Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sesioni dimëror i parlamentit fillon pa prioritete të përgjithshme dhe me ndarje të re

БНР Новини
Foto: BGNES

Pas afro një muaji pushim për Krishtlindjet dje parlamenti filloi punimet e tij. Nga deklaratat e zakonshme politike të Grupeve parlamentare dhe nga fjalitë e tjera u bë e qartë, se partnerët në qeverinë e koalicionit (GERB dhe Blloku i Reformatorëve) nuk kanë prioritete të përbashkëta.

Prioritete kryesore ekonomike të partnerit të madh, GERB, gjatë 2016 do të jenë liberalizimi i tregut energjetik, studimet në Detin e Zi për nxjerrjen e gazit dhe naftës, rritja e efektivitetit të shpenzimeve dhe përvetësimi optimal i mjeteve evropiane. GERB do t’u kushtojë përparësi vazhdimit të reformës në sistemin gjyqësor, përmirësimit të lidhjeve midis universiteteve dhe biznesit, lidhjes së subvencioneve për universitetet me cilësinë e arsimit.

Katër nga partitë në Bllokun e Reformatorëve, të cilat vazhdojnë të mbështesin qeverisë, përcaktuan si prioritet propozimet që janë përfshirë në projekt-aneksin, përgatitur prej tyre, pranë Marrëveshjes se koalicionit me GERB – përshpejtimi i reformave në fushën e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, energjetikës, legjislacionit elektoral dhe sistemit të pensioneve. Në emër të koalicionit të djathë – Blloku i Reformatorëve, u deklarua, se stinën e re parlamentare ai e nis unik, me gjithë se në Grupin e tij parlamentar ka 10 deputetë në opozitë (nga Demokratët për Bullgarinë e Fortë dhe nga kuota qytetare) dhe 13 që përkrahin qeverinë (nga Bashkimi i Forcave Demokratike, Lëvizja “Bullgaria për qytetarët”, Partia Popullore “Liri dhe dinjitet”). Demokratët për Bullgarinë e Fortë kanë ndërmend të krijojnë një bllok të ri opozitar.

Partitë të cilat deri tani siguronin mbështetjen parlamentare të qeverisë së koalicionit – ABV dhe Fronti Patriotik, gjithashtu shpallën objektiva të ndryshme. Prioritet për ABV gjatë sesionit do të jetë zgjidha e krizës demografike, ndërsa i Frontit Patriotik – lehtësimi i procedurave administrative që qëndrojnë para veprimtarisë së biznesit të vogël dhe të mesëm. Diferenca u panë edhe mes dy forcave kryesore të opozitës – midis PSB dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. Socialistët do të luftojnë për çështje sociale si rivendosja e tatimit progresit mbi të ardhurat dhe diferencim i TVSH-së. Prioritet tjetër do të jetë “zëvendësimi i neoliberalizmit të tanishëm me shtetin demokratik dhe të së drejtës.”

Pas përjashtimit dramatik të Kryetarit të saj Ljutvi Mestan, LDL u përkufizua si parti e pavarur, bullgare, laike, demokratike dhe euroatlantike. Lëvizja deklaroi gjithashtu, se do lë vazhdojë të jetë forcë opozitare, sepse në qeveri ka elemente ultra nacionaliste, të cilët cenojnë rrugën euroatlantike të vendit. Në këtë mënyrë LDL i hodhi poshtë në mënyrë indirekte prognozat, se mund të afrohet me qeverinë. Kjo hipotezë në fakt ishte përgënjeshtruar edhe nga Kryeministri edhe Kryetar i GERB Bojko Borisov.

Gjashtë deputetët që u larguan nga LDL zunë vend në radhën e fundit të sallës parlamentare pranë 5 deputeteve të tjerë të pavarur. Numri total i të pavarurve tashmë është i mjaftueshëm që të formojnë, në qoftë se do të vendosin, grup të ri parlamentar. Aktualisht elektorati etnik turk në Bullgari është përfaqësuar në koalicionin qeverisës, në opozitë edhe mes deputeteve të pavarur.

Me gjithë se sesioni dimëror i parlamentit po përvijohet si më fragmentar dhe më kontradiktor, tema për zgjedhje parlamentare të parakohshme mungonte në sesionin e parë. Disa ekspertë janë të mendimit, se me datë të sotme shanset të fitojnë vetë në zgjedhje eventuale për një parlament të ri kanë vetëm partia në pushtet GERB, PSB dhe LDL. Kështu që në këto rrethana edhe gjatë sezonit të ri politik Partia GERB do të vazhdojë të ndjekë qëllimet e veta nëpërmjet të ashtuquajturve “shumica të lëkundshme”.

Përgatitim në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD
Ivan Kondov dhe Manuell Saracin

Bullgaria ka një qëndrim të qartë dhe konsekuent ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..

botuar më 24-07-25 12.43.MD