Gjatë shtatorit u nda nga jeta Rumen Skorçev – njeri prej piktorëve më të njohur bullgarë, që punojnë në fushën e ilustrimit, grafikës, pikturës dhe artit figurativ. Ai vdiq në moshë 82 vjeç duke përgatitur ekspozitën e tij të radhës për Galerinë Kombëtare të Arteve. Ajo u hap disa muaj më vonë në kujtim të piktorit dhe do të vazhdojë deri më 10 janar të vitit 2016. Kuratore është Suzana Karanfillova, e cila punon me artistin qe nga viti 2000. Ata janë njohur në lidhje me ekspozitën “Grafiku format i vogël”. Atëherë ajo u lidh me të me kërkesën që t’i dhurojë dy grafikeve të tij të vogla Galerisë Kombëtare të Arteve dhe kështu u vë fillimi i dhjetëra dhurimeve që Rumen Skorçev pas kësaj i bëri Galerisë, por edhe i një bashkëpunimi, që vazhdoi 15 vjet midis piktorit të afirmuar dhe specialistes së re në fushën e kritikës së arteve.
“Ishte një njeri jashtëzakonisht i saktë – kujton Karanfillova. – Ishte shumë ekzakt edhe në marrëdhëniet me njerëzit, arkivi i tij personal është përshkruar shumë saktë. Ishte larg pakujdesisë të piktorëve të bohemës, sepse ndoshta ka mbaruar arkitekturë të landshaftit. Ishte inxhinier dhe kjo duket shumë në grafikun e tij, në ilustrimet, në detajet. Dhe tani kur e radhita ekspozitën e tij të fundit, pashë në ilustrimet për fëmijë pranë botimeve të ndryshme letrare, me çfarë kujdes i kishte pikturuar llojet e ndryshme të bimëve.”
Ekspozita “Agime dhe perëndime” mban emrin e librit të tij të fundit, e cila është autobiografike dhe përfshin ese dhe vizatime. Mbi ai ka punuar gjatë muajve të fundit të jetës. Libri doli nga shtypi një dite para vdekjes së tij, më 6 shtator të vitit 2015. “Në ekspozitë kemi vënë fragmente nga tekstet nëtë, që secili vizitues të mund të fitojë një përfytyrim për krijimtarinë e Rumen Skorçevit” – tregon Suzana Karanfillova. Në hapjen e ekspozitës ishin të pranishëm bashkëshortja e tij Eli Skorçeva dhe dy vajzat e tyre Denica dhe Rosica, të cilat gjithashtu janë piktore dhe jetojnë në SHBA. Ata mbërritën posaçërisht për aktivitetin dhe lexuan tekste të shkurtra prej librit.
“Ekspozita përfshin 170 vepra, të cilat janë pjesë e dhurimit të madh që ai ia bëri Galerisë Kombëtare të Arteve gjatë viteve 2003, 2009 dhe të fundit në 2015 që e bëmë bashkë me bashkëshorten e tij Eli. 323 vepra në përgjithësi ka dhuruar Rumen Skorçev, tani prezantojmë gjysmën prej tyre në gjinitë art figurativ, grafikë, ilustrime dhe vizatime. Mendoj, se gjëja më karakteristike për të është prania e fortë e piktorit në çdo një fushë të artit figurativ. Grafika e tij është stile dhe e pastër , veprat e artit figurativ janë me kolorit të pasur, ndërsa ilustrimet jo vetëm e mbështetin tekstin. Siç thoshte ai: “teksti është vetëm një dorëshkrim mbi tavolinën e punës të autorit. Ilustrimi dhe aranzhimi e bëjnë librin”. Në fakt tek ai ilustrimi i librit është vepër ndaj vetë veprës. Ai është autor i shembujve të paarritshëm në ilustrimin tonë të sotëm për fëmijët, si p.sh. në librin “Histori të vogla me bretkosa” të Jordan Radiçkovit, përrallat e Karl Çapekut “Nëntë përralla dhe dy më shumë” , “Gjinkallat trima” të Asen Razcvetnikovit, për të cilat është regjistruar në Listën e nderit të Hans Kristian Andersenit për ilustrime. Ka marrë medalje të nderit dhe diplomë me falënderime nga Ministria e Kulturës e Rusisë për popullarizimin e krijimtarisë së Pushkinit me anën e librave që i ka ilustruar. Unë mendoj, se Rumen Skorçev është një figurë shumë e denjë në kulturën bullgare gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX dhe fillimin e shekullit të XXI. Veprat e tij janë jo vetëm pjesë e koleksioneve muzeale në Bullgari, por edhe në të gjithë botën, ese ai ishte dhurues i madh. Ilustrimet e tij janë pjesë nga mbi 200 veprat letrare – klasikë, mes të cilave janë librat e Javorovit, Pushkinit, Omar Hajan, Bodler, Lorka, Vëllezërit Grim. Libra këto të cilat janë të pranishme në po thuaj secilën shtëpi bullgare dhe të cilat bien në duart e fëmijëve tanë.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..