“Surva, surva, një vit i gëzuar, të mbjella të bollshme në fusha, një mollë të kuqe në kopsht, një misër të verdhë, një kokërr rrushi të madh në vresht, një qese plotë me para... Jetë e gjatë deri mot, deri në motmot!” Janë ruajtur dhe disa tradita dhe zakone tradicionale, të zhvilluara në pragun midis viteve kalendarike.
“Survakane” është tradita tjetër e cila zbatohet në mbrëmjen festive. Fillon kur fillojnë të këndojnë gjelat e parë – pas mesnate. E transmetuar që nga periudha e lashtësisë, ajo ka një simbolikë të thellë. Pavarësisht nga disa hollësi me një karakter koloriti, karakteristike për një vend të caktuar të populluar, në të gjithë vendin “survakaneto” ka tipare të ngjashme dhe ka një kuptim si tipologji me kolendrat. Si në shumë kultura të lashta, në besimet popullore tradicionale bullgare rrethi është simbol i diellit, i Zotit dhe ka funksione mbrojtëse. Survakarët në ngjashmëri me kolendrat formojnë një rreth simbolik rreth vendbanimit, shkojnë shtëpi më shtëpi. Sipas historianëve, në të kaluarën survakarët kanë qenë burra të rinj të martuar. Gjatë kalimit të viteve kjo praktikë ka ndryshuar dhe gjatë 100 vjetëve të fundit në goditjen e njerëzve me thupër thane të zbukuruar që quhet “survaçka” për shëndet marrin pjesë dhe djem fare të rinj. Pas mesnatë më 31 dhjetor duke u gdhirë 1 janari ata fillojnë të japin urime për shëndet dhe bereqet. Mbajnë në duar thupra thane – degë fare të njoma të këputura ditën e mëparshme. Që këtu vjen dhe emri “Surovaçka” ose “survaçka”. Në besimet popullore thana është simbol i rezistencës, të shëndetit dhe të jete zgjatjes. Prekja e kësaj peme të “hekurt” mban në vetvete urimin për po kështu po kaq shëndet të hekurt dhe shumë fat.
Kureshtar dhe shumë domethënës është fakti i cili meriton ta përmendim në ditën festive – në fillim të muajit dhjetor festa popullore Surova ose Surva në qytetin Pernik (një qytet në afërsi të Sofjes) është përfshirë në listën përfaqësive të UNESCO-s për një trashëgimi jo materiale kulturore. Jo rastësisht festivali i lojërave të maskaradave në qytetin Pernik është krijuar gjatë vitit 1966. Zhvillohet çdo vit, kurse gjatë vitit 1985 fiton dhe një statut ndërkombëtar. Tradita Surva është e përshkruar në të gjitha krahinat folklorike. Është e shpërndarë dhe praktika e shoqërisë së beqarëve të cilët kalojnë përmes fshatit dhe i përshëndesin njerëzit duke ju rënë mbi supe me survaçkë. Më në veçanti në rajonet në Bullgarinë Perëndimore. Në varësi nga dialekti vendas ata quhen survaskare, xhemale, xhamali, babugeri, pleq e të tjera. Pjesa më e madhe e kësaj shoqërie janë të veshur me kostume prej lëkurave të kafshëve të ndryshme por me qime nga jashtë. Maskat janë zoomorfe, shpesh janë të formuara si një kompozicion të lartë prej druve të prera fine, të zbukuruar me pendë, me brinjë, dhe fije tekstili. Një element i detyrueshëm janë zilet e lidhura në brez dhe shkopi në dorë prej një druri të njomë. Krahas me kolendrat, kjo traditë ka po kështu një bazë shumë të lashtë mitologjike. E interpretuar në një periudhë kalimtare në ciklin vjetor, ai ka për qëllim të rivendosë bilancin në natyrë dhe në botën njerëzore. Përmes tij pjesëmarrësit – burra të rinj, të cilët gjenden në një moshë kalimtare jetike, përvetësojnë zanatin, normat e sjelljes dhe besimet fetare dhe mitologjike të bashkësisë së vet. Gjatë kryerjes së tij ata kalojnë nga errësira drejtë dritës, nga padija drejt dijes, sigurojnë për veten e vet dhe për bashkësinë një begati dhe mbrojtje.
Më 1 janar festojnë ditën e vet të emrit Vasill, Vasillka, Vasilena, Veselin, Veselina. Vasilia quhet një krijesë mitike, e cila jeton në këngët popullore rreth traditës “këndim i unazave”. Në këtë mënyrë dikur vajzat kanë parë se si do të jetë dhe do të ngjajë burri i ardhshëm i tyre. Sot tradita kryhet në vende të shumta, por më tepër si një lojë teatrale. Janë të ruajtura dhe këngët e ritit për vajzën Vasilija, e cila ka dalë “të nxjerrë unazat prej bakri”. Survaçkat po kështu kanë ruajtur vendin e vet. Thupra thane, të zbukuruara me fije ngjyra-ngjyra dhe materiale të ndryshme do të gjejmë dhe në treg. Por një gjë krejt tjetër është të bëjmë vet. Janë të domosdoshme penj me shumë ngjyra prej leshi, pak fruta të thata, një varg me kokoshka, një thupër thane të shëndoshë dhe të zhdërvjellë-dhe survaçka është gati. Në majë vendosim një mollë dhe një “para të detyrueshme të artë” – që të jetë viti me shumë bollëk i shëndetshëm dhe i pasur.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..