Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti dhe Nënpresidentja – dy rakurse ndaj Bullgarisë

БНР Новини
Foto: BGNES

Në konferencën e shtypit në lidhje me vitin e katërt të mandatit të tyre Kreu i Shtetit dhe Nënpresidentja raportuan për punën e bërë nga institucioni. Duke i bërë bilance veprimtarisë së tij Rosen Plevneliev përmendi ndërtimin e autostradave, zgjatjen e metrosë, blerjen e autobusëve të rinj për Sofjen. Theksoi gjithashtu kontributin e vet për zhvillimin e ekonomisë nëpërmjet patronazhit dhe nxitjes së biznes iniciativave.

“Ndryshova plotësisht prioritetet në energjetikën bullgare. Në vend të tre projekteve ruse, shtrova tre të tjera të arsyeshme: efektivitet, diversifikim dhe liberalizim energjetik.”

Sipas fjalëve të tij, gjatë vitit 2015 është arritur një stabilizim relativ politik, por mungon vullnet të mjaftueshëm për reformë në drejtësinë bullgare:

“Ndryshimet kushtetuese, që u miratuan në fund të vitit, janë një hap përpara, por lanë përshtypjen, se mungojnë guxim dhe vullnet politik për një reformë gjithëpërfshirëse dhe të thellë në gjyqësorin bullgar. Do të përshëndes çdo përpjekje për thellimin e reformës dhe për përshpejtimin e veprimeve në të.”

Sipas Presidentit, kriza e madhe në Bullgari është lidhur me besimin e ulët të qytetarëve në politikanët dhe institucionet. Në këtë kontekst ai kujtoi, për valën e protestave civile në vendin tonë, si dhe votimin masiv në referendumin gjatë vitit të kaluar.

Në deklaratën e saj Nënpresidentja Margarita Popova theksoi, se ka ardhur koha “të mos fluturojmë në retë”: “Ku jemi ne në projektin e shtetit social? A ka siguri sociale? A ka siguri shpirtërore? A ka bashkim social në shoqërinë tonë? Këto janë detyra dhe përgjegjësi të institucionit të presidentit në cilindo shtet të botës.”

Sipas politologut dr. Boris Popivanov – pedagog në Universitetin e Sofjes, fjala e Presidentit prek shumë çështje, që vështirë mund të lidhen me kompetencat konkrete të institucionit presidencial.

“Në këtë spektër Plevnelievi përvijoi një program ambicioz, parashtroi tetë sfida që qëndrojnë për zgjidhje para tij. Sipas mendimit tim, harroi dy gjëra të rëndësishme, që janë lidhur me detyrat e një presidenti në republikën parlamentare. Harroi të përmendë cili është komunikimi midis Presidencës, pushtetit ekzekutiv dhe Kuvendit Popullor në sfondin e skandaleve që u zhvilluan gjatë javëve të fundit. Nuk tha asgjë për partitë në Bullgari, duke harruar se vullneti politik i qytetarëve realizohet nëpërmjet partive dhe jo vetëm përmes referendumit, i cili ishte tema e preferuar prej tij. Raporti i tij ishte në “ngjyrë rose”, ai fliste shumë për përparimin e madh – ekonomik, teknologjik. Nuk tha asgjë për gjendjen sociale në vend. Varfëria, problemet e përjashtimit social, problemet etnike dhe shumë të tjera që mund të jenë shqetësuese.”

Politologu Georgi Harizanov nga Instituti për Politikën e Djathtë konstatoi, se deklaratat në vetën e parë njëjës, në sfondin e kompetencave të Presidencës si institucion, në momente bën përshtypje jo të mirë.

“Nga ana tjetër nuk mund të mohojmë, se njeri prej elementeve kryesore që Presidenti përkufizoi si kontribut i tij personal është ndryshimi i prioriteteve në energjetikën bullgare. Momente të tjera pozitive, përveç referendumeve, janë dalja  nga izolimi i jashtëm politik, pozita aktive ndërkombëtare e Bullgarisë. Ndërsa në drejtim të momenteve negative, kjo është mënyra e ndryshme e diskutimeve të Presidentit dhe të Nënpresidentes, që pas vitit 2013 tashmë nuk na befason.”

BE dhe Bullgaria ndodhen para sfidës të zgjidhin jo një, por 11 kriza dhe secila prej tyre mund t’i dobësojë – deklaroi Kreu i shtetit. Ai përmendi ndër krizat – atë financiare, të refugjatëve, krizën në Greqi dhe Ukrainë, kërcënimin nga terrorizimi dhe kërcënimin për Shengen.

“Nuk kam heshtur në lidhje me veprimet e pushtetarëve në Rusi mbi krizën ukrainase. Sillem me respekt ndaj popullit, kulturës, shkencës dhe arritjeve mbarë njerëzore ruse, por veprimet e Kremlinit për krizën ukrainase janë në kundërshtim me rendin ndërkombëtar juridik. Nuk miratoj krijimin e konflikteve të pezulluara  dhe politikën e fuqive të mëdha dhe sferat e ndikimit, të cilat duhet të mbeten në të kaluarën.”

Politologu dr. Boris Popivanov komentoi pozitën e fortë të udhëheqësit të shtetit mbi krizën ukrainase:

“Plevnelievi dy herë sulmoi, sipas traditës, Rusinë. Sikur nuk i ka të qartë ndryshimet në shtetet prijëse të BE, ndryshimet në Bruksel dhe kërkimin e bashkëpunimit më të gjerë me Rusinë mbi tema si terrorizmi dhe LM dhe në përgjithësi në zbatimi të marrëveshjeve të Minskut. Nuk jam i sigurt, në situatë të tillë udhëheqësi i shtetit a duhet të ketë një qëndrim të tillë ekstrem. Kjo sipas mendimit tim, është njeri prej konfirmimeve të radhës, se Plevnelievi nuk ndihet mirë në petkun kushtetues që e ka veshur dhe synon në çdo mënyrë të ushtrojë ndikim dhe të jetë zë i rëndësishëm, duke shkelur veçoritë e temës politike në Bullgari, të tillë siç është ajo.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhje të parakohshme në asnjë kohë

Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..

botuar më 24-09-27 6.55.PD
Bojko Borisov

Në Sofje e konsiderojnë reagimin e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut si të arsyeshëm

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..

botuar më 24-09-26 11.34.PD
Takimi i ministrave Ivan Kondov dhe Igli Hasani gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork

Për Sofjen dhe Tiranën, Korridori Nr. 8 mbetet një objektiv i përbashkët strategjik

Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..

botuar më 24-09-24 8.52.PD