Sa shtete mund të vizitoni për një ditë? Këtë të diel për një udhëtim kulinar, muzikor dhe kulturor përmes 70 vendeve na ftojnë gratë e Klubit Ndërkombëtar të Grave në Sofje. Për herë të parë ato organizojnë ekspozitën bamirëse pazar të Krishtlindjeve me pjesëmarrjen aktive të bashkësisë ndërkombëtare dhe diplomatike në Bullgari. Më shumë hollësi për këtë veprimtari mësojmë nga ndihmës koordinatorja e pazarit Allbena Xhouns:
“Marrin pjesë 66 vende, kështu që vizituesit do të kenë mundësi t’u kënaqen 66 shijeve të ndryshme. Tërë ditën në skenë do të prezantohet folklori i vendeve pjesëmarrëse. Do të jetë kolorite, interesante dhe argëtuese. Natyrisht banakët më të mëdhenj janë të SHBA-së , Britanisë së Madhe dhe Meksikës, por të gjithë pjesëmarrësit bënë përpjekje të përgatitin gjella të shijshme dhe interesante. Pasi pazari do të jetë më 6 dhjetor – Ditën e Shën Nikollës, të gjithë do të ofrojnë ushqime të gatuara me peshk. Krahas gjellëve do të ketë edhe shumë ëmbëlsira, çokolate, pije, lodra, stoli dhe kozmetikë. Organizojmë dhe një këndë special fëmijësh, ku prindërit mund të lënë fëmijët që të bëjnë pazar.”
Ekspozita Pazar nuk do të jetë vetëm një festë e kushtuar Krishtlindjeve me shumë muzikë, valle dhe gjella nga mbarë bota. Të gjitha mjetet e grumbulluara do të shfrytëzohen për kauza mirëbërëse:
“Qëllimi kryesor i ekspozitës pazar është bamirës. Vjet grumbulluam pothuajse një çerek milion leva, të cilat i dhuruam për qëllime bamirëse. Si një organizatë e grave, natyrisht interesohemi për të gjitha organizatat mirëbërëse të lidhura me gratë dhe fëmijët. Ndihmojmë gra në gjendje jo të barabartë, dhe gratë që dëshirojnë të vazhdojnë arsimin. Përkrahja jonë kryesore është për fëmijët. Në Bullgari ka shumë jetimore dhe ne u ndihmojmë të gjithëve.”
Ekspozita tradicionale mirëbërëse Pazar organizohet në Inter Ekspo Centër në Sofje më 6 dhjetor nga ora 10 deri më 17. Hyrja është 3 leva. Radioja Kombëtare Bullgare është partnerja mediatike e veprimtarisë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Te data e sotme, është e vështirë të thuhet se shteti ka një strategji të qëndrueshme dhe të qëllimshme për bullgarët në mbarë botën dhe ruajtjen e njohurive për fisin dhe gjuhën bullgare. Përkundrazi, secila prej mediave bën atë që mundet dhe atë që..
Në Ditën Botërore të Refugjatëve – 20 qershor, në orën 11:00 në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes do të hapet zyrtarisht ekspozita fotografike kushtuar fëmijëve refugjatë me titull “Pafajësia pa kufij”. Veprimtaria organizohet nga UNICEF,..
Pas zbardhjes së rezultateve të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian (PE), tashmë ka nisur “beteja për pushtet”. Në pamje të parë duket se kontrolli do të mbetet në koalicionin mes Partisë Popullore Evropiane, Socialistëve dhe Demokratëve dhe “Rinovo..
Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte..
Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete..
Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë..