Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lojërat magjike të fëmijëve nga koha e gjyshërve tanë përmes vështrimit të fëmijëve të sotëm

БНР Новини

“Ka pasur dikur, para shumë, shumë kohe në një qytezë dhe fshatrat përreth saj disa fëmijë. Këta fëmijë nuk kanë pasur kompjuterë, nuk ishin të angazhuar me shumë mësime të matematikës, anglishtes etj., por kanë pasur lojëra magjike. Lojëra, të cilat i kanë shtyrë të qeshin, të kërkohen dhe të jenë bashkë gjithë ditën, të lumture dhe të lirë.” Kjo nuk është vetëm një nostalgji ndaj fëmijërisë së kaluar, por përmbajtja e projektit “Lojërat e shekullit të XX”. Kompleti prej 15 kartolinash me përshkrimin e lojërave të fëmijëve nga njëqind vjetet e kaluara prezanton lojëra të ndryshme. Secila kartolinë është ilustruar nga piktorët e vegjël të Shkollës për artet figurative “Zahari Zograf” në qytetin Samokov.

Autor i projektit është Miglena Gerasimova. Ajo ka mbaruar gjimnazin me mësimdhënie në anglisht në qytetin e saj të lindjes Samokov, pas kësaj arsimin e lartë me specialitetin “Urbanistikë”. Ndoshta lodrat e sotme elektronike të fëmijëve që kanë fiksuar vështrimin e vet në kompjuterët dhe tabletat kanë shkaktuar interesin e urbanistes së re ndaj lojërave të dikurshme në të hapur, të shoqëruar me të qeshurat dhe ngacmimet e fëmijëve. Ja se çfarë na tregoi Miglena me këtë rast:

“Interesi im ndaj trashëgimisë jo materiale kulturore erdhi përpara studimit tim në Universitetin për arkitekturë, ndërtim dhe gjeodezi. Por edhe specialiteti im gjithashtu provokoi interesin tim ndaj njerëzve, që krijojnë hapësirën e qytetit dhe paraardhësve të tyre. Për mua ishte shume interesante, se njerëz të moshuar tregonin për lojëra, të cilat i mbaj mend që nga fëmijëria ime. Financimi i projektit u bë në kuadrin e programit “Trashëgimia e gjallë” të Fondacionit “Punishtja për nisma të qytetarëve”. E realizuam në partneritet me Shkollën e fëmijëve për artet figurative “Zahari Zograf” në Samokov, ku kam qenë nxënëse edhe unë. Ishte  mirë, se patëm mundësi të punojmë me grupe të disa moshave. Me adoleshentët mblidhnim intervistat, vizitonim fshatrat përreth Samokovit. Bënim vizita në vetë qytetin. Biseduam me njerëz të moshuar, i pyetëm për lojërat nga fëmijëria e tyre.  Pas kësaj ata u dorëzonin informacionin e mbledhur më të vegjëlve dhe ne i luajtëm sipas përshkrimeve. Kishte një vazhdimësi  që është suksesi më i madh i projektit. Përveç kësaj më të rriturit përvetësuan aftësi të rëndësishme – të mbledhin informacion mbi një temë të caktuar, të bisedojnë me njerëzit nga një mjedis i ndryshëm për ta, të punojnë me më të vegjlit.”

СнимкаMiglena tregoi se si më të vegjlit i kanë pritur lojërat e vjetra të fëmijëve, që i kanë mësuar në saj të projektit.

“Disa loja (si “Ashikë” ose “Dosat” që është një lojë tipike fshatare) nuk u kuptuan fare nga fëmijët. Disa të tjerë ishin më të kuptueshme dhe interesante për ta. Mendoj se është e mundshme që disa prej tyre të përfshihen në programet pedagogjike të çerdheve të fëmijëve dhe të shkollave fillore. Arsimtarët duhet të njohin interesat e fëmijëve, t’i kenë parasysh dallimet historike dhe kulturore. Dhe më e rëndësishmja – të mund të tregojnë në cilin kontekst ato janë praktikuar, të arrijnë t’u ofrojnë fëmijëve në mënyrë të arritshme për ta. Jam e sigurt se shumë prej këtyre lojërave nuk u ka kaluar koha dhe janë adekuate për fëmijët e sotëm si edhe për të ardhmen. Le të shpjegoj, se ky studim është pjesë e një projekti tjetër më të madh “Portret i qytetit Samokov dhe i krahinës së tij “, i cili do të ndjekë mënyrën e jetesës të njerëzve në të kaluarën, e cila dallon shumë nga ajo sot. Gëzohem se biseda jonë është në prag të festave më të bukura në fund të vitit. Me rastin e Krishtlindjeve  dua të uroj të gjithëve festa te gëzuara, lumturi, dashuri dhe ngrohtësi në familjet. Qoftë Viti i Ri  më i qetë dhe më i lumtur për të gjithë!

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Fondacioni “Punishtja për nisma të qytetarëve”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U mbyll me sukses java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgarenë Tiranë. Kjo ishte dhe java e fundit e shkollës në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, i cili u ofroi pjesëmarrësve kushte moderne bashkëkohore për..

botuar më 24-07-22 1.30.MD

Prej 30 vitesh Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” ofron studime në gjuhën frënge

Donacionet dhe qëndrimi ndaj përparimit të shkencës dhe arsimit vendas janë lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në Bullgari. Falë shpirtit sipërmarrës dhe patriotizmit që arriti ta ruaj në vetvete gjatë dekadave të kaluara jashtë vendit, Evllogi..

botuar më 24-07-22 7.15.PD

Vazhdon Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe..

botuar më 24-07-17 3.20.MD