Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në Shengen – një vështrim nga Brukseli

Intervistë me deputeten bullgare në PE Marija Gabriel

Foto: arkiv

KE mori sigurime nga Gjermania, Danimarka dhe Suedia, se masat e jashtëzakonshme për kontroll të kufijve do të jenë minimale. Kjo u bë e njohur më 6 janar pas takimit të iniciuar nga Komisionari Evropian për Migracionin Dimitris Avramopulos me përfaqësues të tre shteteve në lidhje me reagimin në formë zinxhiri të rivendosjes së kontrollit kufitar ndërmjet tyre. Ai deklaroi, se këto janë shtetet, të cilat janë “shembull i mirë për solidaritetin evropian, mikpritjen dhe lirinë e lëvizjes” dhe theksoi, se e vetmja rrugë është vendimi evropian i të gjitha 28 shteteve anëtare të BE. Situatën me rivendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në Shengen komenton deputetja bullgare në PE Marija Gabriel nga Partia GERB, Zëv/kryetare e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Evropiane.

“Rivendosja e përkohshme parashikohet në vet Kodin për hapësirën Shengen. Nga herë ajo lejon që të destabilizohen rrjetet kriminale, të cilat përfitojnë nga trafiku i migrantëve dhe kriza me refugjatët. Deri sa këto rrjete përpiqen të ristrukturohen, shërbimet speciale po mbledhin informacion të çmueshëm për veprimtarinë e tyre. Kur flasim për Danimarkën ose Suedinë, e cila rivendosi kontrollin kufitar më 12 nëntor të vitit 2015, ka një rënie drastike të kërkesave për strehim. Nga ana tjerët zgjidhja e problemit nuk është në kufirin e një apo tjetri shtet. Zgjidhja duhet të jetë mbarëevropiane dhe nuk ka të bëjë me mbylljen e kufijve. Duhet të rikujtojmë, se hapësira Shengen nuk është vetëm lëvizja e lirë, por hapësirë për këmbim të të dhënave dhe të kontrollit të kufijve të jashtëm. Shkëmbimi i informacionit duhet të kryhet në kohë reale që të mund të reagohet me kohë. Përveç kësaj duhet të flasim për kontroll sistematik të të gjithëve, përfshi ata që kanë pasaporta për zonën Shengen, në hyrje dhe dalje të BE. Kjo nuk është zbatuar deri tani.”

Të gjitha këto probleme do të jenë në duart e Agjencisë së re Evropiane për ruajtjen e brigjeve dhe kufijve në mbrojtje të kufijve të jashtëm, për të cilën prej vitesh zhvillohen debate.

“Gjatë dhjetorit Komisionari mbi Migracionin Avramopulos dhe Zëv/kryetari i KE Timermans deklaruan qartë, se qëllimi kryesor i agjencisë së re është ndarja e përgjegjësisë në menaxhimin e kufijve të jashtëm të Evropës. Prandaj është me rëndësi të ruajmë parimin e lëvizjes së lirë, nga njëra anë, por nga ana tjetër – të përmirësojmë sigurinë e BE dhe të kemi menaxhim efektiv të proceseve të migracionit. Për këtë arsye pjesë e agjencisë së re do të jetë “Fronteks” me përvojën e saj të grumbulluar. Agjencia e re do të ketë pajisje teknike, të cilat do të lejojnë brenda tri ditëve të dërgohen ekipe në rast të situatave emergjente, si dhe nëpunës – 1500 ekspertë. Në agjenci do të ketë Qendër për monitorim dhe analizim të rrezikut, që është me rëndësi të madhe. Agjencia do të ngarkohet me mandat për organizimin e operacioneve të përbashkëta me vende të treta fqinje, sepse migracioni nuk fillon në kufijtë e Evropës. Do të jetë me rëndësi si do të vihet në veprim mekanizmi për marrjen e vendimeve. Së shpejti do të zhvillohen debate për këtë që veprimtaria e agjencisë se re duhet të përfshijë kufijtë e jashtëm të BE dhe jo velëm ata të hapësirës Shengen.”

Si do të jetë hyrja e Bullgarisë në Shengen, sipas Marija Gabrielit?

“Mendoj, se Bullgaria bashkë me Kryeministrin e saj Borisov kanë deklaruar një qëndrim të fortë mbarëevropian. Vendi ynë zbaton me përgjegjësi detyrimet e veta. Kriteret teknike tashme janë zbatuar. Për mua është me rëndësi ndërgjegjësimi, se duke ruajtur kufijtë e veta, garantohet jo vetëm siguria e shtetasve bullgarë, por edhe të mbartë Evropës. Ky qëndrim është i denjë, i cili në plan afatgjatë do të na sjell pozitive dhe argumente, kur do të vazhdojmë debatet për reformimin e procedurave dhe si do të zbatohen ato nga të gjithë.”

Marija Gabrieli deklaroi, se Bulgaria tashmë gëzon përkrahjen për aderimin e saj në Shengen nga ana e PE dhe KE, por rikujtoi, se vendimi merret me shumicë të plotë nga Këshilli i Ministrave.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev: Është shumë e rëndësishme të garantohet funksionimi normal i shtetit

Në fillim të konsultimeve politike për emërimin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit dhe të qeverisë së re të përkohshme, kreu i shtetit tregoi se praktikisht ka nisur fushata zgjedhore. Sipas Rumen Radevit, Asambleja e 50-të Kombëtare nuk ka..

botuar më 24-08-08 6.49.MD

Linja hekurudhore për në Bullgari është e padëshiruar nga autoritetet e reja në Shkup

Në javët e fundit, qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, çuditërisht kërkoi që të ndërpritet ndërtimi i linjës hekurudhore drejt Bullgarisë. Argumentet e palës maqedonase janë se projekti për ndërtimin e hekurudhës..

botuar më 24-08-08 7.05.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD