Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspresionizmi bullgar prezantohet në një ekspozitë

БНР Новини
3
“Rrota e jetës”, Tereza Zikopullu

Para kohe Agjencia Shtetërore “Arkiva” hapi një ekspozitë “Ekspresionizmi. Vallëzimi i përjetshëm i jetës”. Ideja u inspirua nga përvjetori i 150-të i piktorit të njohur norvegjez Edvard Munk. Do të kujtojmë, se vepra e tij “Britma” është një nga tablotë më të njohura dhe më të shtrenjta të artit ekspresionist në botë. Motoja e “Britma”, Edvard Munkekspozitës u huazua nga cikli i tij “Larimi i jetës”. Stili i quajtur ekspresionizëm lindi në fillim të shekullit XX. Si rezultat u krijuan vepra të forta të paharrueshme në artin dhe letërsinë evropiane.

Projekti ka të bëjë me ndikimin e ekspresionizmit mbi piktorët bullgarë – si gjatë shekullit të kaluar, ashtu edhe sot. Ekspozita u rregullua me ndihmën e Mekanizmit Financiar Norvegjez. Nisma ka për qëllim të prezantojë vlerat kulturore të Fondit Kombëtar Arkivor nëpërmjet ekspozitave dhe veprimtarive të ndryshme shoqëruese. Në një intervistë për Radio Bullgarinë udhëheqësja e projektit dhe eksperte në Agjencinë Shtetërore “Arkiva” Natasha Dimçeva tregon:

“Që në fillim të shekullit XX me formimin e ekspresionizmit si një drejtim krijues shumë piktorë bullgarë u pasionuan nga ky stil dhe nga temat e tij. Trajtimi i fortë dhe emocional i vuajtjes që haset në krijimtarinë e piktorit Edvard Munk ndikoi mbi zhvillimin e ekspresionizmit – një nga drejtimet më të fuqishme sociale dhe politike në artin botëror. Krijimtaria e tij është një burim i frymëzimit dhe shkak për rimendim të përhershëm tënatyrës njerëzore.”

Sot Agjencia Shtetërore “Arkiva” ruan një sërë fondesh personale të piktorëve bullgarë me veprat dhe me arkivat e tyre. Ekspozita iu kushtohet kontributit amtarë në ekspresionizmin. Në Arkivat Shtetërore ruhen veprat e piktorëve të tillë të njohur si Asen Vasilev, Ivan Milev, Bistra Vinarova, Zlatju Bojaxhiev, Ivan Nenov, Sirak Skitnik, Aleksandër Dobrinov e shumë të tjerë – të gjithë ata krijues, tablotë e të cilëve janë të ndikuara nga stili dhe temat e ekspresionizmit. Ekspozita përbën dhe një urë drejt brezit të ri në artin bullgar të pikturimit.

“Posaçërisht për projekt u ftuan në një simpozium piktorë të rinj, të cilët krijuan tablo jashtëzakonisht të bukura dhe të paharrueshme – thekson zonja Natasha Dimçeva. – Piktorët janë Ema Vankova, Nora Ampova, Kalija Kallëçeva, Tereza Zikopullu, Radosllav Dimitrov-Badulija. Ata krijuan vepra të mrekullueshme dhe me gëzim të madh vizituesit do t’i kënaqen kësaj vazhdimësie në artin e krijuesve të rinj bullgarë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD