Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pemët më të preferuara të bullgarit

БНР Новини
Foto: BGNES

Rreth festave të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri më shumë kërkohen bredhat dhe pishat. Me ta e bëjmë shtëpinë tonë më të bukur dhe sjellim ndjenje festive. Gjatë viteve të fundit gjithnjë e më shumë kërkohen pemët festive me rrënjë. Kështu më vonë mund ta mbjellim pemën në kopshtin e afërt, në park apo në oborrin fshatar. Gjatë këtyre ditëve shumë kërkohet edhe thana. Njeriu nuk mund të ketë të gjitha llojet e pemëve në oborrin e vet, por bullgari gjithmonë ka përpjekur ta kompensojë këtë duke mbajtur në shtëpinë e vet sende të posaçme – të dobishme, që kanë veti magjike apo parandalimi – shkruan në një studim të vet gazetari Stefan Janakiev.

Në kulturën popullore bullgare thana është një pemë magjike, sjell shpresë për shëndet, jetë të gjatë dhe fat të mirë. Është simbol i jetëgjatësisë për shkak të lëndës së vet të fortë. Prej thanës bullgarët kanë bërë dorezat më të bukura dhe më të qëndrueshme të armëve, kavallet me zë më të ëmbël dhe pjesët e drunjta të gajdeve. Lënda e fort e thanës është e përshtatshme për lëmim e pastaj mbi të mund të bëhen zbukurime me argjend. Prej thane është shkopi, me të cilin mysafiri i parë në shtëpi në festën e Shën Ignat Hyjmbajtësi(20 dhjetor), trazon prushin në oxhak për shëndet dhe për lumturi. Në çdo një Pazar në Bullgari para Krishtlindjeve shiten degëza thane.

Një pemë tjetër shumë e preferuar për bullgarin është frashri. Për të thuhet se është një dru që sjell lumturi. Ka shumë kënga të Krishtlindjeve, në të cilat këndohet se është “pema e parajsës” apo “pema botërore”. Ndër bimët më të nderuar për bullgarin renditet edhe panja. Nën hijen e saj njeriu mund të fle pa frikësuar nga magjitë apo nga demonët e këqij.  Bariu, i cili i bie kavallit të panjës mund të shkojë edhe në vendet më të rrezikshme, ku jetojnë zanat. Dikur u besua se enët më të rëndësishme të shtëpisë – plloska dhe vedra, po të ishin përpunuar prej panjës, patën mundësi ndaj forcave të këqija.

Në sheshet e fshatrave bullgarët kanë mbjellë akoma një pemë tjetër të preferuar – rrapin. Nën hijen e tij kanë ulur për të pushuar. Sot në shumë fshatra dhe qytete bullgare ka pemë shumëshekullore të këtij lloji. Ju ofrojmë historinë e një druri të tillë. Drejtohemi tek fshati Xhigurovo (Bullgari Jugperëndimore, afër qytetit Sandanski). Ai ndodhet në rrëzat e malit Pirin. Një rrap tetëshekullor është kurioziteti i tij kryesor. Për pemën e vjetër na tregon Snezhana Dimitrova, sekretare e vatrës vendëse të kulturës:

“Në bibliotekën tonë ka një libër, në të cilën është përshkruar legjenda për këtë pemë shekullore. Në fshat pati 2 kisha: “Shën e Diela” dhe “Shën Mari”. Në një ditë festive një prift erdhi këtu për të lutur. Ai nguli në tokë një degë rrapi për të lidhur në të kallin e vet. Pas liturgjisë ai zgjidhi kallin dhe iki, kurse në vendin e degës rriti një pemë të madhe shekullore. Supozohet se mosha e saj është më se 800 vjeç. Gjatë viteve pika më e rëndësishme e fshatit gjithmonë ka qenë vendi rreth rrapit ku po ndodhet sheshi i Xhigurovos. Pranë pemës ndodhet një çezmë, ku njerëzit nga tërë rrethi i qytetit Sandanski vijnë për të mbushur ujë. Uji ynë është shumë i pastër dhe i shijshëm. Rrapi ka një trung të degëzuar dhe në të është formuar një zgërbonjë. Njerëzit e moshuar kujtojnë se në këtë zgërbonjë dikur ka pasur një furrë për bukë. Rreth saj njerëzit u mblodhën për të blerë bukë dhe për të bërë llafe. Për ne ky është një nga vendet më të preferuara të fshatit. Atje ndodhet stacioni i autobusit. E përdorim pemën për të orientuar. Them: “kur arrin rrapin – majtas apo djathtas...”

Gjatë vitit të kaluar rrapi i fshatit Xhigutovo u bë pjesë e listës prestigjioze të pemëve shekullore të Bullgarisë. Ai ishte ndër finalistët e dhjetë të edicionit të pestë të konkursit “Pemë me rrënjë 2014. Deri në finalin e këtij konkursi arriti akoma një pemë tjetër e rajonit të qytetit Sandanski – në kategorinë “Pemët shekullore po flasin” juria klasifikoi Rrapin Lindor, i cili tashmë 13 shekuj hedh hirin e vet mbi vendin ku po ndodhet manastiri “Shën Gjegji Fitimtari”, në fshatin Zlatolist, që ndodhet afër fshatit Xhigurovo.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD