Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Milen Getov mbledh në një trilogji kujtimet e tij

Foto: sbj-bg.eu

Gazetari dhe regjisor i njohur bullgar Milen Getov u bë mbajtës i çmimit “Josif Herbst” për kontribut të tërësishëm në gazetarinë bullgare (Josif Herbst ishte gazetar dhe botues, njeri nga simbolet e gazetarisë së lirë tek ne. Ai u zhduk pa lënë gjurmë në vitin 1925, në kohën e regjimit autoritar të kryeministrit Aleksandër Cankov). Kështu që Milen Getovi e mori këtë çmim sepse 70 vite me radhë i mbetet besnik profesionit. Është i bindur, se ai nuk e zgjodhi gazetarinë, por vet gazetaria e zgjodhi atë. Kjo ndodhi në front në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Me emrin e tij lidhen dhjetëra materiale gazetareske edhe nga fronti. Shumë prej veprimtarive të tij i janë të kushtuara historisë dhe jetës së sotme të Sofjes. Milen Getovi xhiroi më se 200 pasqyra kinematografike, që ruhen në “Kinematografinë Bullgare”, afro 1000 filma dokumentarë televizivë, shfaqje, reportazhe, programe artistike dhe publicistike, filma artistikë në seri. Tani punon mbi një trilogji, në të cilën përshkruan shekullin XX dhe mijëvjeçarin e ri. Më 6 dhjetor ai mbushi 90 vjet.

Si dëshmitar i tri periudhave historike – Mbretërisë së Bullgarisë, socializmit dhe demokracisë, e pyetëm, si do të karakterizojë secilën prej tyre:

“Pyetja është pak e ndërlikuar, sepse njeriu e pranon rininë si një nga etapat më të bukura të jetës. Mirëpo, duke vlerësuar ato tri periudha mund të them, se periudha e parë më pëlqen më shumë. Ato janë vitet e fëmijërisë dhe të rinisë deri më 9 shtatorin e vitit 1944, kur në Bullgari u vendos pushteti komunist. Më pëlqen Mbretëria e Bullgarisë jo si model politik, por si ekonomi, marrëdhënie midis njerëzve, niveli i arsimit, vlera etike. Për mua kjo ishte periudha më e bukur. Pas kësaj socializmi kishte anët e tij të mira dhe të keqe. Për periudhën e tanishme nuk dëshiroj të flas...

Pse është me rëndësi të tregoni për ato tri periudha?

“Mendoj, se është me vlerë të paraqiten periudhat e ndryshme, sepse brezi i ri nuk disponon mjaftë informacion. Pata fatin të vizitoj shumë shtete dhe të formoj përshtypje për rendet e ndryshme shoqërore në të gjitha variantet e tyre. Prandaj jam i bindur, se të rinjtë duhet të dinë çfarë ishte e mirë, dhe çfarë ishte e keqe, pa asnjë tendencë politike, sepse kjo do të jetë vetëm në dëm të zhvillimit tonë.”

Përsa i përket çmimit “Josif Herbst” krijuesi Milen Getov shpjegon:

“Për mua ky është një çmim i madh. Personalisht unë e di shumë mirë punën e këtij gazetari të madh bullgar. Për fat të keq sot gazetaria nuk është një profesion tepër i respektuar. Ati im kishte miqësi me kryeredaktorin e Gazetës “Utro” që dilte para 9 shtatorit në Bullgari. Prej tij kam dëgjuar, se në të gjitha nismat dhe diskutimet në Këshillin e Ministrave ftoheshin të asistojnë edhe kryeredaktorët e gazetave. Domethënë gazetaria ishte respektuar nga qeveria. Si rezultat gazetarët kishin mundësi të japin informacionin më të saktë. Kështu që sipas meje gazetarët kishin autoritetin e tyre. Mendoj, se kjo duhet të rimëkëmbet, kështu që gazetaria të plotësojë rolin e vet.”

Milen Getovi është regjisor i filmave bullgarë për agjentin Emill Boev. Skenarët e tyre kishin të bëjnë me ideologjinë e socializmit. Si zoti Getov sillet sot ndaj tyre?

“Jashtë gazetarisë kinemaja ishte ëndrra ime. Kurrë nuk mendova, se një ditë do të xhiroj ndonjë film. Mirëpo, pata fat. Skenari i parë, të cilin e pëlqeva ishte i shkrimtarit Bogomill Rajonv – “Melodia braziliane”.  Atëherë dëshira e tij si autor ishte që unë të bëj një variant pa të ndryshoj tekstin e tij. Versioni i parë, të cilin arritëm të realizojmë ishte si teatër televiziv. Suksesi ishte i madh dhe kështu nisi një seri të filmave –  “Një njeri naiv në moshën mesatare”, “Rekuiem për një gruaja të lehtë”, “Tajfune me emra të buta”. Për mua kjo ishte një punë interesante dhe kureshtare.”

Ndoshta keni menduar edhe për një agjent tjetër – Xhejms Bond, përderisa keni xhiruar filmat për agjentin bullgar. Me çfarë dallohet agjenti anglez nga ai bullgar – në këtë rast Emill Boev?

“Kishte një moment moral kur e zgjodha tematikën. Përderisa isha për shërbim jashtë shtetit shikova filma me agjentin Xhejms Bond. Tek ne ata filma nuk shfaqeshin. Në serinë e dytë për agjentin anglezxhiruar në Stamboll, kishte një rast tepër poshtërues për Bullgarinë dhe për dikasteret bullgare të zbulimit.Pasi e pash këtë seri e ndjeva veten të ofenduar. Kështu që te unë lindi një dëshirë morale që të rehabilitoj agjentët bullgarë dhe jo vetëm ata por të gjithë bullgarët në tersi.”

Do të shtojmë se Milen Getovi është pasardhës i fisit të njohur të rilindësve bullgarë Përliçevi. Kështu që nga stërgjyshërit ai e trashëgoi patriotizmin dhe atdhedashësin. Kështu që i prirë nga ato virtyte ai ka vendosur të mbledhë në një trilogji kujtimet nga epokat, në të cilat ka jetuar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD