Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ura kulturore ndërkombëtare “Sofja takon Luksemburgun”

Prof. Borisllava Taneva me muzikantët e rinj Gavril Lekuit dhe Zala Kravos
Foto: arkiv personal

Në programin e “Festivalit Muzikor të Vitit të Ri” në Pallatin Kombëtar të Kulturës do të mbahen dy koncerte të solistëve dhe kompozitorëve të rinj. Projekti mban emrin Ura kulturore ndërkombëtare – “Sofja takon Luksemburgun”. Ai organizohet nga Asociacioni i Luksemburgut “Artistes en Herbes”, me presidente Allbena Vraçanska. Asociacioni organizon edhe konkursin me të njëjtin emër, kurse ndër anëtarët e jurisë është edhe prof. dr. Borisllava Taneva – pedagoge në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov”. Në saje të dy bullgareve në fund të kësaj jave projekti do të paraqitet para publikut të kryeqytetit. Më 11 dhjetor do të dëgjojmë solistët e Luksemburgut, bashkë me filarmoninë “Pionieri”, me dirigjent Ljubomir Denev – i riu.

Të shtunën në një koncert-matine disa interpretues të rinj do të ekzekutojnë vepra të moshatarëve të tyre, si dhe të disa krijuesve tashmë të njohur. Më shumë hollësi për projektin na solli prof. dr. Borisllava Taneva:

“Do të filloj me vitin 2010. Shpesh kompozoj muzikë për pianistë të rinj, për shkak të faktit se përveç specialitetit piano jam pedagoge edhe në Akademinë Muzikore Kombëtare. Pak para vitit 2010 botova një përmbledhje me pjesë të tilla dhe e dërgova për konkursin unikal për kompozime me tematikë për fëmijë në Luksemburg. Veprat fituan Gran Pri, ky ishte edhe takimi im i parë më këtë shtet. Juria më ftoi për t’u bërë pjesë e saj në edicionin e konkursit vitin tjetër. Konkursi u është orientuar fëmijëve dhe edukimit të tyre muzikor. Kategoritë, në të cilat kompozitorët garojnë, janë dy dhe ato nuk konkurrojnë njëra tjetrën. E para është “Fëmijët kompozojnë për fëmijët”, kurse e dyta “Të moshuarit kompozojnë për fëmijët”. Kompozimet e më të vegjëlve bëjnë përshtypje më të madhe. Në fakt kjo është edhe  një prej kauzave të mia personale dhe profesionale – më të vegjlit dhe më të rinjtë duhet të stimulohen në krijimin e artit. Dëshira ime të gjejë një publik real dhe një skenë për materializimin e këtyre veprave para publikut lindi në mënyrë spontane. Bashkë me asociacionin “Artistes en herbes” dhe presidenten e tij Allbena Vraçanska vendosëm ta realizojmë këtë ide në Bullgari. U gëzova shumë se organizatorët e “Festivalit Muzikor të Vitit të Ri” e pranuan idenë. Atje do të marrë pjesë filarmonia “Pionieri” dhe fëmijë-solistë nga të dyja shtetet. Koncerti-matine ditën e shtunë do të paraqesë veprat e dekoruara të konkursit unikal për kompozimet për fëmijë.”

“I njoh shumicën e fëmijëve, që do të marrin pjesë në koncerte, sepse kam organizuar klasa mjeshtri në Luksemburg – thotë prof. Taneva. – Ata janë të moshës nga 10 deri në 18 vjeçe. Ka interpretues nga kombësi të ndryshme. Mund të dalloj pianisten Zala Kravos, e cila ka ardhur në Bullgari disa herë. Ajo është nxënëse e Mari Zhoao Piresh në Bruksel, e cila është një prej emrave të mëdhenj në interpretimin në piano. Pianistja do të ekzekutojë pjesën e dytë dhe pjesën e tretë të Koncertit për piano dhe orkestër Ravel në G dur. Një pjesëmarrës tjetër i talentuar është Gavril Lekuit. Ai do të interpretojë Rapsodinë e Koncertit për violinë “Cigania”, përsëri nga Raveli. Do të marrë pjesë edhe Nikollaj Dimitrov – një pianist shumë i suksesshëm 14 vjeç nga qyteti Ruse. Ai është mbajtës i shumë çmimeve prestigjioze. Në koncertin ditën e shtunë, ku do të marrin pjesë kompozitorët e dekoruar në konkursin në Luksemburg, do të jetë e pranishme Sofia Bolonaki, e cila ka një çmim nga 2010-ta. Do të paraqitet edhe Marta Gajtanxhieva, me çmimin e tretë të vitit 2015. Nga seksioni për të moshuarit gjithashtu do të ketë disa përfaqësues interesantë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD