Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fantazi muzikore me motive etno

БНР Новини
Teodosij Spasov dhe kuarteti “Telat qiellore”
Foto: theodosiispassov.com

Vitin 2015 do ta mbajmë mend me shumë projekte etno, të frymëzuara nga muzika popullore bullgare. Në edicionin tradicional të “Fantazive muzikore me motive etno”, ju prezantojmë disa prej tyre. Ato janë krijuar në pika të ndryshme të globit nga autorë me kombësi të ndryshme.

“Telat qiellore” është një nga projektet e shumta të Teodosij Spasovit gjatë viteve të fundit. Ai është drejtor artistik i festivalit “Kalldrëm të verdhë” në kryeqytet, në edicionin e dytë të të cilit tek ne erdhi si mysafir David Dorantes. Muzikanti i njohur bullgar prej vitesh ka projekte të përbashkëta me pianistin e mrekullueshëm të flamengos. Para disa ditësh Teodosij Spasov u kthye nga turneu i tij i radhës në ShBA. Atje ai ishte bashkë me grupin BALKANSKY. Përtej oqeanit interpretuesit kishin takime emocionuese me publikun amerikan dhe me bullgarët, të cilët jetojnë atje. Në qendrën bullgaro-amerikane të artit “Madara” në Boston bashkë me BALKANSKY në skenë dolën Elena Koleva (këngëtare e muzikës xhaz në të njëjtin qytet), kori “Pletenica”, i cili interpreton muzikë bullgare e të tjerë. Kristian Karam – udhëheqësja e “Pletenica”-s është këngëtare dhe pedagoge në Berklee College. Ja se çfarë mendon ajo: “Për mua ishte një kënaqësi e madhe që të dëgjoj maestron Teodosij Spasov, i cili ishte shpallur për “Artist për paqe të UNESKO-s” (2015 Unesco Artist for Peace)”. Ju kujtojmë se që nga viti i kaluar Kristian Karam organizon klasa mjeshtërore tek ne. E do shumë muzikën popullore bullgare dhe ajo gjithashtu ka një projekt të vet bullgar me motive etno – “Naima”. Në të marrin pjesë gjithashtu fyelltari Zhivko Vasilev, kitaristi dhe pianisti Stanisllav Arabaxhiev dhe mandolinisti i njohur Pejo Peev. Muzikantët dhanë disa koncerte tek ne dhe po përgatitin albumin e tyre të parë.

СнимкаVlladko Kërparov është ndër saksofonistët më të talentuar bullgarë. Prej vitesh jeton në Gjermani dhe vazhdimisht jep koncerte në shtete të ndryshme evropiane. Është udhëheqës i disa formacionesh. Këtë vit ai organizoi një turne në disa qytete bullgare me kuartetin e saksofonave “Forkolor“. Pjesët e tij janë një përzierje unike prej xhazi me elemente metro-ritmike dhe melodike të folklorit bullgar.

Këngëtarja e njohur popullore Neli Andreeva është solistja e Ansamblit Folklorik Shtetëror “Filip Kutev”. Këngët e saj janë nga krahina folklorike e malit Rodopa. Ajo krijon melodi, në të cilat gërshetohen elemente pop dhe etno. Kështu gjatë vitit 2015 doli albumi i saj “E vetmja”.

Снимка“Kam lindur në një shtet të vogël. Gjuha e tij flitet nga më pak njerëz sesa është popullsia e Nju Jorkut, ku po jetoj. Pavarësisht nga kjo këngët e bullgareve dëgjohen në të gjitha skajet e botës, udhëtojnë edhe më larg – në anijen kozmike Voyager...” – këto janë fjalët e këngëtares Vllada Tomova, me të cilat ajo prezantoi albumin e saj të parë “Përralla ballkanike” (Balkan Tales). Ai doli në tregun muzikor gjatë vitit 2009 dhe është prezantuar në ShBA, Bullgari dhe në shumë shtete të tjera. Sivjet Vllada mori pjesë në disa festivale bullgare dhe po punon mbi albumin e saj të ri.

СнимкаProjekti “Aka Balkan Moon” ekziston tashmë 3 vjet dhe është prezantuar në disa shtete evropiane. Në të muzikantët e njohur belgë të muzikës xhaz nga grupi “AkaMoon” bashkojnë idetë e tyre me Nedjallko Nedjallkovin – fyell, Stojan Jankullovin – perkusione, Vlladimir Kërparovin – soprano saksofon dhe me këngëtaren popullore Stoimenka Nedjallkova. Të gjitha pjesët janë krijuar mbi bazë të temave folklorike bullgare. Puna e tyre e përbashkët filloi gjatë vitit 2012. Albumi, i cili doli sivjet ishte prezantuar në Bruksel dhe në Sofje. “Dua të nënvizoj se ky projekt është akoma një dëshmi për këtë se folklori bullgar është një vlerë mbarënjerëzore. Për herë të radhës muzika jonë tradicionale provokon artistë nga shtete të tjera, i frymëzon për projekte të reja dhe interesante” – janë fjalët e Nedjallko Nedjallkovit.

“Jeta është muzikë“ është titulli i albumit të muzikantëve Veliçka Çausheva dhe Veli Çaushev. Në të janë mbledhur folklor, xhaz, pop, nganjëherë me ritme orientale. Ky është albumi i parë i këngëtares dhe bashkëshortit të saj, i cili i bie mandolinës. Në të janë përfshirë dy kënga origjinale të “karakaçanëve”. Kështu quhen njerëzit e një etnie të vogël në Bullgari, të cilët ruajnë zakonet e veta interesante. “Muzika e tyre e mban këtë qetësi, të cilën ne e kemi humbur prej kohësh. Mendoj se njeriu, i cili mund ta ndiejë këtë gjendje qetësie është në të vërtet i lumtur.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti më premtove" – një këngë nga Konkursi "Burgas dhe Deti" 2024

Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..

botuar më 24-07-26 2.45.MD

"Nëse telefonon" – një duet i dy interpretuesve të rinj

Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..

botuar më 24-07-25 8.15.PD

Muzikantët e Grupit “Jupiter 7” prezantojnë këngën e tyre më të re

Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe..

botuar më 24-07-24 7.35.PD