Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga Varvara deri në ditën e Shën Nikollës – zakone, rite dhe ushqime rituale

БНР Новини
Foto: arkiv

Festat popullore Varvara, Sava dhe Nukullden janë lidhur me po këto data, në të cilat kisha ortodokse nderon kujtimin e Shenjtores Varvara, Dëshmore e Madhe (më 4 dhjetor), Shenjtorit Sava (5 dhjetor) dhe Shenjtorit Nikolla i Mirës së Likisë (6 dhjetor).

Si shumica e riteve folklorike – të krishtere Varvara, Sava dhe Nikullden mbajnë  shumë prej tipareve të riteve pagane që me siguri janë kryer në po këto data në epokën para krishterimit. Në shumë  vendbanime të Bullgarisë se Mesme Perëndimore dhe pjesës së Bullgarisë Veriperëndimore festa e Shenjtores Varvara quhet gjithashtu Krishtlindja e grave. Vajza të reja të veshura me kostumet e tyre festive popullore bëjnë vizita nëpër shtëpitë e fshatit. Mbajnë  me vete qese, ku mbajnë dhuratat që marrin. Vajzat këndojnë këngë të ritit, bekojnë për shëndet dhe pjellori. Të zonjat e shtëpisë i presin me gëzim dhe u ofrojnë  fruta të thata dhe arra. Po këtë ditë gratë në mëngjes bëjnë pite pa tharm. Këto pite për nder të Shenjtores Varvara bëhen për shëndet – në vend të parë të fëmijëve, pjesëtarëve të tjerë të familjes dhe bagëtisë. Qe kur janë të ngrohta gratë i lyejnë me mjaltë  ose reçel dhe dalin para shtëpisë ose në ndonjë udhëkryq dhe japin prej tyre kalimtarëve. Ai qe merr copën e bukës duhet të thotë urimin “Dhëntë  Zoti  jetë dhe shëndet  familjes suaj dhe bagëtisë në shtëpinë tuaj!” Për ditën e Shenjtores  Varvara gjithashtu duhet të zihen fara dhe bime të ndryshme bishtajore, të ëmbëlsuar me mjaltë. Besohet, se ato do të zbusin plaken dhe do të parandalojnë fëmijët prej saj.




Në disa rajone të Bullgarisë Verilindore të tre ditët me radhë të Shenjtorëve Varvara, Sava dhe Nikolla respektohen si Ditët e ujqërve. Ekziston besimi, se Varvara dhe Sava janë dy ujq të çalë, që zakonisht janë në fundin e tufës. Në rajone të tjera i konsiderojnë Varvara dhe Sava si dy motra. E para po përgatit sëmundjet, e dyta i shpërndan. Prandaj Sava konsiderohet si më e rrezikshmja. Shenjtoren Sava populli ynë e lidh me pjellorinë. Ekziston besimi, se buka e gatuar në këtë ditë sipas mënyrës së veçantë do t’u ndihmojë grave me mbeten me barrë. Buka gatuhet  në pranin e gruas më të moshuar në shtëpi. Nusja fillon të sitë miellin me sitën e kthyer mbrapshtë, atëherë gjyshja i thotë: “Kthej sitën që të të kthehet edhe barku!” Dy motrat po gatuajnë gjellët për mysafirët, të cilët do të presë vëllai i tyre Shën Sava. 5 dhjetori kalon në shenjen e ditës tjetër – Nikullden, njëra prej festave më të mëdha kishtare dhe popullore.

Për ditën e Shën Nikollës gatuhen bukë të ritit që janë shumë të larmishme. Bashkë me krapin e mbushur ato janë elementi i detyrueshëm i festës kushtuar këtij Shenjtori aq të respektuar, sunduesi i detit, stuhive detare dhe furtunave. Gruri për pogaçet e ditës së Shën Nikollës po përgatitej që në verë. Përzgjidhen kallinjtë më të mëdhenj të grurit. Kokrrat pastrohen mire, lahen në lumë, thahen dhe ruhen për festën. Prej tyre bluhet mielli i cili pas kësaj kalohet përmes sitës së hollë. Në ushqimin e bullgarëve prej kohë të moçme janë të pranishëm elbi, thekra, tërshëra, misri, por ato nuk përdoren për bukën e ritit. Në disa rajone të vendit gatuhet ribnik – ky është krap i mbushur, i mbështjellë në brumë, të zbukuruar si bukë e ritit. Zakonisht  bukët e ritit dhe tepsia me krapin e gatuar njerëzit e sjellin në kishë që prifti t’i temjanisë. Pas kësaj në shtëpi tërë familja mblidhet rreth tryezës. Në rajone të tjera të vendit priftërinjtë  bëjnë vizita shtëpi në shtëpi për të bekuar bukën dhe krapin. Nga tryeza e shtruar për ditën e Shën Nikollës nuk hiqet asgjë tërë ditën. Ndërsa dyert e shtëpisë janë të hapur për secilin – për fqinjët, të afërmit dhe  kalimtarët e rastit. Deri në ditët tona festa shënohet me solemnitet të madh, sidomos në familjet në të cilat ka njerëz me emrin Nikolla, Nikollina etj., të cilët festojnë ditën e emrit.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD

Plovdivi fton dashamirët e profesioneve të harruara në Muzeun e tij Etnografik

Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..

botuar më 24-06-24 5.30.PD