Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i drejtësisë dha dorëheqje për shkak të ndryshimeve të votuara të Kushtetutës

БНР Новини
Foto: BGNES

Reforma gjyqësore ishte prioriteti i bashkëqeveritarëve të Bllokut të Reformatorëve në qeverinë e Bojko Borisovit. Të mos harrojmë se Brukseli akoma aplikon një mekanizëm për mbikëqyrje të Bullgarisë dhe Rumanisë në sektorin “Drejtësi dhe rend të brendshëm”. Gjatë janarit sivjet me një shumicë të madhe u pranua strategjia e aktualizuar për reformë gjyqësore. Për zhvillimin e saj ka nevojë për amendamente të Kushtetutës, mirëpo gjatë verës ndryshimet e propozuara të Ligjit Kryesor nuk ishin përkrahur në Parlament dhe atëherë ishte arritur i ashtuquajturi “kompromis historik”. Pikat e kompromisit ishin tri: ndarje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në dy kolegjе, zgjedhje e drejtpërdrejtë е kuotës së magjistratëve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe zgjerim i pushtetit të Inspektoratit. Gjatë shatorit me përkrahjen e fortë të 184 deputetëve amendamentet e Kushtetutës ishin pranuar nga Kuvendi në lexim të parë. Atëherë procedurat ishin përshpejtuar dhe tani nuk pritet kalimi i afatit të parashikuar midis 2 dhe 4 muajve midis leximeve të ndryshme në Parlament.

Të mërkurën në Kuvendin Popullor ishte miratuar ndarja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në dy kolegjе – të gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Kolegji i gjyqtarëve do të ketë 1 anëtar më shumë – në përgjithësi 14: gjashtë të zgjedhur drejtpërsëdrejti nga gjyqtarët dhe gjashtë – nga Parlamenti, kështu edhe dy përfaqësues të Gjykatës së Lartë Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë Administrative. Kolegji i prokurorëve do të ketë 11 anëtarë – gjashtë nga kuota profesionale dhe 5 të zgjedhur nga Kuvendi. 204 deputetë, në krye me partinë GERB pranuan propozimin e formacionit ABV për kolegjin e prokurorëve. Kështu ata nuk morën parasysh “kompromisin historik” të verës. Atëherë 180 deputetë vunë nënshkrimet e tyre nën vendimin për kuota të barabarta. Të mërkurën profesionistët prokurorë mbetën gjashtë, derisa të zgjedhurat nga Parlamenti – pesë. Domethënë kështu tërë kontrolli mbi vendimet e saj mbetet në duart e Prokurorisë. “Kompromisi historik” parashikonte që pavarësia e gjyqtarëve të garantohej me anë të pakësimit të kuotës politike në kolegjin e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, deri sa për kolegjin e prokurorëve parashikohej një përparësi të vogël për kuotën parlamentare – për të garantuar transparencën e vendimeve të prokurorit të përgjithshëm.

Sipas drejtoreshës së programit të drejtësisë pranë institutit “Shoqëri të Hapur” Ivanka Ivanova “në kolegjin e prokurorëve, prokurori i përgjithshëm dhe përfaqësuesit e hetimit janë shumicë. Krijohet një kolegj, në të cilin prokurori i përgjithshëm është organi kryesor për marrjen e vendimeve”. Sipas analizueses ekziston problem edhe me kuotën e gjyqtarëve:

“Pavarësia e gjyqtarëve nuk është vlerë e së njëjtës shkalle, siç është pavarësia institucionale e Prokurorisë. Në BE dhe në botë ka shumë shtete demokratike, në të cilat prokuroria i nënshtrohet pushtetit ekzekutiv. Por nuk ekziston shtet i së drejtës, në të cilin gjykata t’i nënshtrohet ndonjë institucioni. Problemi i dytë është se me transferimin e një numri ndaj kolegjit të gjyqtarëve shkelet standardi i vetëm evropian. Në nivel “Këshill Evropian” nuk ekziston standard për këtë sesi duhet të duken organet që emërtojnë prokurorët, por ka një standard për këtë sesi duhet të duken organet, të cilat emërtojnë gjyqtarët. Ai figuron në një rekomandim të Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropianë, në të cilin thuhet se në këtë organ shumicë duhet të kenë gjyqtarët e zgjedhur drejtpërsëdrejti nga rrethi i gjyqtarëve. Gjatë votimit të së mërkurës u bë e qartë se gjyqtarët në këtë kuotë do të jenë pakicë dhe kështu ne nuk i kemi parasysh standardit të parashikuar evropian.”

