Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si e pritëm Ditën e Pagëzimit të Shpëtimtarit nga Bullgaria deri në Antarktidë

БНР Новини

Sipas traditës në Ditën e Pagëzimit të Shpëtimtarit hidhet kryq në ujërat e akullta të lumit ose në ndonjë vend tjetër të mbushur me ujë dhe burrat e rinj hidhen për ta kapur. Burri i cili e kap kryqin do të jetë plotë shëndet dhe i lumtur gjatë gjithë vitit. Me bekimin e ujit bota fiton një vlerë dhe forcë të re. Përfundojnë “Ditët e pista”, forcat e këqija janë të dëbuar dhe të mposhtur, thuhet në legjendat popullore.

СнимкаNë qytetin Kallofer në këtë ditë zhvillohet dhe një valle e luajtur krejtësisht prej meshkujve në ujërat e lumit Tunxha. Mosmarrëveshje e errësuan këtë traditë që herët në mëngjes. Aty rreth orës 8.00, kur prifti duhet të hidhte kryqin në lumin Tunxha, kurse burrat të luajnë valle dhe të këndojnë këngën e parë “Ka dashuruar Vasillka dy veta” u krijua një energji negative dhe një tension. Banuesit e qytetit u zemëruan se një grup tjetër burrash, të cilët nuk janë nga qyteti, të parët kanë hyrë në lum. U arrit deri në një mosmarrëveshje. Emocionet pozitive të vendasve morën epërsi dhe shumë shpejt pas kësaj ata e nisën vallen në ujërat e akullta.

СнимкаBurra të rinj nga qyteti Bllagoevgrad po kështu vallëzonin në veshje popullore në lumin Bistrica. Vitin e mëparshëm ata kanë marrë pjesë në vallen në qytetin Kallofer dhe kanë vendosur ta zhvillojnë dhe në qytetin Bllagoevgrad. Studenti 21 vjeç në degën e informatikës Jordan Bogoev e nxori kryqin e bekuar nga ujërat e lumit. Fati ishte me të pikërisht në ditën e tij të emrit. Ai për herë të parë e kap kryqin, pavarësisht se nuk e ka pritur që kjo gjë t’i rastisë. Qindra njerëz e vërejtën ceremoninë dhe puthën kryqin e kapur nga Jordani.

СнимкаNjë rekord vuri peshkatari 90 vjeç Janko Jankov nga qyteti Sinemorec, i cili u hodh për kryqin në det. Ai është ish aviator ushtarak, i cili është përgatitur me ditë për traditën dhe bile ka ndaluar duhanin. Kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiak të disa fshatrave po kështu nuk e lanë pas dore rastin të përfshihen në “garë”.

Notari Svetlin Ivanov nga qyteti Silistra e nxori kryqin e pagëzuar për herë të 15 të radhës, që është rekord. Çdo vit ai është pjesëmarrësi më i shpejtë.

Në qytetin Kjustendill 18 të rinj morën pjesë në rritin nën tingujt e Orkestrës Frymore të Bashkisë. Nën urën e hekurt të lumit Banshtica ishte bërë një pellg artificial, ku u zhvillua tradita.

СнимкаShoferi 38 vjeç Stojan Ganev kapi kryqin në qytetin Plovdiv. Ai është nga qyteti Haskovo dhe për herë të 5 hidhet në lum. Kësaj radhe fati i buzëqeshi. Gjendja shpirtërore në qytetin Plovdiv po kështu u keqësua për ca minuta, për shkak të ankimeve se disa nga të rinjtë pjesëmarrës kanë përdorur pak më shumë alkool, që të mund të ngrohen.

СнимкаAntonij Antonov 25 vjeçar e nxori kryqin e bekuar sivjet në qytetin Sliven. Ai merret me mundje dhe fitnes. Kërcen për kryqin për herë të parë, në shtratin e lumit Novosellska. Rreth 10 minuta burrat e rinj vallëzuan me brohoritjet “Rroftë Bullgaria”. Ata u uruan të gjithë bullgarëve shëndet dhe fat gjatë gjithë vitit të ri.

СнимкаNë qytetin Varna kryqi u kap nga Anzhello Dimitrov. Ai hidhet për herë të tetë në det, por e kap kryqin për herë të tretë. Në Detin e Zi në qytetin Varna u hodhën përgjithësisht 46 veta. “Lufta” ishte e shkurtër dhe kryqi i hedhur prej druri ishte i kapur shumë shpejt.

Hedhje për të kapur kryqin e shenjtë u zhvilluan dhe në ujërat e akullta rreth Polit Jugor.

СнимкаHerët në mëngjes në Ditën e Ujit të Bekuar një grup i ri nga ekspedita antarktike bullgare arriti deri në ishullin Livingstën në bordin e anijes spanjolle “Esperides”. Pavarësisht nga deti i stuhishëm dhe nga valët 4 metrash, 9 veta u ulën pa pengesa në bregun bullgar në kontinentin e akullt me varka të fryra, për gëzim të ekspeditës, e cila është në bazën bullgare “Shën Klimenti i Ohrit”  që prej 2 muajve e këtej.

Në Ditën e Ujit të Bekuar zhvillohet dhe riti për përurimin e flamurëve ushtarakë dhe të flamujve të shenjtë të Ushtrisë Bullgare. Ceremonia me rastin e bekimit të ujit u shërbye në të gjitha repartet e Ushtrisë Bullgare. Për herë të parë një përurim i flamujve është shërbyer gjatë kohës së mbretit Simeon të Madh, përpara betejës tek qyteti Ahelloj gjatë vitit 917. Deri në rënien e Bullgarisë nën sundimin osman përpara çdo beteje, të cilën e zhvillon ushtria bullgare, është zhvilluar një bekim dhe përurim. Pas Çlirimit kjo traditë është rivendosur.

СнимкаJo vetëm bullgarë me emrin Jordan dhe Jordanka kishin ditën e emrit tek ne. Përgjithësisht 151 852 veta festuan ditën e vet të emrit në ditën e Ujit të Bekuar –më 6 janar. Aty nga fundi i vitit 2015 burrat me emrin Jordan janë 79 354, kurse gratë të cilat e mbajnë këtë emër janë 72 498, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Statistikor.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES, BTA dhe Bulfoto



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD