2013 mbetet në historinë më të re të vendit tonë si viti i protestave. Për shkak të tyre gjatë shkurtit nga pushteti u largua qeveria e GERB ne krye me Bojko Borisovin, ndërsa pas zgjedhjeve më 12 maj qeveria e koalicionit midis PSB dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë që erdhi në pushtet filloi me emërime skandaloze.
Një situatë pati në Kuvendin Popullor, ku qeveritareve nuk u mjaftoi vetëm një votë që të fillojnë mbledhjet e rregullta parlamentare dhe të zgjedhin kabinetin e ri, çoi në krijimin e metaforës “gishti i artë”. Mbartësi i tij u bë lideri i Partisë “Ataka” Volen Siderov: “Vota e cila siguroi këtë mbledhje sot është imja. Ndryshe nga 97 përfaqësuesit e tjetre në këtë sallë që janë nga Partia GERB, unë jam njeri i përgjegjshëm dhe konsekuent.”
Qeveria e Pllamen Oresharskit u zgjodh me votat e PSB dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë dhe me pëlqimin e heshtur të nacionalistëve. Që me hapat e saj të parë ajo shkaktoi indinjatën e shoqërisë, për shkak të mungesës së transparencës në marrjen e vendimeve, ndërsa për protestat njerëzit u organizuan nëpërmjet rrjeteve sociale.
Një prej vendimeve të para të qeverisë nga data 14 qershor ishte për ndryshime strukturore në shërbimet për sigurinë kombëtare. Për këtë qellim nga Ministria e Punëve të Brendshme u nxor Drejtoria për luftë kundër krimit të organizuar dhe u transferua në Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS).Për kryetar të saj pa asfare debate u zgjodh deputeti Deljan Peevski dhe ky fakt shpërtheu paqen sociale dhe i nxori spontanisht njerëzit nëpër rrugët e Sofjes dhe të qyteteve të tjera të mëdha të vendit. Bullgarët panë mënyrën arrogante të të vepruarit prapa perdes, sipas së cilës u jepeshin urdhra qeverisë dhe ky fakt i bashkoi si kurrë deri tani. Pyetja – kush e propozoi Deljan Peevski, u bë pyetja e vitit. Ja se çfarë tha njeri prej protestuesve.
“Ajo që e kishin planifikuar të bëjnë me megastrukturën DANS plus Drejtorinë për luftë kundër krimit të organizuar ishte një Ministri paralele e Punëve të Brendshme nën kontrollin e oligarkisë. Çfarë mund të presim si rezultat? Reagimi ishte fare normal. Përveç kësaj këta njerëz, të cilët aktualisht mendojnë se janë qeveri, nuk mund të qeverisin – është e dukshme. Ne shohim, se ata nuk mund të marrin vendime në mënyre të pavarur.”
Vera e vitit 2013 është e nxehtë jo vetëm për shkak të temperaturave, por për shkak të gradave të pakënaqësisë popullore.
23 korriku do të mbahet mend si “Nata e autobusit të bardhë” dhe me rrethimin nga protestuesit të parlamentit, ku zhvilloheshin në këtë moment debatet për aktualizimin e buxhetit. Policia u përpoq të shpojë bllokadën me një autobus, me të cilin ajo donte të shpëtojë nga “dashuria e popullit” deputetët dhe ministrat. U arrit në përleshje, gjatë të cilëve kishte njerëz të plagosur. Rrethimi vazhdoi deri në mëngjesin e ditës tjetër.
Gjatë muajit gusht të lejeve vjetore nuk kishte qetësi për ministrat e qeverise së koalicionit dypartiak dhe për “gishtin e artë” që i përkrahte në parlament. Shumica e deputeteve dhe ministrat iu drejtuan rezidencave dhe shtëpive të pushimit në det, por ata ishin shoqëruar nga marshi i protestuesve që u bë i njohur me emirin “Marshi i Oresharskit”.
Më 22 tetor të vitit 2013 filloi një protestë e re – kësaj here e studenteve. Krijohet lëvizja “Studentët që zgjodhën herët” me kërkesa për moral të ri në politikë dhe për dorëheqjen e qeverisë. Më 12 nëntor parlamenti u rrethua për herë të dytë, kësaj herë nga studentët e pakënaqur. Përsëri kishte dhunë policore dhe njerëz të plagosure. “Dorëheqje!”, “Ju jeni turp” brohoritnin njerëzit e mbledhur rreth Kuvendit Popullor.
Me gjithë presionin e vazhdueshëm të rrugës dhe protestave që nuk pushonin, qeveria e Pllamen Oresharskit vazhdoi të qeveriste deri më 23 korrik të vitit 2014. Atëherë, pas 405 ditëve, Kryeministri dha dorëheqjen e kabinetit.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Si kreu i kishës rimokatolike Papa Gjon Pali II pati më se 100 vizita zyrtare në tërë botën. Ai ishte papa i parë që vizitoi sinagogë, xhami dhe kishë protestante – diçka, me të cilën dërgoi mesazhe të rëndësishme për domosdoshmërinë e tolerancës mes..
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 u bënë pikë kthesë në skenën politike bullgare. Fituesi, i cili e vuri fundin e modelit politik me dy pole në historinë më të re të vendit, ishte Lëvizja Kombëtare Simeon i Dytë. Ajo u krijua dhe u kryesua nga..
Irina nga filmi “Duhan”, Zhana nga “Inspektori dhe nata”, Liza nga “Vjedhësi i pjeshkave”, Ana nga “Karambol”, Tinka nga “Djali po ik” ... Dhe të gjitha ato personazhe të filmave bullgarë i rikrijoi Nevena Kokanova. Më se 50 janë rolet e saj në..