Amendamentet kushtetuese të pranuara të mërkurën nuk janë reformë gjyqësore, nuk janë bile fillimi i një reforme të tillë. Ato nuk do ta bëjnë me pushtetin gjyqësor më të pavarur nga interesat ekonomike dhe politike. Në praktikë Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mbetet pa ndryshime deri në vitin 2017, kur skadon mandati i tij.

Të mërkurën pas votimit të anëtarëve të kolegjit të prokurorëve ministri i drejtësisë Hristo Ivanov dha dorëheqjen e tij para Parlamentit Bullgar.

“Me këtë votim ishte bërë një hap i rëndësishëm dhe simbolik ndaj përforcimit të dyshimeve për këtë se në Bullgari gjithnjë e më shumë flitet për epërsinë e prokurorit të përgjithshëm. Për këtë arsye unë, me një lehtësim të madh shpall se tashmë nuk do të ushtroj pushtetin e ministrit të drejtësisë dhe sot do të bëj të gjitha hapat e domosdoshëm për këtë.” Ministri Ivanov nuk mbeti në sallën plenare deri në fundin e diskutimeve, por pas përfundimit të tyre nga tribuna e Kuvendit kryeministri Borisov pranoi dorëheqjen e tij.

Hristo Ivanov u shfaq në skenën politike gjatë gushtit të vitit 2014, kur ishte zgjedhur për zëvendëskryeministër dhe ministër të drejtësisë në qeverinë teknike të kryeministrit Bliznashki. Pas zgjedhjeve parlamentare mbeti në të njëjtin post edhe në qeverinë “Borisov”. Ai ishte ndër ministrat më të kritikuar për shkak të skandaleve të shumta në gjyqësor. Erdhi në këtë post me premtimin se do të japë dorëheqjen e tij në se amendamentet kushtetuese nuk pranohen. Menjëherë pas dorëheqjes së Hristo Ivanovit bashkëkryetari i Bllokut të Reformatorëve Radan Kënev shpalli se ai tashmë bëhet pjesë e opozitës, por saktësoi se flet vetëm për veten. Tha gjithashtu se pozita e Demokratëve për Bullgarinë e Fortë dhe e partive të tjera të Bllokut të Reformatorëve do të shpallet më vonë. Kënevi shtoi se deri tani ai ka marrë pjesë në koalicionin qeverisës vetëm në emër të reformës së suksesshme gjyqësore. “Kurrë nuk blofoj dhe që nga ky moment si deputet nuk do të përkrahë qeverinë e kryeministrit Borisov.U dhamë kolegëve nga partia GERB akoma një mundësi – që të solidarizoheshim me nënshkrimet e tyre të vëra më parë, jo që të solidarizoheshin me ne. Tashmë besimi im personal është krejtësisht i shterur.”

Votimi i amendamenteve kushtetuese shkaktoi tronditje në majat shtetërore dhe partiake. Ato do të ndikojnë jetën tonë politike për një periudhë të gjatë.

“Kalimi i zotit Radan Kënev në opozitë nuk do të thotë se ai nuk do të përkrahë qeverinë – komentoi politologu Dimitër Ganev. – Por është e mundshme që Blloku i Reformatorëve të çahet brenda ditëve të ardhshme. Ministrat nga partia e zëvendëskryeministres Meglena Kuneva dhe Bozhidar Llukarski nga Bashkimi i Forcave Demokratike mund të mbeten pjesë e kësaj qeverisjeje. Bile në se tërë Blloku i Reformatorëve vendos të tërheqë përkrahjen e vet për qeverinë, kjo nuk do të ndikojë stabilitetin e qeverisë dhe nuk mund të flitet për zgjedhje të parakohshme. Në kuadrin e këtij Parlamenti ka shumë variante për formimin e shumicave.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD