kryesor tematik është ruajtur. Më pëlqen jashtëzakonisht fjala “estetikë” dhe bile në të përditshmen time përpiqem të jem me qëndrim estetik ndaj gjithçka që bëj. Në estetikën është me rëndësi masa – edhe në jetë, edhe në muzikë. Në qoftë se kapërcesh kufirin e saj, përpjekjet bëhen të pakuptimta.”
“Në saj të miqve tanë nga Pallati Kombëtar i Kulturës, organizatorët e koncerteve, do të përsëritim projektin “Klasikja takon xhazin” më 20 dhjetor. Kësaj herë në të do të ketë theksa të rinj – pjesë të njohura të Krishtlindjeve. Aktualisht po punoj mbi aranzhimet. Përveç katër pianove të mëdha në skenë do të ketë dhe orkestër të madhe me tela, ku bëjnë pjesë nxënës të Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..