Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria shënon përvjetorin e saj të 80-të

БНР Новини
Godina e Radio Sofjes më 1942

Në vitin 2016 Radio Bullgaria shënon përvjetorin e saj të 80-të. Që në fillim të vitit 1936 Radio Sofja, siç e kishte emrin atëherë, filloi transmetimin e programeve me valë të shkurtra për dëgjuesit e saj jashtë shtetit. Fillimisht transmetoheshin vetëm lajme të shkurtra në gjuhën esperanto, kurse pas datës 1 maj 1937 programet u bënë të rregullta – pesë herë në javë, në esperanto, në italisht, frëngjisht, gjermanisht dhe anglisht. Më 16 shkurt 1936 (ditën e diel) programi i mëngjesit i Radio Sofjes, i cili transmetohej për vendin, u transmetua edhe me valë të shkurtra dhe u dëgjua në Evropë, Afrikën Veriore, Amerikën Veriore dhe Kanada. Revista “Radioja e Re e Sofjes” publikoi citate të letrave të dëgjuesve nga jashtë, të cilët e kishin dëgjuar emisionin dhe kishin shkruar fjalë shumë të bukura për të.

Autorët dhe interpretuesit e programeve tona të para për jashtë shtetit nuk ishin emëruar me organikë. Redaktori në gazetën “La parole bulgare (“Fjala Bullgare”) Zhorzh Millçev i realizonte programet në gjuhën franceze, kurse Petër Uvaliev, i cili atëherë punonte në Drejtorinë e Shtypit, i bënte programet në gjuhën italiane. Pasqyra javore e ngjarjeve në Bullgari në gjuhën gjermane përkthehej nga nëpunësi në Ambasadën e Gjermanisë d-r Nauman, kurse inxhinieri Bori Gançev lexonte biseda në gjermanisht dy herë në javë. Zëdhënësi i emisionit anglez ishte Mihaill Haxhimishev (më vonë ai u bë regjisor i njohur i operës te ne). Emisionet esperanto lexoheshin nga industrialisti Stefan Gançev.

Radio-transmetuesi në Vakarell më 1937Pas Luftës së Dytë Botërore u krijua Kryedrejtoria “Programet për jashtë shtetit”. Numri i redaksive në gjuhët e huaja u rrit konsiderueshëm – përveç në esperanto, italisht, anglisht, frëngjisht gjermanisht, filloi transmetimi i përditshëm i programeve në turqisht greqisht, rumanisht, shqip, serbokroatisht, polonisht dhe çekisht. Pas vitit 1962 startuan programe edhe në spanjisht, arabisht, portugalisht, si edhe programe të specializuara për Afrikën në anglisht, frëngjisht dhe portugalisht dhe programe për Amerikën Latine në spanjisht dhe portugalisht. Më 26 shtator 1994 Radio Bullgaria transmetoi edhe programet e saj të para në gjuhën ruse.

Që nga viti 1992 Programet e Radios Kombëtare Bullgare për jashtë shtetit e kanë emrin Radio Bullgaria. Programet transmetoheshin me valë të shkurtra dhe të mesme për tërë botën në 12 gjuhë: bullgarisht, rusisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, serbisht, greqisht, shqip, turqisht dhe arabisht.

Që nga maji i vitit 2004 Radio Bullgaria publikon tekste, fotografi dhe audio në faqen e saj elektronike në internet në 11 gjuhë: në bullgarisht, rusisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, serbisht, greqisht, shqip, turqisht dhe arabisht. Më 31 janar 2012 për shkaqe financiare transmetimet me valë të shkurtra u ndërprenë. Sot Radio Bullgaria transmeton një program 24 orësh online në 11 gjuhë. Vazhdon transmetimi vetëm i programeve në gjuhën turke me valë të mesme dhe me valë të shkurtra. Radio Bullgaria është pjesë e familjes së madhe të Radios Kombëtare Bullgare, e cila sot shënon përvjetorin e saj të 81.

Fillimi i radio-transmetimit në Bullgari u vendos në muajin nëntor të vitit 1929, kur një grup inxhinierësh ndërtuan një radio-transmetues prej 60 vatësh në Sofje. Për herë të parë në eter u dëgjuan fjalët “Alo, alo këtu është Radio Sofja!”. Në fillim të vitit 1930 intelektualë, figura të njohura publike dhe inxhinierë të shquar – adhurues të radios themeluan organizatën shoqërore Bashkimin “Radioja amtare” Gjatë muajit qershor të vitit 1931 programet e “Radios amtare” u bënë të përditshme dhe vazhdonin rreth 3 orë. Përveç muzikës klasike, muzikës zbavitëse dhe muzikës popullore, radioja amtare transmetonte gjithashtu reklama, informacion për bursat, biseda dhe lajme nga buletini i Agjencisë Telegrafike Bullgare BTA.

Më 25.01.1935 Mbreti Boris III nënshkroi një dekret, me të cilin radio-transmetimi në Bullgari u bë pronë shtetërore. Kjo është “data e lindjes” së Radios së sotme Kombëtare Bullgare.

Përpilues: Atanas Cenov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD