Një banor i Vjenës, artist dhe muzikant për nga shpirti e transferoi shtëpinë dhe biznesin e vet në Sofje. Ndër shumë bullgarë ky fakt shkakton befasi dhe pyetje – me çfarë kryeqyteti bullgar e lë pas “qytetin e valsit dhe dëfrimeve luksoze”. Lidhja midis Bullgarisë dhe Austrisë ka histori të gjatë, forcohet në periudhën pas Çlirimit, kur Sofja është shpallur kryeqytet (në vitin 1879). Atëherë lindi nevoja për mënyrë të re të projektimit dhe ndërtimit dhe në Bullgari erdhën arkitektë të njohur nga Austro-Hungaria, të cilët mbeten për një kohë të gjatë në vendin tonë. Ata projektuan në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit të XX godina të bukura që kanë mbetur deri më sot për krijuar atmosferën e shpirtit vjenez mes banorëve dhe mysafirëve të kryeqytetit bullgar.
“Më kryesorja në punën time është se këtu mund të punojë si në Vjenë para 15-20 vjetëve, kur muzika nuk ishte aq komersiale dhe njerëzit i jepnin më shumë emocione krijimtarisë. Unë jam këngëtar dhe producent dhe shoh si në ditët tona arti shndërrohet në industri . Para shumë vitesh që një këngë të bëhet e mirë, gjithçka varej nga idetë dhe frymëzimi i autorit. Asgjë nuk bëhej shpejtë. Tani, me ndihmën e teknologjive të larta, muzikantët jetojnë në stres të vazhdueshëm dhe konkurrencë. Këtu, në Bullgari, sikur jam kthyer në “kohën e vjetër të mirë”. Miqtë e mi më pyesin pse kam zgjedhur vend, i cili është më i prapambetur nga vendi im. Jam i ndërgjegjshëm, se kjo është e vërteta, por e shtroi vetes pyetjen – gjithçka që ka shkuar më përpara në zhvillimin e vet a është më mirë dhe a e shtyn njeriun të ndihet më mirë dhe të ketë kushte më të mira për krijimtari. Përveç në Austri dhe Gjermani, kam të afërm edhe në Irlandë, ku gjithashtu kam jetuar. Di, se bota është e ndryshme, prioritetet e njerëzve nuk janë të njëjta në Austri dhe Irlandë. Kur erdha në Bullgari për herë të parë, pashë se këtu njerëzit kanë jetë të lehtë dhe të këndshme, siç ishte më përpara jeta në Irlandë. Te unë lindi nostalgjia për ato vite të qeta dhe të gëzueshme. Kështu vendosa që të mbetem në Bullgari. Nuk ishte vështirë, sepse muzika nuk ka kombësi dhe kufij. Kudo ka muzikantë dhe publik që të pranojë. Ndër bullgarët ka më shumë njerëz që merren në mënyrë profesionale me këtë art. Në krahasim me Austrinë ata këtu mund t’i sigurojnë vetës jetesë normale. Në Austri, Angli, Gjermani, por edhe në Irlandë është më vështirë. Shumë muzikantë me përjashtim të më të njohurve, punojnë suplementarisht në zyra, supermarkete, bile si shofer, që të kenë të ardhura normale. Jeta e tyre nuk është e qetë dhe nuk kanë kohë për krijimtari. Shok im i ngushtë është Venci Bllagoev nga Bing Bendi i Radios Kombëtare Bullgare. Ai kishte organizuar klasë mjeshtërore në Austri dhe patëm punë të përbashkët. Atëherë ishin përshtypjet e mia të para të drejtpërdrejta për bullgarët si njerëz të mirë. Ne Evropën Veriore thonë, se në Ballkan ligjet nuk respektohen, por kjo nuk është kështu. Në Bullgari gjej kuptim, njerëzit janë të ndjeshëm, respektojnë ligjet, shfaqin ndjejnë solidariti dhe mirësi.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm"..
Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i..